back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Eugene Pittard – proshqiptar i madh me kontribute për kombin shqiptar – nga Erald Kapri

Gazeta

Eugene Pitard me bashkëshorten e tij, Helene Dufour (shkrimtarja Noelle Roger) në Shqipëri
Eugene Pitard me bashkëshorten e tij, Helene Dufour (shkrimtarja Noelle Roger) në Shqipëri

Eugene Pittard – proshqiptar i madh

me kontribute për kombin shqiptar

nga Erald Kapri

Të nderojmë një prej proshqiptarëve
më të mëdhenj që njeh historia.
.
Eugene Pittard ishte antropolog, historian, arkeolog, diplomat, humanitar nga më të njohurit e shekullit XX. Fati e deshi të ishte edhe proshqiptar i madh me një kontribut të pakrahasueshëm për kombin shqiptar, por që sot dergjet sirtareve të arkivave, i panjohur nga shqiptarët, për të cilët dha shumë.
Pittard e vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 1910, dhe ndërmori gërmime në zonën e Prespës, në shpellën e fshatit Tren, duke dokumentuar për botën mbarë se trojet shqiptare kanë qënë të banuara në paraneolit dhe neolit.
Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Pittard nis ethshëm një fushatë pro pavarësisë së shtetit shqiptar. Bashkëkohësit i japin meritë thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, për më tepër që ishte zëdhënësi i Lidhjes. Qeveria shqiptare e emëron konsull nderi të Shqipërisë në Gjenevë, më 1921. Ai vizion Shqipërinë po këtë vit me gruan shkrimtare duke dokumentuar me qindra foto të rralla dhe shënime udhëtimesh, ende në sirtare.
Në vitin 1922, ai themeloi Kryqin e Kuq Shqiptar dhe në 1924, ndërmerr një fushatë bamirësie në Lidhjen e Kombeve për të ndihmuar financiarisht dhe materialisht veriun e Shqipërisë të goditur nga uria. Dhjetra shtete, organizata, individë i përgjigjen profesorit të njohur dhe për shqiptarët mbërrijnë ndihmat e kërkuara.
Ja ç’shkruan për shqiptarët në parathënien e librit të Mid’hat Frashërit, “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”, 1919: “Shqiptarët janë pasardhësit autentikë të ilirëve të lashtë”.
Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu i dha titullin më të lartë në vitin 1927: “I kemi akordue Zotni Profesor Eugene Pittard, dekoratën Komandeur me hyll (Grand officier) i Urdhënit të Skënderbeut”.
Në qytetin e tij, në Gjenevë, ky eurodit la gjumë të pashlyeshme për Zvicrën dhe shkencat humane. Vepra e tij nderohet nga pasardhësit e Fakultetit që themeloi, por jo vetëm.
Nuk na falet ne shqiptarëve që një prej antropologëve më të mëdhenj, që ngjizi botërisht lidhjen e shqiptarëve me ilirët, që s’la personalitet pa lobuar për kombin tonë, të mos nderohet siç i detyrohemi.
Kushdo që lexon këto radhë, t’i shtjerë në mend autoriteve shtetërore, lokale e akademike, që një rruge, një shkolle, një katedre apo hapësire shqiptare të mbajë emrin e Eugene Pittard.
.
P.S Foto nga vizita e Eugene Pitard me bashkëshorten e tij, Helene Dufour (shkrimtarja Noelle Roger) kur i ranë kryq e tërthor Shqipërisë.
.
Marrë nga muri i Fb i Erald Kaprit, 2 gusht 2021
 .

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.