back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjuha Letrare – nga Gjergj Fishta

Gazeta

Gjergj Fishta i ri
Gjergj Fishta i ri

Gjuha Letrare

nga Gjergj Fishta

“Gjuha letrare shqype enè âsht në djep, e prandej sugurisht nuk do t’ishte mirë, qi na – për shart qi mos të shkruejm shtasësí -t’ia vêmë në shpotë gjûhën njâni tjetrit; pse, tue kênë, si thashë, gjûha shqype enè foshnje, kurrkush nesh nuk mund të thotë sod me sod se flet a e shkruen gjûhën letrare pa gabime. Sikúr lypet kohë për me u zhvillue gjûha popullore në nji nieri foshnje, kshtû për analogji duhet kohë e mâ tepër duhen rrethâna të përkueshme, për me u rritë e me u kristalizue, si me thânë, gjûha letrare në nji popull, dalë së parit sidomos, në dritë të diellit të lirís, si ky populli i jonë shqyptár. E prandej pernjimend, tham un, nuk âsht mirë qi na të shájm a të kritikojmë gjûhën ndër shkrime të njâni-tjetrit, kur mos të shkruejm shtâsësí merret vesht. T’i a lâmë jabanxhive ket punë, pse atà mund të kenë, ndoshta, edhe interes me u a hupë pahin prodhimeve letrare t’ona, të jenë si të jenë – posë shtâsësísh e marrish, si thashë – ato janë visari i kombit shqyptar. Nëper to u trajtue ndërgjegja e jonë komtare e u ndërtue Shqypnija; nëpër to do të mbahet më kâmë me erz e me nderë nëpër të gjitha vshtirsítë qi bjen me vedi jeta shoqnore e nji Shteti ndërtue së pari. Prandej ç’do jabanxhi, qi të guzojë me vû gojë pa nderim mbi kët visar, ká për t’u mbajtë prej nesh si hasëm i komit e i pamvarsís shqyptare, e kemi për të lshue me tê poteren porsi më qên të terbuem…”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.