Gjana që s’mund të harrohen lehtë! – poezi nga Lazër Radi

Vitore Radi 1956

Vitore Radi 1956

Gjana që s’mund të harrohen lehtë!

poezi nga Lazër Radi

“Kur më futën në burg lashë gruen me gjithë vajzë,
kur dola prej burgu, gjeta gruen n’burg e vajzën të vdekun…”.
Lazer Radi
.
A të kujtohet, o grue e dashtun,
helmi i ditëve të çmenduna,
kur na detyronin me vallzue
me pranga ndër kambë e duer?
 
Asht e mundun të harrohen
dëshirat e shkeluna, qelish t’hedhuna,
fmijtë që lindnim e n’duer na vdisnin,
kur “të lumtunit” i thurnin lavde dhunës?
 
A thue vallë, s’të kujtohet;
kur me kryq mbi shpinë silleshim
qelive, n’heshtje të përgjakun
pa mujtë un’ t’isha ti, e ti t’ishe un’?
 
Ndoshta nji ditë kan’ m’u harrue të gjitha
ato që jetën deri n’palcë na e brejtën
kanë m’u harrue edhe vdekjet që s’mundëm me i mbulue,
po s’do ta harrojmë besimin që kishim, e shpresën.
Tiranë, maj 1954
.
Marrë nga libri “Muret e Muzgut” fq. 38
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Poezia  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook