Dy ditët e mbledhjes së Pezës nga Kastriot Dervishi

0
11
Shtëpia e Konferencës së Pezës
Shtëpia e Konferencës së Pezës
Shtëpia e Konferencës së Pezës
Shtëpia e Konferencës së Pezës

Dy ditët e mbledhjes së Pezës

nga Kastriot Dervishi

Asnjëherë nuk u luftua pa dallim feje, krahine dhe ideje

Mbledhja e Pezës më 16-18 shtator 1942, ka qenë një përpjekje e komunistëve për të përfituar nga elementi nacionalist (i cili përfaqësohej nga individë e jo nga rryma apo organizata). Komunistët përçonin idenë e Kominternit që kërkonte fronte, ndërsa Abaz Kupi përçonte idenë e anglezëve të cilët kërkonin bashkim kundër fashizmit. Dushan Mugosha e kujton kështu këtë mbledhje:
“E gjithë kjo do të thoshte se duhej koordinuar puna për të gjitha këshillat nacionalçlirimtare në Shqipëri. Këtë gjë e sugjeroi Miladin Popoviçi duke propozuar krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar. Shpejt ai organizoi në kushte shumë të vështira konferencën e parë për krijimin e Këshillit Kombëtar Nacionalçlirimtar, në shtator 1942 në Pezë”.
.

Emrat e të pranishmëve ditën e parë ishin:

-Abaz Kupi (përfaqësues i çetave nacionaliste)
-Ndoc Çoba (përfaqësues i katolicizmit nacionalist)
-Kamber Qafmolla (përfaqësues i xhandarmerisë, nacionalist)
-Ramazan Jarani (përfaqësues i intelektualeve nacionalistë)
-Halim Begeja (përfaqësues i rinisë nacionaliste)
-Ismail Petrela (përfaqësues i rinisë nacionaliste)
-Koço Tashko (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Enver Hoxha (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Ymer Dishnica (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Nako Spiru (përfaqësues i rinisë komuniste)
-Baba Mustafa Xhani (përfaqësues i çetave bektashiane)
-Nexhmije Xhuglini (përfaqësues e grave komuniste)
-Ramadan Çitaku (përfaqësues i Partisë Komuniste)
-Myslim Peza (përfaqësues i çetave komuniste)
-Muharrem Butka (përfaqësues i çetave komuniste të Korçës)
-Mustafa Gjinishi (pa vote, sekretar i mbledhjes – komunist)
-Mustafa Kaçaçi (dëgjues, komunist)
.
Konferenca e Pezës 75 vite më pas...
Konferenca e Pezës 75 vite më pas…

Propozimet e Enver Hoxhës (dhënë nga Miladin Popoviçi) ishin:

1-Formimi i Këshillit Nacionalçlirimtar
2-Pranimi i statutit nacionalçlirimtar
3-Miratimi i një rezolucioni.
Pikat e propozuara nuk u nënshkruan nga Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Ismail Petrela dhe Halim Begeja. Abaz Kupi dhe Kamber Qafmolla i nënshkruan këto pika.
Vendimet nuk i nënshkruan Azis Çami e Skënder Muço, të cilët erdhën në mbarim të mbledhjes.
Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, u zgjodh kryetar oficeri i karabinierisë Kamber Qafmolla, por ky nuk drejtoi asnjë mbledhje dhe nuk erdhi kurrë. Çdo gjë filloi dhe mbaroi në datat 16-18 shtator 1942.
Nuk pati kurrfarë bashkimi apo lufte pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Vetë Enver Hoxha në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944) e pranon me sinqeritet se kjo mbledhje nuk ka qenë kushedi se çfarë, teksa thotë: “Do të flas si u paraqit para meje konferenca e Pezës. Edhe kjo është karakteristikë e punës së “Aliut” (Miladin Popoviçi-shënim). Unë isha në Tiranë. Ai ishte në Pezë. Nuk kishim folur më përpara. Mora një letër, një pusullë ku më thoshte që të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë qenë përgatitur referatet dhe i gjeta këta shokë që po grindeshin, po haheshin për një çështje me rëndësi që s’e mbaj mend: ta vëmë këtë apo të mos ta vëmë. Pas një dite dolëm në konferencë për të mbrojtur platformën tonë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Kështu Konferenca e Pezës ka qenë sa për të lexuar një referat dhe një trakt, pastaj ikëm”.
“Për konferencën e Pezës, ku u hodhën bazat e Frontit NÇ dhe ato të këshillave nuk u bënë përgatitje dhe nuk u punua si duhej nga ana e partisë sonë… elementët e tjerë nacionalistë ishin të paktë në atë mbledhje dhe ata e shihnin konferencën me sy skeptiku. Të gjithë ata që u thirrën në konferencë s’kishin një ide të qartë se ç’ngjiste, ata i thirrën me pusulla sikur do vinin në ndonjë dasmë. Shumë prej tyre nuk erdhën, disa dërguan njerëz për të marrë vesh se ç’po ngjiste, disa si spektatorë. Dhe ata që morën pjesë me të vërtetë s’kishin një perspektivë të qartë nga ajo që do të dilte këndej.. Përgatitjet për punimet e konferencës mbanin vulën e një pune të improvizuar, të shpejtë e me pikëpamje të ngushta”.
Marrë nga Muri i fb, i Kastriot Dervishit, 16 shtator 2017
 
 

 

Related Images:

Artikulli paraprakHumbja e një miku të rrallë, dhe dhimbjet tona shpërndarë nëpër botë… nga Jozef Radi
Artikulli tjetërLegjenda e Kelmendit Prek Cali përballë partizanëve nga Jugosllavia dhe Shqipëria nga Kastriot Dervishi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.