Duhet të plakesh… – nga Colette

Gazeta

Colette (1873-1854)
Colette (1873-1854)

Duhet të plakesh… nga Colette

“Duhet të plakesh.
Mos qaj, mos shtrëngo gishtat në lutje, mos u rebelo: duhet të plakesh.
Përsërite këtë fjalë, jo si klithmë dëshpërimi, por si kujtesë për një nisje të domosdoshme.
Shiko veten, shiko qepallat, buzët, ngri kaçurrelat mbi tëmtha: tashmë po largohesh nga jeta jote, mos e harro, duhet të plakesh!
Largoju ngadalë, ngadalë, pa lot; mos harro asgjë!
Merr me vete shëndetin, gëzimin, hijeshinë, atë pak mirësi dhe drejtësi që ta kanë zbutur hidhësinë e jetës; mos harro! Shko e stolisur, shko e brishtë dhe mos u ndal përgjat rrugës së pandalshme – do ta provoje më kot, sepse duhet të plakesh!
Ndiqe udhën, dhe shtrihu mbi të vetëm për të vdekur.
Dhe kur të shtrihesh mbi shiritin marramendës e të valëzuar, nëse nuk i ke lënë pas një nga një kaçurrelat, as dhëmbët një nga një, as gjymtyrët e tua të lodhura, nëse pluhuri i amshimit nuk të ka privuar, para çastit të fundit, nga drita e mrekullueshme – nëse ke mbajtur deri në fund dorën e një miku që të udhëheq, atëherë shtrihu duke buzëqeshur, fli e lumtur, fli e bekuar.”
Colette, “Les Vrilles de la vigne” (“Lozet e vreshtit”, 1908)
Përkthim nga frëngjishtja: Agron Tufa

“Il faut vieillir. Ne pleure pas, ne joins pas des doigts suppliants, ne te révolte pas: il faut vieillir. Répète-toi cette parole, non comme un cri de désespoir, mais comme le rappel d’un départ nécessaire. Regarde-toi, regarde tes paupières, tes lèvres, soulève sur tes tempes les boucles de tes cheveux: déjà tu commences à t’éloigner de ta vie, ne l’oublie pas, il faut vieillir! Eloigne-toi lentement, lentement, sans larmes; n’oublie rien! Emporte ta santé, ta gaieté, ta coquetterie, le peu de bonté et de justice qui t’a rendu la vie moins amère; n’oublie pas! Va-t’en parée, va-t’en douce, et ne t’arrête pas le long de la route irrésistible, tu l’essaierais en vain – puisqu’il faut vieillir! Suis le chemin, et ne t’y couche que pour mourir. Et, quand tu t’étendras au travers du vertigineux ruban ondulé, si tu n’as pas laissé derrière toi un à un tes cheveux en boucles, ni tes dents une à une, ni tes membres un à un usés, si la poudre éternelle n’a pas, avant ta dernière heure, sevré tes yeux de la lumière merveilleuse – si tu as, jusqu’au bout, gardé dans ta main la main amie qui te guide, couche-toi en souriant, dors heureuse, dors privilégiée.”
Colette, Les Vrilles de la vigne, 1908
Marrë nga Muri i FB, Agron Tufa, 26 shtator 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit