back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Prill, 2024

“Hajdutet” e bibliotekës së Mbretëreshës Geraldinë dhe autografi i një Lordi – nga Ndrek Gjini

Gazeta

Mbretëresha Geraldinë Appogny (1915-2002) (polifoto)
Mbretëresha Geraldinë Appogny (1915-2002) (polifoto)

“Hajdutet” e bibliotekës së Mbretëreshës Geraldinë

dhe autografi i një Lordi – nga Ndrek Gjini

Mbreterësha Geraldinë (1915-2002), pasionin më të madh të saj kishte librat. Autorja franceze Josephine Dedet, në librin e saj me titull “Geraldina, Mbreteresha e Shqiptarëve”, të botuar para disa vitesh, thotë se ajo kishte një bibliotekë me mbi 7000 libra, lexonte parreshtur dhe zotëronte mjaft mirë në të shkruar, lexuar dhe folur frëngjisht, shqip, hungarisht, gjermanisht dhe anglisht.
është shkruar pak ose më saktë aspak për këtë dimension të jetës së saj. Nuk dihet asgjë rreth fatit të kësaj biblioteke gjigande të ngritur me aq pasion e dashuri prej saj. Nuk i njohim “hajdutët” që vodhën librat e bibliotekës së saj. Por unë pata fatin që virtualisht ta takoj njerin prej këtyre “hajdutëve”.
.

Ç’më shtyu “të takoj hajdutin”

e bibliotekës së Mbretëreshës Geraldinë?

Pas një shkrimi mbi Kim Phibly-n që e botova në dhjetor të vitit të kaluar në suplementin e Gazetës Shqiptare, Milosao, regjizori i njohur Ylli Pepo më kontaktoi dhe më tha se po përgatit një film dokumentar mbi këtë personazh. Më kërkoi ndihmë t’i gjeja një film dokumnetar të transmetuar në kanalin televiziv RTE në Irlandë në vitin 2009. E gjeta filmin dhe ia dërgova. Thirrja e Pepos më zgjoi një interes të fjetur për të hulumtuar më tej mbi Philby-n.

Në Amazon gjeta dhe bleva online një libër të përdorur të botuar në vitin 1984. Libri titullohet “Tradhëtia e madhe” dhe flet mbi veprimtarinë e kryespiunit Phibly. Autor i këtij libri është njeri nga Lordët më në zë në historinë e Britanisë së Madhe, përkthyesi dhe historiani i njohur Nicholas Bethell (1938-2007).
Pas nja 15 ditësh libri mbërriti. E hapa atë zarf me padurimin dhe kureshtjen e një fëmije. Një dedikim i shkruar mbi atë libër me një stilograf thoshte: “For H. M. Queen Geraldine with all the best wishes and thanks, from Nicholas Bethell”. E lexova këtë frazë nja njëzet herë. Nuk po u besoja syve.
Si ka mundësi?! Një libër që i është dhuruar Mbretëreshës Geraldinë me një dedikim personal nga një autor si Bethell, që ishte pa dyshim Lordi më erudit i Mbretërisë Angleze të gjysmës së dytë të shek. të 20, të shitet në Amazon nga ca ‘hajdutë’ ordinerë. Në fillim mendova se ky dedikim me shkrim dore nuk ishte original por ndonjë shaka e dikujt. Vendosa të bëj diçka për ta verifikuar.
Po nga t’ia nisja? Mbretëresha Geraldinë ka vdekur që në 2002, Lordi Bethell në 2007.
Kërkova në internet dhe gjeta djalin e Lordit Bethell, James Bethell. Edhe ai Lord, pasi ka trashëguar titullin nga i ati, edhe ai aktualisht anëtar i Parlamentit Britanik.

Të vetmin kontakt që munda të gjej ishte një email i tij. Email jo personal, por i punës si parlamentar. I shkruajta. Pasi i shpjegova historine dhe i bashkëngjita foton me shkrimin e dedikimit nga babai i tij, e pyesja nëse ky ishte më të vërtetë shkrimi i të atit. Pa kaluar as 20 minuta në e-mailin tim mbërriti përgjigja nga Lordi James Bethell. Ai e konfirmonte këtë deddikim si shkrim origjinal i të të atit: “Yes, that is indeed his distinctive writing. The quirky “e” comes from too much time studying Greek. How lovely to hear from you.”

Familja Mbreterore
Familja Mbreterore
U hutova per nje moment. Si ka mundësi, thashë me vete. Autografi ishte original. Dhe për më tepër më surprizoi fakti se si një anëtar i Parlamentit Britanik, dhe Lord në të njejtën kohë, i përgjigjet emailit që merr nga një shqiptar në më pak se 20 minuta. Shkëmbyem disa emaile të tjera. Me dha numrin e celularit te tij. E lamë të takoheshim.
.
The Great Betrayal - Nichola Bethell
The Great Betrayal – Nichola Bethell

Një muze për Mbretëreshën Geraldinë

Shqiptarët kanë qenë dhe janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbi Mbretin Zog. Por e kundërta ka ndodhur me Mbreterëshën Geraldinë. Nuk ka qoftë edhe një shqiptar të vetëm të ketë thënë një fjalë të keqe për të, madje as gjatë regjimit komunist. Motivet e këtij fenomeni le t’i studjojnë historianët apo antropologjistët. Por ne si komb i detyrohemi shumë kësaj gruaje fisnike. Ajo me zgjuarsinë, mirësinë dhe kontributin e saj i ka bërë një shërbim të shkëlqyer Shqipërisë. Janë mbi 4800 citime në libra të autorëve të ndryshëm të botuar në shumë gjuhë të botës që i referohen jetës dhe veprimtarisë së saj. Nga një kërkim i shpejtë në Google për emrin e saj të shfaqen 8.160.000 results ne (0.53 seconds) – referenca online. Shifër kjo shumë herë më e lartë se për çdo personalitet tjetër të botës politike apo jopolitike shqiptare. (‘Hajdutët’ e biblitekës së saj nuk shfaqen me emër, megjithëse janë aty të maskuar duke shitur në Amazon librat e bibliotekës së saj, atë pasuri që ajo e donte aq shumë).

Një muzeum mbi jetën e saj do t’i bënte nder Shqipërisë dhe do kthehej shumë shpejt në një destinacion turistik për qindra mijëra shqiptare, hungarez, amerikan, franceze, e shumë të tjerë nga mbare bota.

Lord Bethells Book signed a Geraldina
Lord Bethells Book signed a Geraldina

Pak histori mbi Mbretëreshën Geraldinë

Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Geraldinë Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony ishte mbretëresha e shqiptarëve dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I, dhe nëna e Leka Zogut.
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur hungareze. Të gjithë paraardhësit e familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake. Nëna e Mbretëreshës Geraldinë, Gledis Virxhinia Stjuart, ishte kushërira e ish-presidentit amerikan Richard Nikson.
Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës se shkurtër të qëndrimit në Shqipëri kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Ajo dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë, dhe solli nga Austria mjekë shumë të mirë për drejtimin e këtij Spitali. Ajo themeloi Maternitetin e parë shqiptar në Tiranë, rihapi Kryqin e Kuq Shqiptar dhe mundësoi hapjen e edicionit të parë radiofonik në Radio Tirana.
Të gjitha këto, dhe se fundmi gjesti i saj fisnik për t’u kthyer për të jetuar muajt e fundit të jetës së saj si një besnike shqiptare në tokën e vendit të saj të adoptuar përbëjnë për ne shqiptarët një detyrim sublim për t’i ngritur asaj një muze dhe një përmendore të madhe në mes të Tiranës.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.