back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Duke kërkuar para botës shpëtim… – një foto sa një milion fjalë nga Jozef Radi

Gazeta

Savër, shkurt 1991
Savër, shkurt 1991

Duke kërkuar para botës shpëtim…

një foto sa një milion fjalë nga Jozef Radi

Kjo foto është e shkurtit të vitit 1991.
Aty janë pesë gra dhe vajza nga Kampi i Savrës (nga e djathta në të majtë): Baftije N., Elida. P., Anila K., Paskualina D. dhe Nexhi Ç. si dhe tre fëmijë të vegjël të tyre. Ato janë ekspozuar përpara një fotografi të huaj, e që rastësisht e ndesha në linkun http://www.gazetatema.net/2018/08/24, ku të drejtën e autorit e ka Setboun.com…
Ndalova të nënvizoj të vërtetën e trishtë të kësaj foto që është sigurisht ende dhimbje për këto gra dhe fëmijët ë tyre. Fytyrat e tyre kanë të stampuar një dëshpërim të thellë e të dyfishtë, e megjithate, ka edhe krenari ka edhe pakëz buzqeshje si një hije shprese në ndonjërën prej fytyrave… Ato mbajnë nëpër duar disa fotografi, që janë të burrave apo vëllezërve të tyre, të cilët ishin larguar me 2 korrikun e ambasadave apo gjatë fundit të vitit 1990.
Këto gra dhe vajza të mbetura në një kamp interrnimi, shpresonin se nëpërmjet pamjes dhe kësaj foto të sensibilizonin opinionin ndërkombëtar që t’i ndihmonte në bashkimin e tyre me burrat dhe vëllezërit e tyre.
Të gjitha janë të lindura aty, në atë kamp interrnimi, të martuara aty dhe po aty kanë lindur edhe fëmijët e tyre. Një foto që dhemb shumë, e që çdo koment i saj s’do të mund ta rrëfejë të vërtetën e asaj gjendjeje që përjetonin këto gra të reja që kishin humbur familjen dhe kishin mbetur vetëm me fëmijët e tyre aty në Kampin e internimit me shpresën se bota do t’i ndihmonte të dramën e tyre. Vetëm mbas shumë vitesh ato arritën të bashkohen me familjet e tyre e të riktheheshin te normaliteti i jetës jashtë vendit të tyre…
Kjo foto dhemb ende, edhe pse është e asaj kohe kur bota kishte humbur ekuilibret dhe shpresa e nje jete ndryshe, ende kishte pamjen e trishtë të këtyre grave dhe vajzave…
.
muri i fb, Jozef Radi, 22 gusht 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.