back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Epoka e maskarenjve dhe Fenomeni “Donald Trump” – analizë nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Epoka e maskarenjve dhe Fenomeni “Donald Trump”

analizë nga Artan Gjyzel Hasani

Pak rëndësi ka nëse fiton apo jo Donald Trump. Edhe nëse do të fitojë përsëri, pas katër vitesh nuk do të jetë më president.
Planetin e ka marrë lumi… Lumi Global.
Trump është veçse një digë e përkohëshme për të ndaluar përmbytjen përfundimtare.
Nuk ka rëndësi Donald Trump, por Fenomeni “Donald Trump”.
Arritja më e madhe e Fenomenit social politik “Donald Trump” është ekspozimi dhe nxjerrja në sytë e publikut botëror i të së Keqes që fshihet pas emrit Establishment.
Fenomeni social politik “Donald Trump” nxorri zbuluar fytyrat e ndyra të politikes së lartë amerikane, nxorri në dritë perversët dhe pedofilët e politikës amerikane dhe të Establishmentit.
U hoqi maskën e demagogjisë kriminale familjeve të degjeneruara politike Klinton dhe Obama.
Nxorri zbuluar monstra si Pelosi dhe mediokër si Biden.
Ja si CNN dhe çdo Fake Media e Planetit ia ofron publikut lajmin...
Ja si CNN dhe çdo Fake Media e Planetit ia ofron publikut lajmin…
Nxorri zbuluar maskarenjtë oportunistë dhe hipokritë të vetë republikanëve.
Nxorri zbuluar oktapodin kriminal që kishte mbërthyer për gryke CIA-n, FBI dhe sistemin e drejtësisë amerikane.
Nxorri zbuluar pisllëkun marksist akademik, që mbizotëron kolegjet dhe universitetet amerikane, të kthyera në kazerma të anarkisë dhe terrorizmit domestik.
Diskretitoi median e rreme amerikane duke i vënë publikisht emrin e duhur Fake News.
I dëshmoi publikut amerikan se sa shumë është vjedhur, poshtëruar dhe keqpërdorur nga Establishment i të majtëve dhe të djathtëve ndër shumë vite me radhë.
Por gjithashtu, Fenomeni social politik “Donald Trump” nxorri zbuluar idiotësinë, hipokrizinë dhe maskarallëkun e shqiptarëve që kemi rrotull në shoqëri apo në punë, në jetën reale apo virtuale. Nxorri zbuluar injorancën e tyre, por më shpesh maskarallëkun dhe hipokrizinë e tyre.
Nxorri zbuluar prindër që nga njëra anë hiqen si mbrojtës të familjes dhe fëmijëve të tyre, e nga ana tjetër janë radhitur përkrah atyre që duan eleminimin e familjes si institucion, përkrah atyre që duan të dekriminalizojnë pedofilinë.
Nxorri zbuluar të persekutuar apo pinjollë të tyre që u bënë palë me ata që udhëhiqen nga e njëjta ideologji dhe parime që u nxinë jetën prindërve e familjeve të tyre nën diktaturë.
Nxorri zbuluar qindra mbajtës diplomash e titujsh akademikë me mungesë totale të ndjeshmërisë njerëzore, sensi, bonsensi dhe commonsensi, e thënë ndryshe njerëz prej kauçuku.
Nxorri zbuluar njerëz që nga njëra anë hiqen si të moralshëm dhe të ndershëm dhe nga ana tjetër përkrahën djegiet, shkatërrimet, vrasjet dhe rrahjet, dhunën dhe luftën kundër policisë dhe banorëve të pafajshëm.
.
Avni Delvina - Donald Trump - 2019
Avni Delvina – Donald Trump – 2019
Nxorri zbuluar hipokritët e mëdhenj, njerëz që nga njëra anë shajnë me përbuzje bashkatdhetarët e tyre “malok”, “katundar”, “lab”, “çam””çoban” “lal”, dhe nga ana tjetër iu dogj zemra dhe shpirti për të ziun kriminel dhe fatzi Flloyd të Amerikës… Shqipot racistë “antiracistë”…
Nxorri zbuluar këlyshët e Soros dhe shërbyesit e paguar të Axhendave kundër Familjes, Atdheut dhe Besimit…
Nxorri zbuluar Skuthët Shqiptarë, kategoria më e ndyrë njerëzore, që në urrejtjen e tyre të verbër antiTrump heshtën kur po digjej Amerika – lopa që e mjelin çdo ditë…
Nxorri zbuluar njerëz të dëshpëruar në mjerimin e tyre shpirtëror dhe intelektual që Fenomeni “Donald Trump” ua nxorri në pah publikisht.
Nxorri zbuluar njerëz që për sëmundjet, obezitetin, depresionin, marrëdhëniet e këqia me partnerët dhe me vetën, për ligësinë e shpirtit dhe ngushtësinë e mendjes fajësuan Fenomenin “Donald Trump”…
E çfarë nuk na kanë parë sytë e dëgjuar veshët në këtë epokë pandemie dhe Donald Trump-i.
Shembujt më të mirë të ndershmërisë dhe akoma më shumë shembuj të paharrueshëm të idiotësisë, injorancës dhe maskarallëkut njerëzor. Sidomos ndër shqiptarë të ikur që u bënë amerikanë të padenjë…
 .

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.