back to top
25.5 C
Tirana
E premte, 24 Maj, 2024

Dy fjalë nga unë për Vermoshin – nga Denata Rroji

Gazeta

Lepusha - Kelmend
Lepusha – Kelmend

Dy fjalë nga unë për Vermoshin

nga Denata Rroji

Vermoshi asht në krahinën e Kelmendit, ky i fundit rrjedh nga latinishtja e vjetër që do të thotë: i urtë, i thjeshtë, i mirë. Ndodhet 95 kilometra larg qytetit të Shkodrës, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit.
Përgjat Vermoshit kalon lumi me të njëjtin emër, i cili përmes degëzimeve dhe bashkimeve me lumenjtë e tjerë derdhet në Danub. Fshati Vermosh rrethohet nga male, pllaja dhe lëndina me aromë sherebele, hije të cilëve u bëjnë së shumti pemët e ahut, panjës dhe më pak pishat.
.
Lepusha - Kelmend
Lepusha – Kelmend
Në këtë tokë t’bekueme jetojnë malësorë shtatnaltë të pashëm dhe gra të bukura hijeranda në dukje, por shumë të thjeshta, të pastër si uji i burimeve dhe mikpritsa me zemër. Janë të famshëm kelmendasit për bulmetnat e tyne të shijshëm, për mishin e kullotave jeshile, për proshutën e tymosun, bagëtinë buzëqumësht të sapotherun, për rakinë prej boronice, të gjitha këto shtruar mbi tavolinën prej druni zbukuruar me lule mali. Shtëpitë karakteristike të alpeve shqiptare, me çatitë e pjerrëta me pllaka druri ba për me rrëshqit bora në dimrin e gjatë, vendosun mbi muret e larta të gurta, në to dritare të vogla po prej druri, strehojnë malësorë me histori prejshekullore të pamposhtur as nga shkjau, e as nga turku 500-vjeçar dhe sigurisht, as nga regjimi i ashpër komunist, duke paraqit një qëndresë si prej malesh. Pronat e tyne ndahen me gardhiqe, në fund me një derë të improvozuar që hapet me një çengel po dhe ai i sajum. Sapo dëgjojnë derën e gardhit që hapet, pa ditë se kush je, thërrasin me za t’sigurtë dhe miqësor që prej verande: “Bujrum n’shpinë e filanit!” Kshu t’i ndihesh mik që në prag t’oborrit.
.
Pamje nga Kemendi
Pamje nga Kemendi
Sa të heshtun, të mençur, aq dhe oratorë, sofistë, janë malësorët e Kelmendit, përvojë oratorie e fitume ndër kuvende me temë jetën e tyne sipas ligjësive të kanunit, ashtu sofistë dhe në lidhje me temat e fatit t’Shqipnisë apo dhe të popujve fqinjë. Atje ku në dukje shikoje një jetë të theksume patriarkale, gruaja ishte në qendër të vëmendjes duke na u prezantu si njeriu më i rëndësishëm i familjes sa shpesh urdhëronte për të mos u disktuar urdhni i saj. Këto e të tjera arsye janë, pse u dashurua atëherë me alpet shqiptare aristokratja angleze Edit Durham dje si dhe albanologu Robert Elsie dhe çdo turist i huaj apo vendas sot që shkel në këto zona.
.
Shkrue me 15 maj të 2017
.

Nikç - Kelmend
Nikç – Kelmend

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.