back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Fati i Firmëtarëve të Pavarësisë – nga Klodi Stralla

Gazeta

Klodi Stralla - 2022
Klodi Stralla – 2022

Fati i Firmëtarëve të Pavarësisë

nga Klodi Stralla

Ndonëse Deklaratën e Pavarësisë e kanë firmosur vetëm 40 delegatë të Kuvendit Kombëtar në 28 nëntor 1912, ky numër bëhet 79 po të mbajmë parasysh edhe ata që ardhën në Vlorë nga të gjitha viset shqiptare, midis datave 28 nëntor – 7 dhjetor 1912, për shkak të situatave shumë të ndërlikuara, në kohën kur territoret shqiptare po pushtoheshin me shpejtësi nga ushtritë serbe, malazese dhe atoë greke.
Ata janë “Etërit Themelues” të shtetit shqiptar, por ende sot nderimi dhe vlerësimi i tyre nuk është i njëjtë për të gjithë shqiptarët, për forcat politike apo historiografinë zyrtarë. Mesa duket 28 dhe 29 nëntori, edhe pas kaq vitesh, e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me njeri-tjetrin.
Nga viti 1912 e deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, vdiqën 44 prej delegatëve të Pavarësisë, disa në Shqipëri dhe disa jashtë saj dhe qeveritë e kohës i nderuan ata ashtu si e meritonin.
Nuk patën të njëjtin fat ata që mbetën gjallë, gjatë luftës, por veçanërisht gjatë regjimit komunist.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1944) ishin gjallë 35 nga të 79-të Etërit Themelues.
Vetëm katër prej tyre ishin jashtë atdheut: Ahmet Zogu, Syrja bej Vlora, Dhimitër Mborja (Emanoil) dhe Jani Papadhopulli.
Pjesa tjetër që ishte në Shqiperi: – 17 prej tyre u shpallën kolaboracionistë të fashizmit dhe këta janë:

Firmëtarët e Pavarsisë (portete nga Arben Morina)
Firmëtarët e Pavarsisë
(portete nga Arben Morina)
1.Bedri Pejani
2.Dervish Biçaku
3.Dhimitër Berati
4.Eqerem Vlora
5.Ferit Vokopola
6.Lef Nosi
7.Mit’hat Frashëri
8.Mustafa Kruja
9.Petro Poga
10.Qazim Kokoshi
11.Qerim Begolli
12.Qemal Karaosmani
13.Rexhep Mitrovica
14.Shefqet Daiu
15.Sherif Langu
16.Thanas Floqi
17.Zihni Kanina.

Nga këta të shtatëmbëdhjetë, dy u bënë kryeministra në vitet e Luftës së Dytë Botërore (Mustafa Kruja dhe Rexhep Mitrovica), një u bë anëtar i Këshillit të Naltë (bashkëkryetar shteti), dy u bënë ministra (Dhimitër Berati dhe Eqrem bej Vlora).
Nga këta të shtatëmbëdhjetë, një u dënua me vdekje dhe u pushkatua nga regjimi komunist në 1945 (Lef Nosi), tre vdiqën në burgjet e Shqipërisë komuniste (Shefqet Daiu në 1946, Sami Vrioni, në 1947, Qazim Kokoshi në 1947), një u arrestua nga regjimi komunist shqiptar dhe iu dorëzua serbëve, të cilët e pushkatuan në 1948 (Bedri Pejani), një u pushkatua në 1945 nga partizanët serbë në Pejë (Qerim Begolli), dy vuajtën burgimin komunist (Sherif Langu dhe Zihni Kanina), shtatë emigruan jashtë vendit për t’i shpëtuar persekutimit komunist (Dervish Biçaku, Dhimitër Berati, Eqrem bej Vlora, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri, Rexhep Mitrovica). Këta të shtatë që ishin në emigracion kërkoheshin nga regjimi komunist si kriminelë lufte së bashku me një tjetër nga Etërit Themelues, Ahmet Zogun.
Ndërsa 14 të tjerë mbajtën qëndrim neutral, por asnjë prej tyre nuk bashkëpunoië me regjimin komunist, as gjatë kohës së Luftës, si pjesëmarrës ne Konferencën e Pezës 1942, apo Kongresin e Përmetit 1944 po as edhe pas luftës, si deputetë apo ministra të qeverisë së E nver Hoxhës, ndonëse komunistët bënë shumë përpjekje që vitrinën e tyre propagandistike për atdhedashuri ta stolisnin me ndonjë prej tyre.
Fakt shumë domethënës!

Marrë nga Muri i Fb i Klodi Strallës, 29 nëntor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.