back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

Flamuri Kombëtar i Shpalosur në Elbasan (Shtator 1909) – nga Shefqet Deliallisi

Gazeta

Foto e gazetarit francez ditën e hapjes së Kongresit të Elbasanit (shtator 1909)
Foto e gazetarit francez ditën e hapjes së Kongresit të Elbasanit
(shtator 1909)

Flamuri Kombëtar i Shpalosur në Elbasan (Shtator 1909)

nga Shefqet Deliallisi

Shikoni këtë foto bërë në Elbasan nga një gazetar i huaj në shtator 1909

Lexoni komentin frëngjisht në fund të saj. Është bërë ditët e Kongresit Kombëtar të Shkollave Shqipe (Kongresit te Elbasanit) në shtator 1909.
Me shumë rëndësi është një detaj që kalon pa u vlerësuar, por jo nga gazetari i huaj që e thekson:
“Në sfond (të fotos) shpaloset flamurit kombëtar shqiptar…”
Jemi në vitin 1909, tre vite para shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë.
Kjo tregon se në ky simbol ishte mjaft i përhapur i dashur dhe respektuar në Elbasan..
Le të kthehemi tre vjet më pas.

Flamuri i Pavarsisë në Vlorë
Flamuri i Pavarsisë në Vlorë

Nëntor 1912, në Vlorë. Ja çfarë shkruan Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij:
“Në 28 Nëntor krye objekti i ditës, flamuri si symbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai, kurkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njeri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem Beut varet në mur një flamur shqiptar i futur në një kornizë të bukur…. Kështu flamuri që dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris… ra në duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit me porosinë ta varte poshtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në kopsht duke brohoritur “Rroftë, rroftë!”
Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, të ma kthenin atë menjëherë sapo zonja Marigo Pozio, një atdhetare e madhe demokratike ta kishte qëndisur flamurin e ri…”

Foto a gazetarit francez ditën e hapjes së Kongresit të Elbasanit
(shtator 1909)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.