back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kusitë e shtëpisë së fëmijërisë… – nga Laura Kylheku

Gazeta

Laura Kylheku
Laura Kylheku

Kusitë e shtëpisë së fëmijërisë…

nga Laura Kylheku

Sa më të vjetëruara e me bërdungulla që të jenë, aq më të shtrenjta janë për mua. Një të tillë pata sot ndër duar, atë historiken me të cilën merrte valë qumështi çdo ditë në shtëpinë tonë, i blerë në rradhët e përditëshme mëngjesore dikur… Më është kaq familjare kjo kusi, sepse kur e përdor, e shoh veten të përsëris të njëjtat gjeste që kur isha fëmijë, i kam parë me mijra herë t’i bënte Nona çdo mëngjes, ndërsa ne zgjoheshim.
I kam të fiksuara para syve të gjitha lëvizjet e Saj: si e hidhte qumështin për ta zier në atë kusi që tani s’e ka më at formën perfekte prej goditjeve e përplasjeve nga shpërnguljet.
Ti e shef Nonën me sytë e mendjes teksa me lugë grryente atë qumështin që ngjitej në fund të kusisë mbas zierjes dhe mezi prisje që Ajo ta afronte lugën drejt gojës tënde; mbasi kurrë, asnjëherë nuk ndodhte ta hante për vete…
.
Nji pikturë me portretin e Nonës...
Nji pikturë me portretin e Nonës…
Më vjen ndër mend Nona, kur ajka e qumështit të fryrë, derdhej ndërsa Ajo e humbiste torruan duke parë “se çdo të ndodhte” në fundin e filxhanit të përmbysur, në llumin e kafesë turke… dhe mes lotësh e mallit për ato kohë, një buzëqeshje më shpëton natyrshëm, ashtu padashur…
Buzëqesh mes lotëve sepse prania e Saj, është e gjallë brenda meje dhe e ndiej të pranishme kudo; sot te kjo kusi e qumështit ndërsa zien, dje tek hekurosja e tantellat e jastëkeve që Ajo i pati punuar me duart e Saj të Arta dhe ndërsa shpalosja “qylymin e Kosovës”, kështu e quante Ajo, qylymin “e mirë” dhe të vetëm që kishim në shtëpi, të cilin e shtronim me raste… dikur…
E ndërsa shpirti i saj është brenda meje e më ndjek pas kudo, vajza me thërret në botën reale:
“Mami, u bëmë vonë për në plazh…!”
E shtrenjta Nona ime…!
.
Marrë nga muri i fb i Kylheku L’Aura 23 gusht 2018

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.