Gjylpanat… poezi nga Viola Doko

Viola Doko 2013

Viola Doko 2013

Gjylpanat…

poezi nga Viola Doko

Du me fjetë e m’ka tretë gjumi
krejt dysheku me gjylpana,
kurrë s’kam dijt për me qendis
pajën krejt ma punoj nana…

Veç gjylpanat shti m’i ka
anë për anë nëpër dyshek,
n’vorr do shkoj t’ja ndez nji qiri
e t’i lutem me m’i hjekë.

E randu në kjoftë prej meje
prap “hallall” kam me i lypë,
gjak prej vedit m’dha ndër deje
kam nevojë ende me m’rujtë.

Ka e sjelli mendjen larg
k’to gjylpana s’janë për mu,
dikush tjetër i kish hak
m’ra për hise me i pagu.

Du me fjetë e m’ka tretë gjumi
krejt dysheku me gjylpana
kurrë s’kam ditë për me qendis
pajën krejt ma bleu baba.

ps. Të shkruejta me nji qëllim të vetëm: t’uroj për poezinë aq melodioze dhe të gjetun: “Gjylpanat…” Asht ndër ma t’bukrat e tua… (prej atyne që kam lexue) bile për dreq nganjiherë m’pëlqen me e teprue… me thanë antologjike… Po mëqe ti shkujdesjen e ke pjesën ma me dritë të ditës tande… uroj që k’si “Gjylpanash…” t’shkruesh ma shpesh… e mos të merresh me pallavra… jr
26 maj 2013

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook