back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Dy pleqtë e Gares dhe Krali i Serbisë! – nga Ahmet Asani

Gazeta

Ahmet Asani dhe idhulli i tij Rugova
Ahmet Asani dhe idhulli i tij Rugova

Dy pleqtë e Gares dhe Krali i Serbisë!

nga Ahmet Asani

Kishin pasë vendos njëherë dy pleqë të fshatit Gare të Preshevës, me ia dërgu Kralit të Serbisë një dhuratë për ditëlindje! Para se m’u nisë për Beograd, dy pleqtë mendohen gjatë se çfarë dhurate me i dërgu Krajlit të Serbisë! Mbasi e ishin menduar mirë, vendosin që Kralit të Serbisë për ditëlindje t’ia dërgonin për dhuratë njëe hut, shpend ky i cili u pëlqente shumë pleqëve të Gares!
E marrin pleqtë e Gares hutin dhe ia mësynë stacionit hekurudhor të Preshevës! Hypin në tren dhe mbas disa orësh mbrrijnë në Beograd! Aty në Beograd, duke i pyetur njerëzit rrugës e gjejnë disi pallatin mbretnor. Lajmërohen pleqtë e Gares te rojet, dhe u tregojnë se kanë ardhë kajstile nga Lugina e Preshevës, me ia sjellë Kralit një dhuratê për ditëlindje!
Përcillet lajmi deri te  Krali i Serbisë, i tregojnë se dy shqiptarë nga Presheva, pleq me mjekrra e mustaqe, të veshur me tirqë, xhamadana e plisa të bardhë, kanë ardh me ia dorëzue Kralit një dhuratë për ditëlindje! Kralit i vjençudi kjo mënyrë e ardhjes pa paralajmrim, por urdhëron rojet që t’i lejojnë të hyjnë pleqtë e Gares! Hynë pleqtë e Gares me hutin në dorë, dhe i tregojnë mbretit se kush janë dhe ia japin hutin si dhuratë!
Krali i Serbisê, nga që nuk i kishte pëlqye dhurata, bahet nervoz dhe ju urdhënon rojet t’i marrin dy pleqtë, t’ua qethin flokët, t’ua rruajnë mjekrrat dhe mustakët, t’ua marrin rrobat e plisat dhe t’i veshin me rroba tjera të ndryshme! Kështu të rruajtur e t’paflokë e me rroba të ndryshueme, i nxjerrin pleqtë e Gares jasht oborrit mbretnor nga dalje të ndryshme në rrugë!
Duke i pyetë njerëzit rrugës, edhe njeni edhe tjetri u kthyen ma në fund te stacioni hekurudhor i Beogradit! Nga që kishin rroba tjera e të ndryshme po edhe të rruejtun e të qethun, nuk po e njihnin ma njeni tjetrin! Rruges në tren për Preshevë rastësisht ishin vendosë në të njetin kupe, por nga që nuk e njihnin më njeni-tjetrin nuk e ndrruan asnjë fjalë!
Kur mbrrin treni në stacionin e Preshevës, zbresin dytë nga treni dhe nisen rrugës për Preshevë duke e shiquar njeri tjetrin me habi! Kur filluen të ngjiten kodrës mbi Preshevë, rrugës për fshatin Gare, u ndal njeni dhe iu drejtua tjetrit:
-Pse bre po m’përcjell?
-Jo, ti je kah më përcjell! – ia ktheu tjetri!
-Prej kah je?! – e pyet i pari.
-Prej Garje – iu përgjigj i dyti!
-Po edhe unë prej Garje! – u përgjigj i habitun i pari!
-Po ku ishe?! – e pyeti i dyti
-Në Beograd te Krali isha me ni shoç, me ja dërgu kralit ni hut hedije! – iu përgjigj i pari!
-Po edhe unë isha me ni shoç te krali me ja çue ni hut hedije kralit, por ai shoçi jem ka pas mustaqe e mjekër, ka kenë i veshun me tirq e xhamadan, me opinga e plis në krye! – ja ktheu i dyti!
-Po, edhe shoçi jem qashtu a kenë! I veshun me tirq e xhamadan, me opinga e plis të bardhë! – tha i pari!
-Po na kush jena?! – pyetën dytë me një za, – A mos jena pleqtë e Gares more?! – pyetën dytë mesvedi?!
-E kam ni ide tha njeni! Të hypim maje kodre mbi katund e pyesim se ku janë pleqtë e Gares, nëse marrim përgjigje se janë shku në Beograd, atëherë na jena pleqtë e Gares, – nëse marrim përgjigje se pleqtë e Gares janë në Gare, at’here ne nuk jena pleqtë e Gares!!
Hypin dy pleqtë mbi kodrën prej kah dukej katundi. Ishte mëngjes herët, vetëm sa kishte lindë dielli, e fshatarët ende s’ishin çue prej gjumi. Mbas do minutash del një grua nga shtëpia me fshisë në dorë dhe fillon ta fshijë oborrin!
U gëzuan shumë pleqtë kur panë gruen që po fshinte dhe lëshuen nji za: O hejdi, o hejdi! Hoj hoj, – përgjigjet gruaja dhe vazhdon të fshjë oborrin! A keni marrë vesh gja ku janë pleqtë e Gares o hej?! – e pyesin dy pleqtë njiherit?
-Në Beligrad te Krali! – ua k’then përgjigjen grueja dhe vazhdon tue fshi oborrin e shpisë!
-Po a janë kthye more?! – pyetën njiherit prap Pleqtë e Gares?!
-Jo jo, hala s’janë kthye! – iu përgjigjet grueja dhe vazhdon të fshinte!
-Uhaaa…. – lshuen nji za gëzimi Pleqtë e Gares dhe përqafuen njeni-tjetrin tue bërtitë t’madhe:
“Po na more, kokshmi Pleqtë e Gares!”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.