back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

HIPA shpall fituesit e çmimeve, në nji ceremoni madhështore

Gazeta

Fuyang Zhou -  (çmimi i Madh HIPA)
Fuyang Zhou – (çmimi i Madh HIPA)

HIPA shpall fituesit e çmimeve, në nji ceremoni madhështore

Hamdan International Photography Aëards (Hipa) shpalli fituesit e të Tretit Konkurs Fotografik: “Krijimi i së Arthmes”.
Ishte kinezi Fuyang Zhou që fitoi Çmimin e Madh prej 120.000 $, në konkursin e përvitshëm të HIPA-s në Dubai. Fotografi kinez, ishte midis 17 fituesve të Ceremoninë së Madhe, që u mbajt në Dubai International Financial Centre (DIFC), mbramjen  e 17 marsit 2014…
Me nji shifër shpërblimesh prej 389.000 $, HIPA asht konkursi ma i pasun fotografik i Botës.

Yanan Li - HIPA “Bardh e Zi”
Yanan Li – HIPA “Bardh e Zi”

HIPA i shpalli fituesit të ndamë simbas këtër Kategorive. Çmimi i Madh, Bardh e Zi, Rruga e Jetës dhe Kategoria kryesore me temë: Krijimi i së Arthmes. Çmimet në dollarë u janë shpërnda fotografëve si mbrenda ashtu edhe jashtë Emirateve të Bashkueme Arabe.
Midis fituesve ndërkombtarë ishin: Yanan Li nga Kina, që fitoi çmimin e parë për fotografinë ne katëgorinë “Bardh e Zi” ($ 16.000)Ali Kh Al Zaidi nga Kuwaiti, që fitoi çmimin e parë për fotografinë në kategorinë “Krijimi i së Arthmes” ($ 20.000); dhe Vladimir Proshin, fitues i çmimit të parë në katëgorinë e Përgjithshme (14.000 $).
I Hamdan International Photography Awards (HIPA) asht zhvillue ma së pari në vitin 2011, prej Naltsisë së Tij Sheikut Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, princ trashigimtar i Dubait.

Ali Kh Al Zaidi - HIPA “Krijimi i së Arthmes”
Ali Kh Al Zaidi – HIPA “Krijimi i së Arthmes”

Konkursi asht “perceptue për promovimin e artit të fotografisë, duke afrue gjithë talentet dhe mendjet krijuese në kët gjini nga e krejt Bota..” rrëfejnë organizatorët.
Në konkursin e sivjetëm ka pasë ma shumë se 26.000 të shkruem, prej 156 vendeve, midis të cilëve edhe nga India, Indonezia, Brazili, Malejzia apo Federata Ruse, po ashtu edhe nga vendet e Emirateve të Bashkueme Arabe.
Sekretari i Përgjithshëm i HIPA-s deklaroi: “Jemi jashtzakonisht krenarë dhe të nderuem që pamë edhe gjatë këtij edicion të ri të ngrehet edhe ma nalt fryma e sfidës, megjithë sukseset e arrrituna në edicionet e kalueme…!”

Vladimir Proshin - HIPA - Kategoria e Përgjithshme
Vladimir Proshin – HIPA – Kategoria e Përgjithshme

Para fillimit të Ceremonisë së Madhe, HIPA ka shpallë edhe disa çmime të veçanta: Fotogazetari amerikan Steve McCurry asht shpërblye me 20.000 $ (Fotografia Appreciation Award), për angazhimin e tij të gjatë me fotografinë, dhe Dott. Ren Ng, themelues i Lytro-s, nji Shoqatë e cila merret aktualisht me zhvillimet teknologjike ne fushën e dritës, e cili u shpërblye me 25.000 $ për kërkimet fotografike në Report Award.
Marrë nga www.hipa.ae
Përktheu nga anglishtja J.Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.