back to top
23.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Dy fjalë për ty Edi Rama – nga Osman Mula

Gazeta

Osman Mula, Rikard Ljarja & Yllka Mujo
Osman Mula, Rikard Ljarja & Yllka Mujo

Dy fjalë për ty Edi Rama

nga Osman Mula

E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë, sepse emri im do kalonte në dorën tënde! Edhe pse emri im ndodhet tash e shtatë vjet në tryezën tënde, si përparësi e shkresës së Ministrisë së Kulturës, pasi jam dy herë i vlerësuar nga Presidentët e Shqipërisë me titujt më të lartë.
Do ishte në nderin tuaj ta vlerësonit një artist që ka mbajtë një qëndrim kritik ndaj teje, se në fund të fundit je dhe kryeministri im, por nuk të la urrejtja, është pikërisht ajo që të karakterizon dhe ta ka pushtuar trurin dhe sytë.
Pensioni i veçantë nuk jepet për kontribute në Parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar, pa lëvizë një ditë nga Shqipëria dhe duke dhënë një kontribut në RTSH si regjisor dhe si kompozitor, pasi më numërohen shumë çmime.
Nuk jam as servil dhe as konjuktural, pse së paku do e merrnja një emërim nga pala tjetër po dhe për ta isha i pabesushëm. Kjo është forca e një krijuesi. Po përdor një fjalë nga zona ku jam rritë: Ma paç faqen e zezë! Jam krenar kështu siç jam: idealist por rrebel kundër padrejtësive si majtas edhe djathtas. Artist nuk më bën ti, por kontributi dhe përkushtimi im i jetës. As të njoh dhe as kam respekt për ty, se as artist dhe sportist nuk u bëre kurrë!
Kur dha dorëheqjen ish presidenti i Amerikës Richard Nikson (për skandalin e Watergate) u shpreh: Nuk më la urrejtja që më kishte pushtuar, prandaj gabova!
Gabove Ed! (e di që nuk emocionohesh), por edhe unë po të them: Ja kam lanë në dorë Zotit, mor i paftyrë…!

Marrë nga Muri i FB Osman Mula, 4 janar 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.