back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Trasta e Perikli Jorgonit – nga Leka Ndoja

Gazeta

Përkthyesi Perikli Jorgoni (1936-2012)
Përkthyesi Perikli Jorgoni (1936-2012)

Trasta e Perikli Jorgonit

nga Leka Ndoja

Mbas vitit ’90 – u ndesha në rrugë me nji njeri me trastë të madhe me nji libër kaba, format B3. Isha fokusu te trasta dhe kur çova përpjetë sytë, shikoj nji kokë të shogët të dirsun që luhatej me mund – por që s’ia prishte ritmin të ecunit.
Ende s’po e njihja. Shkoi dorën mbi shogë e foli:
-Ç’a janë këta! Ja nxirret fjalori nga shtëpia?
-Pere – ç’a e ke gjithë at mysybet?
-Më thuaj a jepet fjalori? Dalani, o rrotë fare!
-Pse?
-Po përkthe trapi, po o trap fare, po ça t’i boj!
-E kishe qa Shellin. Me rima, me metër, me figura – mirë si durrasak!
-Ç’a me, “Prometeun e zgjidh” Ehu, po Gëten – pse keq? Se merrte asnji përsipër.
-E di, po Mbreti Tules e përktheve?
-Kush s’e ka përkthy atë thuj.
-Po Dalani ç’a e do fjalorin, a ka bo shkollën në Rusi?
-Trapi po përkthe Oskar Wilde “The ballad of Reeding gaol”.
-Po asht anglisht?!
-Varja… Ishalla po ma kthe fjalorin thuj?
-Encikopediku?
-I jap nji, t’ma kthej, t’i jap herën tjetër!
Kaluen 25 vite që nga ajo kohë dhe “Prometeu i zgjidhur” vepra e fundit poetike e madhe, që u realizue tue respektue metrikën, rimat dhe stilin e poetit.
Ky ishte poeti Perikli Jorgoni. Kur mora vesh se ishte nip i Hil Mosit e gjeta shpjegimin e talentit te tij.
-Për Getën duhet t’i mbaja ma gjatë odet e lirikat e tij. – pohonte me dëshpërim?
-Pse? – e pyeta.
-Nuk i njof vendet! Doja me e pa liqenin Spee, Rinin, Berlinin…
Tani ndodh e kundërta e përkthimit të përkthimit, siç i thoshin me qësendi Skënder Luarasit, kur përktheu Kalidassen…
Nga origjinali mundesh po pa ndjekë traditën e përkthimeve – madje i ndryshojnë emrat deri poetëve grekë – por këtë nuk ta thotë kush – as botuesit – as Perikli Jorgoni – redaktor 4 deceniesh – që s’e pyesim dot ma.
-Katunar komplet! – do thosh Ai.
-Le t’i baftisin antikët! – Ani!
Kujtoj kafen e fundit me të në ditlindjen e Ernest Koliqit në Durrës – iku me rrëmbim nga stacioni i vjetër i trenit me shestimin e fundit me 2012.
Marrë nga muri i Fb i Vrethe Lnika, 26 gusht 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.