back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Frymë Vazhdimësie me konceptet e vjetra të diktaturës – një vëzhgim e reagim nga Nashi Brooker

Gazeta

Nashi Brooker
Nashi Brooker

Frymë Vazhdimësie me konceptet e vjetra të diktaturës

një vëzhgim dhe reagim nga Nashi Brooker

Jam e irrituar shpesh. Jam e irrituar që në fëmijërin time, për arsyen e vetme se isha bijë kulaku, pra armiku.
Ndërsa tani ndjehem e irrituar thuaj gjithë kohën. Çdo ditë që kalon mësoj, dhe çdo ditë që do të vijë do lexoj një dëshmi pakufijtë të dhunës komuniste për gjysëm shekulli. Zemërimi është për njerëz që nuk pëlqejnë çfarë shohin dhe duhet shohin më larg. Nuk jam në pozicion të bëj një film, dramë, apo teatër por me vëzhgimet e mia, do të doja që lexuesit të përjetonin emocione të forta, dhe jo vetëm të trishtohen, por të zemërohen, dhe të reagojnë, që të ndryshojnë diçka.
Këto ditë, pata rast të shkoj në përkujtimin e intelektualët e vrarë në mënyrë kriminale gjatë muajit nëndor 1944, nga forcat partizane. Ky event ishte organizuar nga Instituti i të Përndjekurve Politikë. Ndër emrat e të vrarëve gjen Kokalarët dhe shumë intelektualë të kohës.
Më 17 Nëndor, si një vëzhgues, por më shumë si një person që kërkon të nderohet e të përkujtohet çdo viktimë e një vendi të pushtuar. Disa fjalime të shkurtra u mbajtën. Tepër modeste fjalët e thëna. Pjesëmarrja ishte si pikë referimi. Pjesëmarrësit flisnin thuaj me pëshpërima ndërmjet tyre. Çdo lëvizje ishte respekt për viktimat e terrorit komunist, jo vetëm në pllakën kushtuar atyre, por edhe ata/ato që nuk kishin emrin aty. Si në çdo përvjetor apo përkujtim, çdo gjë është simbolike.
Lexoj emrat e personaliteteve që u vranë në mënyrën më të shëmtuar, makabre, ta asaj shtrese që kishte krijuar me shumë mund shkolla, librari dhe çdo gjë që kishte si themel dijen. Një elitë e krijuar me mund, por e likuiduar brenda pak ditëve… të kujton nazistët gjermanë në genocidin ndaj hebrejve të Austrisë, Polonisë, Gjermanisë, dhe kudo ku ata zbatonin ligjet raciste, për zhdukjen e tyre. Lexoj historitë e të masakruarve në mënyrë barbare nga bandat partizane nën udhëheqjen e komisarit Enver Hoxha, dhe s’mund të mos ndjesh dhimbjen e minutave të fundit të jetës së tyre. Dhimbje edhe për zhdukjen e çdo gjurme të tyre. Vjedhja e librave të librarisë së Kokalarëve. Dokumenta të sekuestruara të çdonjërit prej tyre. Kjo tragjedi kombëtare të hyn nën lëkurë, dhe s’ka lotë e kuje ta vajtojë fundin e tyre.
Imagjinoja të isha secili prej atyre për një çast. Aty ndjen që këta njerez nuk patën mundësinë të tregonin historinë e tyre përpara një njeriu që kuptonte gjuhën xhentile tyren, dhe dashurinë që ata kishin për familjet e tyre. Imagjinoja bodrumet dhe muret e errta të lyera me gjak në ato të fundit momente të jetës së tyre. Duke qëndruar në këmbë të trullosur nga ai realitet dhe ai imagjinari, ku përlotja e dhimbja më është shumë e fortë, si të kisha humbur e njerëzit e mi më të afërt…
.
12-17 nëntor 1944 - Përkujtimi i Maskarës mbi 40 intelektualë në Tiranë
12-17 nëntor 1944 – Përkujtimi i Maskarës mbi 40 intelektualë në Tiranë
Kujtoj shënimet e Musine Kokalarit për vëllanë e saj Muntazin, i cili me mendimet e tij progresive në vitet ’20, ishte mëse i gëzuar të kishte gruan e tij për krah, me flokë të prerë shkurt… Ky fakt me çon larg kufijve të Shqipërisë së vogël. Më dërgon në Europën Perëndimore, ku gratë luftonin me të gjitha format për emancipimin e tyre. Musineja, thotë po ashtu se Muntazi solli me vete portretin e Nazim Hikmet, poetit turk. Mijëra libra, vepra arti, arkiva dhe dokumenta, të cilat Shqipëria kishte nevojë… të gjitha u zhdukën nga dhuna e partizanëve.
Kalvari i persekutimit komunist do të vazhdonte për gjysëm shekulli, për qindra e mijëra familje të nderuara shqiptare.
Si grua, s’mund të mos mendoja për dy gra, të cilat kur lexon për to, ato njësohen me çdokënd që beson tek liria dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare, duke pasur rrënjët vetëm në arsimimin total të shoqërisë.
Musine Kokalari po ashtu arrestohet pas vrasjes së dy vëllezërve të saj. As të vajtonte dhe mbante zi për ta nuk u lejua. Por, ajo do mbante zi për 39 vjetë për dy vëllezërit e saj të dashur! E para grua shkrimtare shqiptare. E para grua shqiptare social-demokrate. E para grua, e cila nën mbikqyrjen e rojeve komuniste me 1946, vetëm përpara se të hynte në sallën e gjyqit “spektatorët” turreshin t’i kapnin flokëtb t’ia shkulnin nga koka. Çfarë barbarie nën emrin komunizëm!
Gruaja tjetër e para shqiptare shkencëtare furishëm të impresionon me bukurinë e saj është Sabiha Kasimati. Nuk mundesh të mos ndjesh dhimbjen dhe shokëve të saj përpara momentit të pushkatimit më shkurt 1951. E lidhur me 21 burra të tjerë, në atë natë të errët të historisë shqiptare, ata binin një e nga një nën plumbat e barbarëve, kurse ajo u ekzekutua e fundit, ndërsa të lidhur së bashku. Mendova këto çaste, ku heshtja dhe lotët ishin miqtë më të mirë. Thirrjet e saj të dëgjuara nga fshatarët atë natë terrori, kanë qenë ndoshta klithmat e kësaj gruaje të re, të bukur, të guximshme, dhe intelektuale kundër ekzekutuesve dhe atij sistemi vrastar. Ose ndoshta thirrjet e saj kanë ardhur nga ajo që ekzekutuesit po shtinin mbi një grua dhe u dridheshin duart, dhe vdekja e saj mundet të ketë qenë më e dhimbshme fizikisht, ose ndoshta ka qënë urdhër që Sabihaja duhet të vdiste në dhimbjet më të mëdha të mundshme. Nata e errët e atij shkurti, është i vetmi dëshmitar okular, që e ka ndjere dramën dhe tragjedinë e 22 njerëzve të pafajshëm! Një traditë tashmë e instaluar nga komunistët shqiptarë të vrisnin dhe burgosnin edhe gra, e cila nuk kishte ndodhur më parë. Britmat e saj janë të padëshifruara ende për shumë nga ne, por dhimbja e saj oshëtin edhe sot si brenda Shqipërisë edhe jashtë saj.
Këtu ka diçka tjetër tepër të rëndësishme që duhet ta mësojmë dhe ta kuptojmë: përse gjithë ky makabritet komunist. Enver Hoxha në fakt ndeshi një opozitë jashtëzakonshme dhe e shtrirë në çdo skaj të vendit. Kjo opozite me përmasa të mëdha e shtyu Enver Hoxhën të planifikonte mbijetesën e tij fizike dhe asaj politike. Forca opozitare kundër komunizmit të tij ishte shumë e madhe, dhe kjo shpjegohet me intensitetin e brutalizmit të sistemit të tij që në ditët e para. Krijimi i PK në fakt kishte vetëm 130 veta edhe këta të shpërndar aty këtu. Eleminimi i rivalëve të PK filloj më 1942, vetëm pas disa muajve të krijimit të PK. Qëllimi i tij pas krijimit të partisë ishte: të luftonte çdo opozitar me çdo formë të mundshme, ku likuidimet fizike jo që nuk u përjashtuan, por u bënë normë. Hoxha në luftën kundër okupatorëve ishte diçka dytësore. PK u shtri në popull dhe këtë reputacion ai e përdori krysisht të luftonte çdo rezistencë anti-komuniste.
Taktika e tij e “suksesshme” ishte të bashkonte komunistë vetëm në luftën kundër atyre që ishin kundra vijës së tij. Për shembull, Hoxha vendosi se ishte mëse e domosdoshme ta shpërndante komitetin e krijuar në Gjirokastër, dhe të asgjesonte elementët likuidues (Historia e PPSH, 1971, Instituti Marksist-Leninist). Një shtet kaq brutal i Hoxhës me kalimin e kohës një nga komunistët më të betuar, ndërtoj shtetin më intolerant në Europën juglindore. Disa nga vendet në Ballkan e zbutën sadopak diktaturën; Hoxha çdo ditë e më tepër po ndërtonte struktura edhe më represive dhe kudo. Komunizmi hoxhist i kishte themelet në burgje politike ku skllavërimi i të burgosurve ishte terror më vehte, me arrestime të paligjshme, rrahje dhe tortura të një sistemi çnjerëzor dhe vrasje, të cilat vetë shteti jepte urdhëra. Enver Hoxha u be Sulltani i Kuq në Ballkan.
“Shqipëria – siç thotë Fatos Lubonja, – me ndihmën e shkrimtarëve të realizmit socialist si Ismail Kadare, i cili me penën e tij, krijoj mitin komunist shqiptar. Pikturat e fshatarëve me “buzëqeshje” në fusha, kodra, dhe male, punëtorë digash nën shkëlqmin e diellit, shqiptarët mendonin se po jetonin në kopshtin e djallit komunist.
.
Nënkrytarja e Parlamenti dhe Juristja Vasilika Hysi në përkujtim të 17 Nëntorit 1944
Nënkryetarja e Parlamenti dhe Juristja Vasilika Hysi në përkujtim të 17 Nëntorit 1944
Në të njëjtin qytet, dy grupe njerëzish përkujtojnë, në të njëjtën ditë, por jo të njëjtit heroj. Pamje “triumfi” nga pala tjetër, siç e quajtën disa folës nga të Përndjekurve Politik, këtë takim.
Vasilika Hysi shkruan në Facebook se merrte pjesë në eventin për çlirimin e Tiranës, se nderon dëshmorët dhe heronjtë të cilët u vranë për të. Po ashtu Vasilika Hysi deklaron se Partia Socialiste është antifashiste. Asnjë sqarim ose detaj se përse partia e saj është antifashiste. Për shembull, parlamenti që ajo drejton ka ndaluar me ligj vetëm disa javë më parë, që krimet e kryera gjatë luftës të mosstudjohen nga Instituti Krimeve Komuniste në Shqipëri.
Zonja Hysi, si juriste duhet edukuar në këtë aspekt. Anti-fashiste do të ishte vetëm atëherë kur studiuesit të mbështeten me çdo formë në studimet e tyre për çdo akt që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Duket se Vasilika Hysi s’e kupton që ky vendim i marrë nga parlamenti i saj, me një maxhorancë të Partisë Socialiste është anti-semitik, dhe e vështirë të thuash se është anti-fashiste. Duket se PS-ja e Vasilika Hysit është në ato fazat e para të një biznesi ku nuk ekzistojnë procese, procedura, për investigime të qëndrimeve raciste brenda partisë së saj, anti-semitiste, anti-komuniste dhe shumë si këto. Sa e pa shëndetshme për demokracinë e një partie dhe sa shumë e rrezikshme për një popull. Pra, Vasilikës dikush duhet t’i tregoj ose t’i japë edhe ca libra, të cilët e shpjegojnë qartë se çdo shtet që nxjerrë ligje të tilla, mund të ketë çdo lloj emri… por kurrsesi antifashiste.
Diçka tjetër që Vasilika Hysi s’e deklaron është se: Partia Socialiste e saj s’është antikomuniste. Por, si mundet ajo, kur lideri i saj dhe KM i vendit Edi Rama deklaron njëherë që është antikomunist dhe pastaj brenda sekondës deklaron se komunizmi ishte në anën e duhur të historisë!!! Duket qartë se PS e Vasilikës, “është progresive”, kur në realitet bën dy hapa mbrapa dhe një hap përpara. Qeveria e saj lë shumë për të dëshiruar. Vasilika ashtu si Edi Rama, janë pasardhës të Partisë së Punës. Ata dhe shumë si ajo nga kjo parti nuk janë njohur si disident të vijës hoxhiste gjatë komunizmit. Kjo të çon në konkluzionin që deklarata të papërgjegjshme të Edi Ramës apo Vasilika Hysit, jo vetëm janë të papërgjegjshme politikisht, por janë edhe të rrezikshme. Kur dëgjon deklarata të kësaj natyre, dhe vëren që pasohen nga akte ligjore, të cilat ndalojnë studimin e krimeve kryera gjatë luftës, vetëm atëhere kupton realitetin e hidhur, që Shqipëria sot ende po e jeton në një sistem të ri autoritar, dhe se i duhet punë dhe energji kolosale të shkulet prej saj…
.
17 nentor 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.