E vërteta dhe dallimi mes Fisit dhe Bajrakut në Dukagjinin e Vjetër – Puka sot – nga Gjelosh Nikolla – Studiues

0
24
Gjelosh Nikolla
Gjelosh Nikolla
Gjelosh Nikolla
Gjelosh Nikolla

E vërteta dhe dallimi mes Fisit dhe Bajrakut

në Dukagjinin e Vjetër – Puka sot

nga Gjelosh Nikolla – Studiues

Kush nuk njeh fisin e vet…
atëherë nuk është shqiptar

At Bernardin Palaj

Me krijimin e njerëzimit lindën dhe fiset, por koncepti i organizimit dhe i marrëdhënjeve brënda fisit dhe mes fiseve mori zhvillim më vonë. Dihet se familjet e shumta të një gjaku formojnë fisin. “Pra me fjalën fis në konceptin popullor kuptohet prejardhja e disa njerëzve nga një atë i përbashkët pavarësisht nga largësia e brezave, vendi ku gjendën, përkatësia fetare, krahinore, etnike e të tjera dallime”. (Kahreman Ulqini,Struktura e shoqerisë Tradicionale Shqiptare, Shtëpia Botuese – Idromeno,Tiranë, fq.34). Me fillimin e pushtimeve të territoreve shqiptare filloj lëvizja e fiseve duke zënë vend nga veriu në rranzat e maleve të Shqipërisë së mesme, por shumica për gjatë lumit të Matit, në brigjet e Drinit dhe rreth liqenit të Shkodrës. Me valën e dytë të sulmeve barbare fiset u futen më thellë në male në grykat në mes të Shkodrës dhe Krujës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Podgoricës. Fiset që mbetën në vendet e tyre më kalimin e kohës i humbën karakteristikat e tyrë dhe u përzien më njeri-tjetrin duke formuar një masë të pa kuptimt. Fiset që zunë vend në veri arritën me i ruajtur veçantitë dhe duke u stabilizuar secili fis në vehte më karakteristikat dhe tiparet e veta, pra arritën me ruajtë identitetin e tyrë. Kemi fise të mëdha kur ka mbi 2 deri në 8 fshatra dhe fise të vogla me 5 deri në 50 shtëpi. Kemi fis vendas dhe të ardhur por duke e parë në herëshmërinë na rezulton së të gjitha fiset kanë levizur për arsye të ndryshme të imponuara nga luftrat, ekonomija etj. “Fis vendas (autokton) quhet ai fis ku banorët e tij kanë zënë vend në një tokë që nuk ka pasë banorë më përpara kurse fis i ardhur janë banorët e atij fisi që kanë ardhur më vonë dhe janë vendosur më në periferi me mirë kuptimin e atyre të gjetur aty ku kanë bashkëjetuar ndoshta me shekuj…” Fisi i Berishës në trevën e Pukës është fis vendas ndërkohë që fisi i Thaçit është i ardhur më vonë në territorin e Berishës ku edhe u vendos. Prof. Mehmet Vokshi, trajton si fise ato të poshtëshwnuara: Thaçi; Berisha; Shala; Shoshi; Kastrati; Kelmendi; Krasniqja; Gashi; Mirdita; Hoti; Gruda; Kuçi, i cili arrin në përfundimin e njohjes se këtyre 12 fiseve kryesore shqiptare, pra fiset e tjera rrjedhin prej tyre. (Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Voksh” Tiranë 1931, fq. 10-11). Kemi mendime të ndryshme nga shumë studiues për nocionin e fisit. Në hulumtimet dhe studimet tyre shumë autor si Franc Nopça, At Giussepe Valentini, Kahreman Ulqini, Franz Seiner etj., kanë dhënë mendime te përafërta për nocionin e fisit. At Zef Valentini e përkufizon fisin në këtë menyrë: “Popullsia e territorit të maleve të Shqipërisë së veriut është tërësisht e në mënyrë të dallueshme e ndarë në fise, secila prej të cilave paraqet një organizim të fortë e të bashkuar, të përcaktuar nga një kompleks unik traditash historike, ligjesh, interesash e dokesh, të bazuara në solidaritetin reciprok të banorve midis tyre…” (At Valentini. Studime dhe Tekste Juridike, Shtëpia botuse “Plejad” Tiranë, 2009 fq.141). Sqarime me të hollësishme për fisin dhe bajrakun na jep Franc Nopça ku thotë: “Nocioni fis përputhet fare mirë me nocionin romak Gens” dhe atë gjerman “Sippe”. Gens dhe Sippe kanë stërgjysha të përbashkët dhe zakoni njeh fuqinë (autoritetin) atëror. Në të drejtën e trashëgimisë shfaqet një analogji e fisit me familjen e vjetër romake, ose e gensit, që zhvillohet prej saj, se vajza që martohet jashtë gensit ose fisit humb të drejtën e trashëgimisë. Përmbi pasurinë e familjës romake, familjes gjermane dhe të familjes shqiptare ka të drejtë ta disponojë kryetari i familjes. Franc Nopça. (“Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e Drejta Zakonore e tyre”Q.S.Albanologjike,Instituti i Historisë. Shtëpia Botuese “Eneas” Tiranë, 2013, fq.182). Çdo pushtues në atë teritor ku vendosët detyrimisht do të organizojë strukturat e veta administrative, ekonomike por veçanarisht ato ushtarake duke aktivizuar persona vendas të besueshëm sidomos komandantet por, duke e ruajtur gjithmonë sensin ushtarak. I tillë është titulli sllav “Vojevoda” (në shqip vojvoda) që përpikëmerisht do të thotë “udhëheqës luftëtaresh” (voj=luftëtar dhe voditi=udhëheqës). Në kohët e shkuara vojvoda ishte kreu kryesor i fisit. (At Giussepe Valentini. “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare” Plejad-Tiranë 2007, fq. 203). Në kronologjinë e evolucionit të bajraqeve na rezulton se titulli vojvodë është që në vitin 1406, por në të vertetë është shumë më përpara që gjatë pushtimit bizantin por ka qëndruar dhe gjatë pushtimit osman, kurse bajraktari del në skenë që në shekullin e 18-të dhe më konkretisht në vitin 1840, me aktivitet të dukshëm por deri më sot nuk janë gjetur akte zyrtare që saktësojnë kohën e krijimit të bajrakut (At. Valentini, E drejta e Komuniteteve në traditën Juridike Shqiptare. Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë 2007, fq. 207-210.) Misionarët françeskanë të shek. XVII në relacionet e tyre, ndonjëherë mjaft të hollësishme nuk thonë asgjë për institucionin e bajraktarit.
Bajraku lulëzimin e tij të plotë e njohu në Pashallëkun e Shkodrës të sunduar nga Bushatllinjët. (Kahreman Ulqini, Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror, Akademia e shkencave e RPS e Shqiperisë Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë 1991, fq.18-19). Nga mesi i shekullit të XIX vihet re një shtim i numrit të bajrakve nga ndarja e tyrë e brendëshme. Këtë e bënte qeveria turke për të nxitur përçarjen në mes të malësorve dhe rivalitetin në mes të bajraktarve. Franz Seiner, e përshkruan dhe e cilëson se: “Bajraku (Bajraktari) apo Flamuri (Flamurtari) është një tepricë e sundimit turk, ku përfshin vendin e popullsitë që në kohën e Turqisë që do të dilnin në luftë për mbrojtjen e Perandorisë nën kryeprijsin vendas të zgjedhur e të njohur qysh motit nga Stambolli”. At Giuseppe Valentini “Studime dhe tekste juridike,II Shtëpia botuese 55, Tiranë 2010,fq.358. Në fillim të shek. XIX në Pukë njiheshin 3 (tre) krahina, Iballë “Ana e Epër”, Pukë “Ana e Poshtme” dhe “Mali i Zi”. Në vitet 1860, treva e Pukës kishte 6 (gjashtë) bajrakë: Iballë, Berishë, Pukë, Qerret, Kabash dhe Mali i Zi. Në fund të shekullit nëntëmbëdhjet, ndahet nga Iballja, Bugjoni dhe kështu numuri i bajrakëve të Pukës arriti në shtatë. Bajrakët në trevën, (Nën/Prefekturën) ose (Kazanë) e Pukës janë: Iballë: “Iballë (qendër bajraku), Arst, Dardhë, Flet, Kulumri, Kryezi, Miliska, Mzi, Trun, Xath, Sakat”. Berishë: “Katundi i Kishës (qendër bajraku), Berishë e Epër, Berishë e Poshtme dhe Berishë vendi”. Bugjon: “Bugjoni (qendër bajraku), Fierzë, Kokdodë, Porav, Mërtur i Gurit dhe Aprripë e Gurit”. Kabashi: “Kabash (qendër bajraku), Bicaj, Hadroj, Rrape dhe Qelzë”. Pukë: “Pukë, (qendër bajraku) Blinisht, Buzhalë, Dedaj, Duzhnez, Levrushk, Midhë, Ukth, Lejthizë”. Qerret: “Qerret i Epër (qendër bajraku), Qerret i Poshtëm, Koman, Kçirë, Karëm, Dush”. Mali i Zi: “Shikaj (qendër bajraku). Kalimash, Dukagjin, Kryemadh, Mgullë, Petkaj, Pistë, Shtanë, Spas, Shëmëri, ky barak tani është në Prefekturën e Kuksit”. Shpesh herë forcat e bajrakut u përdorën për të shtypur kryengritje brenda vendit, duke krijuar armiqësi dhe vllavrasje. (K. Ulqini-Bajraku në organizimin e vjtër shoqëror.A.Sh. In.K.Popullore, Tiranë 1991, fq.100).

Një nga bajrakët - Flamujt e Malsisë së Shkodrës vizatuar nga Meri Edith Durham
Një nga bajrakët – Flamujt e Malsisë së Shkodrës vizatuar nga Meri Edith Durham

Bajraktarët ishin emërime nga administrata ushtarake turke. Pra, bajraktari kishte në juridiksion vetëm fshatrat e caktuara nga administra turke. Shtëpia e bajraktarit nuk gëzonte ndonjë privilegj dhe si të tjerët nuk i shpëtonte borxhit të gjakut. Me vdekjen e tij detyrën e merrte djali i madh ose ndonjë tjetër sipas rregullit të trashëgimit të prijësit. I shoqëruar nga krenët dhe pleqtë paraqitej para valiut, i cili i kërkonte të tregonte besnikëri e bindje ndaj Sulltanit, i vendoste një nishan në parzëm dhe i jepte peshqesh zakonisht një çift kobure. (Kahreman Ulqini. Strukura e Shoqërisë Tradicionale Shqiptare. Shtëp.Bot.Idromeno Tiranë,fq.78). Nuk dihet mirë se përse e në çfarë mënyrë arritën të fitonin nga Sulltani të drejtën për të pasur kaq shumë bajraqe të veta, bajraqe që atij i shërbenin veçse në rast luftë (At Giussepe Valentini. E drejta e komuniteteve në traditen juridike shqiptare – Plejad, Tiranë 2007, Fq. 203). Në vitin 1696, në përpjekje për të mbrojtur Ulqinin nga sulmet Venedikase luftuan edhe bajrakët e Malësisë së Shkodrës, ku u shqua për trimëri bajraktari i Hotit. Për këtë meritë ai u trajtua si bajrak i parë. Emrimi në detyrë i bajraktarve dhe i Bylykbashve “Bëlykbash” komandat kompanije, bëhej nga administrata ushtarake turke që do të thotë paguheshin më rrogë dhe me privilegje të tjera sidomos bylykbashet që emrimi i tij bëhej nga autoritetet më të larta, zgjidhej nga paria qytetare muslimane dhe duhej të gëzonte besimin e malësorëve dhe të kishte lidhje fisnore (gjaku) më ta e të njifte mirë të drejtën kanunore, por mbi të gjitha ata do të betoheshin që të qendronin besnik ndaj regjimit pushtues otoman (K. Ulqini, Bajraku në Organizimin e Vjetër Shoqëror, Tiranë 1991 fq. 19-20-65-66). Por bylykbashi (bëlykbashi) përfaqësonte dhe ndërmjetësonte bajraktarët me qendrën e administratës ushtarake tyrke. Turkçe Sozluk, 1, Ankara, Turk Dil Kurumu, 1988, fq. 221.
Bajraktarët gjithë secili kishte flamurin e vet si bajrak me simbole turke, por nuk kishin flamurin kombëtar. Sot nuk gjendet asnjë (bajrak) flamur. Një pjesë e tyre humbën në 1908, kurse gjatë ekspeditës ushtarake të Shefqet Durgut Pashës më 1910, u mblodhën dhe u asgjësuan. Që nga dita e nisjës luftëtaret e bajrakut e kishin të siguruar ushqimin. Han, shkruan se luftëtarët e Hotit sipas një privilegji të vjetër merrnin 3 (tre) racione, Mirditorët pas luftrave të zhvilluara në kufirin grek kishin racionin të rregullt e një pagë prej 16 groshesh 12 franga) në muaj. Bajraktari i Shalës tërhiqte 1(një) racion ushqimi si luftëtar dhe pagën e djalit që e linte në shtëpi. (Kahreman Ulqini “Bajraku në organizimin e vjetër shqëror” Tiranë 1991 fq. 95-98). Pra, edhe bajraktart e tjerë nuk mund të bënin përjashtim nga pagesat. Duhet të theksojmë së Bajraktarët e Pukës janë treguar patriot, trima dhe tepër të vendosur në mbrojtje të atdhetarizmës, veçanarisht një kontribut të madh kanë dhënë në kryengritjen e vitit 1911-1912 për çlirimin e vendit dhe shpalljën e pavarësisë, kapitull për të cilin do të flitet në veçanti.
Është e papranueshme heshtja mbi historinë e dy fiseve “Legjendë” të Shqipërisë së veriut Thaçi dhe Berisha. “Ato më mijëra vjet i rezistuan kohës me luftë dhe ruajtën identitetin, gjakun, fisin, besën, kulturën, patriotizmin, etj. Prandaj janë trashigimi dhe pasuri kombëtare më vlera të mëdha të pa tjetërsueshme.” Emrat e këtyre fiseve i hasim që para Krishtit. Fisi Thaç dhe toponimi Thaç na dalin në pah që në periudhën e Princ Lorikut, i cili ka jetuar 300-400 vjet para Krishtit (Kadrush Sulejmani – Udhëtimet e Princ Lorikut të Dardanisë” Për Besëlidhjen e Fiseve dhe viseve Ilire” fq. 34). Rrënjet janë thellë në të kaluarën e largët, në lashtësinë e formimit të fiseve të popullit tonë. Fisi i Thaçit ishte nga gegët e Shqipërisë veriore të Dardanisë së lashtë, Prof. Bedri Pejani në një shkrim që i dha Emrush Myftarit e shikon më thellë çeshtjen. Ai mendon së Thaçët bashkë më fiset e tjera u dyndën nga Dalmacia dhe Bosnjë-Hercegovina gjatë dhe pas kryengritjes së Ilirve kundër romakve nën prijësit më emrin “Bato” i Desidiatve dhe i Dasaretëve në vitet 6 dhe 9 të erës së re. (Prof. Bedri Pejani, Strategu xhenial/ Krisobulat, bulat e arta, Akt, dhurimet, fq.35-36; Prof. Shevqet Canhasi, Flakadani i Lirisë; Bajram Daklani, botim i revistës, “Drita” Treleborg-Suedi – shtator 2017). Në lëvizjen e dytë në vitet ‘40-’50, mbas Krishtit Thaçi-Voksh futet në anën jugore të Drinit deri afër Vaut-Spasit dhe kështu themelon katundin Iballë si qendër të vetën. Kështu Vokshi i Thaçit i ndihmuar prej fistarve të Thaçit nëpër Iballe, zbret në Drin duke e kaluar atë. (Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi-Voksh” viti 1931, fq. 28-30). Një punë më shumë vlera për studimin e fisit Thaç ka kryer studiusi dhe historian. z. Xhemal Meçi (Mjeshtër i Madh). Përveç të tjerave më punën e tij ai numurimin e brezave të fisit Thaç i çon deri në 34 breza, pra rreth 1020 vjet. Fiset e tjera të Murr-Deti arrijnë rreth brezit të njëzet. Bashkë udhëtar i Thaçit, Berisha ndoshta më i vjetër në moshë por me një histori të gjallë që thërret. Berisha është fisi më i vjetër shqiptar që dëshmon lidhjen dhe vazhdimësinë Iliro-Arbroro-Shqiptare, qysh nga Antika e deri me sot (Adem Breznica, Gazeta “Bota Sot” 15 dhjetor 2019). Shumë autorë e përshkruajnë fisin e Berishës si më i vjetri në trojet shqiptare. Gjurmët e fisit na kthejnë prapa, para periudhës romake (Carleton S.Coon “The Mountains of Giants” Cambridge, Massachusettes, USA 1950, fq. 45).
Berishasit janë ndër më të vjetrit banorë në trojet etnike shqiptare… (Ismet Bala, “Gazeta Metropol” Tiranë 21.06.2010). Berisha ka të ngjarë të jetë fisi ndër më të vjetrit në tërë Shqipërinë e veriut (Franc Nopça “Fiset e malësisë së Shqipërisë veriore dhe e drejta zakonore e tyrë”, Tiranë 2013, fq. 222).

Robert Elsie - Fiset Shqiptare
Robert Elsie – Fiset Shqiptare

Fisi i Berishës është i vlerësuar një herë e një kohë duke u konsideruar si një ndër fiset kryesore të principatës së Dukagjinit (At Giussepe Valentini, “E drejta e komuniteteve në traditën juridike Shqiptare”, Plejad 2007, fq. 268.); Berishasit për të mbrojtur mbijetesën e origjinës Iliro-Arbënore u tërhoqën në malet e Pukës. (Xhemal Meçi, “Koha e Jonë”, Tiranë 04.06.2016, fq.14.) Sipas këtyre autorëve e gojëdhanave fisi i Berishës është fisi më i lashtë dhe më fisnik ndër të gjitha fiset Shqiptare, dhe ata janë banor rrënjas, autokton. (Personazhet Kryesore të Shqipërisë, Vendi, Fisi populli gjatë luftës së Parë Botërore, Tiranë 2016, fq. 157-158, fq.171; 198). Prandaj këto 2(dy) fise rradhitën në 12 fiset kryesore të veriut. Më lart rreshtuam 12 fiset të renditura nga Prof. Mehmet Vokshi por të bënë përshtyje thënia: “Pra, fiset e tjera rrjedhin prej tyre”. Duke ecur më tej në shkrimet për fisin e Thaçit, Prof. Dr. Fejzah Drançolli thotë: “Shpesh një lagje thotë apo dëshiron të quhet fshat por në realitet nuk janë, sipas kësaj janë 12 fise dhe bajraqet që dalin nga këto mund të jenë degë por duhet ta kuptojmë prej cilit fis e ka gjenezën” (Mr. sc. Avdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj. 12 Fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, Prishtinë 2019, fq. 137). “Gjithashtu edhe nën fisi Kabash, Zogaj, Helshan dhe Morina janë pjesë e fisit të madh Thaç”. (Mr. sc. Avdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, “12 Fiset shqiptare sipas kanunit të Lekë Dukagjinit”, Prishtinë 2019, fq. 131). Fisi i Berishës pati një shtrirje territoriale të gjerë ku banonin dhe në Pukë. Në valën e dytë të sulmit për të pushtuar tokat shqiptare në vitet 1331-1355, ushtria sllave ariti deri në Pukë, ku ishte duke banuar fisi i Berishës. Në pamundësi për të ecur më përpara ushtria sllave Berishën e bënë qender ushtrie dhe i vunë emrin e tyrë “Puka” (grup ose Regjiment). Kështu Berisha detyrohet të largohet nga Puka. (Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi” Shtyp. Kristo P. Luarasi, Tiranë 1931, fq.14-18). Në vitin 1332-1334 sllavët arritën në Pukë, ku ishte fisi i Berishës (Prof. Dr. Shevqet Sahit Canhasi “Flakadani i Lirisë” Bajram Daklani 1873-‘03 shkurt 1923, Botim i Revistës “Drita” Treleborg-Suedi, 2017, fq. 37). Një pjesë e popullsisë së fisit të Thaçit vjen e vendoset në Berishë në vendin që edhe sot thirret “Fusha e Thaçit”. Duke u bazuar në toponimet e shumta të fisit të Thaçit në tokën e Berishës si: “Fusha e Thaçit, Hurdha e Mark Gjeçit, Ura e Gjeçit, Lami i Gegë Gjeçit dhe ara e Dodë Gjeçit”, tregojnë se fisi i Thaçit ka bashkëjetuar për një përiudhë kohë të gjatë në këtë teritor, ndoshta më shekuj. Udhëtimin e radhës banorët e këtij fisi nga Berisha e bënë për në Kryezi ku dhe u vendosën. Dhe këtu fisi i Thaçit sipas zhvillimit të aktivitetit kanë qendruar për një kohë të gjatë. I pari i fisit pati të drejtën për të bërë gjyqet dhe pleqënitë e krahinës duke zotëruar edhe vulën e vet për t’i vulosur, ç’ka nuk u arriti pa përpjekje dhe brenda një kohe të shkurtër. Kemi dhe toponimet “Gryka e Gjeçit”, “Kodra e Gegës”.etj. Në shënimet që ka lënë At Shtjefën Prend Gjeçi-aj (Gjeçovi) të pasqyruara nga Ruzhdi Mata në Kryezi vllazëria Thaçi kishte 50-60 burra ç’ka tregon për numrin e madh të popullsisë së këtij fisi. (Ruzhdi Mata “Gjeçovi – Nderi i Kombit”, Tiranë, Reklama 2000, fq. 5-10). Pas një kohë detyrimisht të gjatë nga Kryeziu fisi Thaç vjen e vendosët në Iballe të 4 (katër) vëllezrit Buçë Gjeçi, Gegë Gjeçi, Prend Gjeçi dhe Dodë Gjeçi. Thaçët shërbëtorin e tyre e bënë dhëndër të shtëpisë ku, i besuan dhe vulën e fisit. Ai tek Veziri i Shkodrës konvertohet në musliman nën emrin Sulejman Aga në vitet 1630 e nga shërbetor e dëbon padronin e vet. (At Giuseppe Valentini “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare” Plejad, Tiranë 2007, fq.310, 415). Është krenari për rrethin e Pukës që nga 12 fise të veriut 2(dy) gjenden në krahinën e Iballës dhe të skuqemi po të mos flasim për Thaçin dhe Berishën, është e papranueshme. Aty u ruajt identiteti kombetar. Për shumë dekada historisë ju shtrua dyshemeja e gënjeshtrës dhe në këtë rast e vërteta është sëmundje. Ta çajmë këtë dysheme e t’i hapim rrugë daljës së filizave të kësaj “sëmundje” që të lulëzojnë e vërteta. Ajo (e vërteta) as nuk shitet,as nuk blihet, as nuk fshihet dhe as nuk vritet.Një shprehje thotë: “Sikur uji të kishte gojë më folë shumë njerëzve do ju thoshte: më parë lani zemrën dhe pastaj lani duart”.

Duke u bazuar në të dhënat historike për kontributin që kanë dhënë Thaçi dhe Berisha si bashkë udhëtare në harmoni të plotë që në lashtësi për ruajtjen e identitetit iliro-arbëror në të gjitha aspektet është një sakrifice e pa llogaritshme. Të dy këto fise në udhëtimin e përbashkët gjatë historisë përmes shumë vështirësish e sakrificash mbetën përherë aktive dhe me merita e vlera autentike komb formuese, çështje për të cilën do të shkruajmë në një kohë të më vonëshme.

.

Related Images:

Artikulli paraprakRëndësia dhe jehona e veprës “William Shakespeare” të kolosit të letërsisë franceze Viktor Hygo – kumtesë nga Drita Brahimi – Pedagoge e gjuhës frënge
Artikulli tjetërRreth problemit të paskajores në gjuhën shqipe – nga Besim Bokshi (2010)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.