back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Fatbardh Prengjoni – Një talent i ri, drejt suksesit… – Informacion nga Zyra Ahmetaj

Gazeta

Fatbardh Prengjoni - duke luajtur në kitarë
Fatbardh Prengjoni – duke luajtur në kitarë

Fatbardh Prengjoni – Një talent i ri, drejt suksesit…

Informacion nga Zyra Ahmetaj

Një tjetër artist, një tjetër talent muzike i dalluar që ka marrë shumë çmime në qytetin Bückeburg dhe në krejt Republikën Niedersachsen të Gjermanisë, quhet Fatbardh Prengjoni, i biri i Alush Prengjonit, Zherkë, Bytyç, Tropojë.
Në fakt ata janë dy vëllezër binjakë; Fatbardhi dhe Fatmiri, shumë të talentuar në muzikë. Që të dy kanë luajtur dhe fituar disa çmime në konkurse të talenteve të reja si instrumentist, kitarist, por Fatbardhi ka vazhduar shkollën e muzikës, krahas gjimnazit, duke arritur rezultate të larta, çmime dhe vlerësime, ndërsa binjaku i tij Fatmiri ka vazhduar të studiojë një tjetër profil.
Fatmiri dhe Fatbardhi kanë lindur më 11 janar 2000, në Gjermani. Të dy vëllezërit kanë marrë mësime muzike që herët në klasë të parë, kryesisht Fatbardhi për nota dhe këngë, ndërsa Fatmiri si instrumentist. Shumë shpejt edhe Fatbardhi kaloi si instrumentist, ku spikati si kitarist, duke rënë sy të profesorëve të muzikës, të cilët e përkrahën dhe e orientuan drejt konkurseve dhe aktiviteteve të rëndësishme ku Fatbardhi arriti të dallohej me talentin dhe përgatitjen e tij, duke fituar kështu shumë çmime të para, të dyta dhe të treta në qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Disa herë kanë dhënë koncerte duke performuar me kitarë të dy vëllezërit Fatbardh dhe Fatmir Prengjoni, bashkë me kolegun e tyre gjerman Sean ëellmann e të tjerë, të cilët kanë fitue vend të parë në tre rrethe Schaumburg / Nienburg/ Diepholz.
.
Fatbardh Prengjoni - instrumetist i talentuar
Fatbardh Prengjoni – instrumetist i talentuar
Fatbardhin si fitues i çmimit të parë, e kanë ftuar të performojë në dhomën e artë në një event të rëndësishëm të këtij shteti.
Ai do vazhdojë me muzikën. Do të konkurojë në janar të 2021, në shkallë shteti të Gjermanisë.
Fatbardhi ka mbarue gjimnazin në Adolfinum Buckeburg, dhe sivjet po bën një vit social, siç është traditë atje. Në këtë vitin social ky merret me fëmijë në shkollë, i mëson, i ndihmon. Ai jep nga një orë mësim kitare në shkollë. Edhe këtu është dalluar dhe kanë shkruar gazetat për të.
Gjithashtu atë e ftojnë edhe në Kisha që të luajë me kitarë. Me 15 nëntor, pas 8 ditësh do luajn në një kishë të madhe aty në qytetin e tij. Ndërsa për Krishtlindje e ftojnë në qëndër të Republikës, së Niedersachsen-it .
Siç duket, Fatbardhi talentin për muzikën e ka marrë nga gjyshi i tij Zmajl Prengjoni, që dikur ka kënduar dhe i ka rënë çiftelisë. Sot familja këtë çifteli e mban si relike. Gjyshi i Fatbardhit nuk është njohur në atë kohë si këngëtar dhe instrumentist, pasi nuk përkrahej, se ishin familje e interrnuar. Babai i Fatmirit dhe Fatbardhit, Alush Prengjoni, është djali i Zmajl Sadikut të Zherkës. Familja e tyre është internuar që në 1955, në Savër të Lushnjes, tre vëllezrit e Alushit kanë lindur në Zherkë, kurse Alushi me dy motrat e tij kanë lindur në Savër të Lushnjes.
Le t’i urojmë suksese dhe krijimtari të mbarë Fatbardhit dhe Fatmirit, vëllezërve binjakë dhe muzikantë të talentuar.
Marrë nga Muri i Tropoja Poetike, 7 nëntor 2020
Informacion nga poetja Zyra Ahmetaj

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.