back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Disa të dhëna për popullatën e shtetit shqiptar me 1918-1919 – nga Genci Hoti

Gazeta

Studiuesi Genc Hoti
Studiuesi Genc Hoti

Disa të dhëna për popullatën e shtetit shqiptar me 1918-1919

nga Genci Hoti

Sipas këtyre materialeve (të botuara në studimin e Kemal H. Karpat, Popullsia osmane 1883-1914, Tiranë 2017) rezulton që popullata vllehe e konvertuar në muslimane, është implementuar në brendësi të popullatës shqiptare duke e humbur gjenezën e saj etnike. Pikërisht kjo popullatë emigratore, duke u grabitur identitetin kombëtar shqiptarëve u ka sjellë atyre një ngatërresë të lidhur me ngjarjet e mëvonshme në fushën e gjuhësisë teorike. Këtë e kuptojmë nga autorët e epokës komuniste, që sot shkruajnë: “Mendimi mbizotërues është se pikërisht këto grupe të popullsive janë paraardhësit e atyre vatrave latinishtfolëse, prej të cilave rrodhi një gjuhë e afërt me dalmatishten, që njihet me emrin vllahishte, rrjedhimisht, ata ishin ilirë e grekë të romanizuar, popullsi autoktone në vatrat ku jetojnë sot, natyrisht në një numër shumë më të vogël sesa në antikitetin e vonë e në mesjetë. Pra, vllehët janë vendas, grupe të vogla të popullsisë së lashtë të Ballkanit, ndërsa emri vllah i tyre ka origjine gotike-gjermane” (Prof. Dr. Thoma Murzaku, Vllehtë e Shqipërisë-Ilire autoktonë të romanizuar, në Studime albanologjike, numër special, viti IX (10), 2004/2, f. 75), por në asnjë rast ky autor nuk ka kërkuar verifikimin e ngjyrës së lëkurës, mbi ç’bazë përcaktohet prejardhja racore sado e largët apo e afërt qoftë. Interesant është fakti që pedagogu i historisë pranon autoktoninë e vllehëve të natyralizuar shqiptarë dhe nuk është i aftë të argumentojë në asnjë rast autoktoninë e shqiptarëve. Hajde e kuptojë lojën me shkencën e gjuhësisë që luhet në këtë rast dhe çfarë interesi të fshehtë kanë pasur dhe kanë individët e popullatës vllehë, përveç faktit të grabitjes së identitetit kombëtar që i kanë bërë shqiptarëve dhe që sot e konsiderojnë si të tyren. Mendoj që edhe dinakëria komuniste nuk mund të ketë qënë kaq e stërholluar në krimin e vet.
Por ajo që e diskretiton këtë fallsifikim të Historisë të shqiptarëve për këtë temë është një libër i Lorenco Viezzoli S. J., “Shqypnia, njoftime gjeografike shtetistike-administrore”, Lezhë 2014, por të ribotuar për të pestën herë, kësaj radhe edhe në Shqipëri, Shkodër me 1923, me një paraqitje nga Willy Kamsi. Ku diskretitim është i lidhur në radhë të parë me fshehjen e identitetit të një pjesë të popullatave emigratore, të cilat nuk kanë dashur të duken përpara shqiptarëve si të tillë. Përveç lidhjeve të shumfishta martesore me popullatën vendase, kjo popullate pushtoi arsimin shqiptar, pushtetit politik pas vitit 1923, për interesa të panjohura, por mbi të gjitha e fshehu prejardhjen e vet biologjike. Pikërisht ky libër këtë gjë e zbardh në të gjithë përmasën më të mundëshme. Por më përpara duhet vënë në dukje diçka, pak e komplikuar për veshët e shqiptarëve: autori nuk ka vënë në dukje në asnjë rast termin Orthodoks, si formë besimi fetar ndër shqiptare, por është kufizuar në emërtimin Shkjė për të gjithë ata shqiptare që nuk janë Muhamedanë apo Katolikë. A është ky një nënkuptim që në mes të shqiptarëve nuk ka pakica greke dhe çdo ortodoks shqiptar është Shkjė, apo autori nuk është futur kaq thellë në brendësi të këtij problemi, do ta shohim në vazhdim se çfarë ka dashur t’u transmetojë autori shqiptarëve me këto konstatime. Në të vërtetë autori gjatë shtjellimit të këtyre problemeve i ka përmendur termat Vllah (kur flet për Moskopolin-Voskopojën) dhe Grek (kur flet për Apolloninë) krahas termit shkja.
Autori na ka dhënë popullatat e prefekturave të Shqipërisë në vitin 1922, me shtrirje nga Veriu drejt Jugut me pjesëmarrje në ushtrinë Austro-ungareze në Luftën e viteve 1914-1918.
Kështu për Prefekturën e Dibrës ka edhe këto të dhëna specifike veçanërisht për:
-Brezhdani – me 1061 banorë, ndër të cilët 13 shkjé e 1048 mohamedanë (f. 51).
-Fushaj – me 618 banorë ndër të cilët 13 shkjé e 605 mohamedan (f. 52).
-Suhodolli – me 634 banorë ndër të cillët 14 shkjé e 620 mohamedan (53).
Ndërsa për Krahinën e Maqellarës shkruhet për disa katunde (f. 54-55),
-Banishta – me 207 banorë ndër të cillët 147 shkjé e 60 mohamedan
-Dovolani – me 309 banorë ndër të cillët 51 shkjé e 258 mohamedan
-Herbeli – me 213 banorë ndër të cillët 136 shkjé e 77 mohamedan
-Kërçisht i Epër – me 234 banorë ndër të cillët 197 shkjé e 37 mohamedan.
-Maqellara – me 386 banorë ndër të cillët 96 shkjé e 290 mohamedan.
-Oboku – me 270 banorë ndër të cillët 106 shkjé e 164 mohamedan.
Për Nënprefekturën e Zerqanit për disa katunde shkruhet (f. 56):
-Gropa – me 717 banorë ndër të cillët 8 shkjé e 709 mohamedan.
-Lepuraku – me 679 banorë ndër të cillët 10 shkjé e 669 mohamedan.
Për Krahinën e Grykës për disa katunde shkruhet (f. 60):
Gryka – me 794 banorë ndër të cillët 7 shkjé e 787 mohamedan.
Për Krahinën e Këthellës për disa katunde shkruhet (f. 61):
-Kurdarija – me 1437 banorë ndër të cillët 11 katolikë, 21 shkjé e 1405 mohamedan.
-Lisa – me 1577 banorë ndër të cillet 3 katolik, 8 shkjé e 1566 mohamedan.
Për Prefekturën e Durrcit. Kryegjyteti i kësaj prefekture asht Durrci. Ka pasur 4 lagje me 4175 banorë, ndër të cillët 175 katolik, 1539 shkjé e 2457 mohamedan (f 62).
Ndër rrethe të Durrcit gjinden edhe këto katunde:
-Arapaj-Rashbulli – me 284 banorë ndër të cillët 21 shkjé e 263 mohamedan,
-Juba-Dushku (Qinglloraj, Vallnina) – me 415 banorë ndër të cillët 112 katolik, 198 shkjé e 105 mohameda,
-Pjeshkëza – me 271 banorë ndër të cillët 35 shkjé e 236 mohamedan,
-Rrethi – me 384 banorë ndër të cillët 72 shkjé e 322 mohamedan,
-Shinavlashi – me 391 banorë ndër të cillët 38 katolik, 188 shkjé e 165 mohamedan
-Spitalli – me 147 banorë gati të gjithë shkjé,
-Sukthi – me 853 banorë ndër të cillët 161 katolik, 134 shkjé e 558 mohamedan,
-Xhavzotaj – me 610 banorë ndër të cillët 15 shkjé e 595 mohamedan (f. 63).
Nënprefektura e Shijakut – Kryevendi i ksaj nënprefekture asht Shijaku me 1028 banorë ndër të cillët 17 shkjé e 1011 mohamedan (f. 64).
Krahina e Ishmit ka edhe këto katunde:
-Gjëmza – me 73 banorë ndër të cillët 13 shkjé e 60 mohamedan,
-Hamalla e Vogël – me 90 banorë ndër të cillët 5 shkjé e 85 mohamedan,
-Kurata – me 231 banorë ndër të cillët 7 shkjé e 224 mohamedan,
-Rrushkulli – me 162 banorë ndër te cillët 61 katolik, 87 shkjé e 14 mohamedan (f. 67).
Krahina e Milotit përmban edhe katundin e Gurzit me 1093 banorë ndër te cillët 961 katolik, 8 shkjé e 124 mohamedan (f. 69).
Nënprefektura e Tiranës me kryevend Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë me 10.251 banorë ndër të cillet 18 katolik, 757 shkjé e 9468 mohamedan (f. 70).
Nënprefektura e Kavajës me kryevend Kavajën me 5453 banorë ndër të cillët 1111 shkjé e 4342 mohamedan (foto 16/4-8) ku gjenden edhe këto katunde:
-Bashtova – me 37 banorë ndër të cillët 17 shkjé e 20 mohamedan,
-Grethi – me 175 banorë ndër të cillët 159 shkjé e 16 mohamedan,
-Rrikaj – me 143 banorë ndër të cillët 53 shkjé e 90 mohamedan,
-Shelku – me 42 banorë gati të gjithë 21 shkjé,
-Stërbegaj – me 218 banorë ndër te cillët 20 shkjé e 198 mohamedan,
-Vila – me 160 banorë ndër tëë cillët 75 shkjé e 85 mohamedan (f. 74,75,76)
Prefektura e Elbasanit me kryevend Elbasanin me 10.101 banorë ndër të cillët 1692 shkjé e 8409 mohamedan edhe me këto katunde:
-Bradasheshi – me 363 banorë ndër të cillët 77 shkjé e 286 mohamedan,
-Karakullaku – me 43 banorë ndër të cillët 19 shkjé e 24 mohamedan,
-Shëngjoni – me 181 banorë gati të gjithë shkjé (f. 76, 77, 78, 79).
Krahina e Dumresë ka edhe këto katunde:
-Bejliku – me 219 banorë ndër të cillët 53 shkjé e 166 mohamedan,
-Belshi – me1142 banore nder te cillët 14 shkjé e 1128 mohamedan,
-Cërriku – me 359 banore nder te cillët 99 shkjé e 263 mohamedan,
-Gjurala – me 183 banore nder te cillët 7 shkjé e 176 mohamedan (f. 80).
Krahina e Shpatës ka edhe keto katunde:
-Bathësi – me 56 banorë ndër të cillët 35 shkjé e 21 mohamedan,
-Bizhdani – me 55 shkjé,
-Buarsi – me 168 banorë ndër të cillët 142 shkjé e 26 mohamedan,
-Gjergjani – me 430 banorë ndër të cillët 39 shkjé e 391 mohamedan,
-Gjinarej – me 383 banorë ndër të cillët 310 shkjé e 73 mohamedan,
-Gostima – me 144 banorë ndër të cillët 15 shkjé e 129 mohamedan,
-Joranishti – me 130 shkjé,
-Kodra Bujarsi – me 130 banorë ndër të cillët 38 shkjé e 92 mohamedan,
-Kryezjarthi – me 102 shkjé,
-Kuqani – me 205 shkjé,
-Lopati – me 48 banorë ndër të cillët 11 shkjé e 37 mohamedan,
-Lukani – me 54 banorë ndër të cillët 22 shkjé e 32 mohamedan,
-Malasenji – me 151 banorë ndër të cillët 49 shkjé e 102 mohamedan,
-Nezhani – me 110 shkjé,
-Pashtreshi – me 221 shkjé,
-Selta – me 252 shkjé,
-Shelqani – me 385 banorë ndër të cillët 373 shkjé e 12 mohamedan,
-Shirgjani – me 150 banorë ndër të cillët 20 shkjé e 130 mohamedan,
-Shtërmeni – me 519 banorë ndër të cillët 479 shkjé e 40 mohamedan,
-Sterstani – me 109 banorë gati të gjithë shkjé,
-Trapzanishti – me 155 banorë ndër të cillët 147 shkjé e 8 mohamedan,
-Tudani – me 47 banorë ndër të cillët 40 shkjé e 7 mohamedan,
-Valeshi – me 335 banorë ndër të cillët 324 shkjé e 11 mohamedan,
-Xhiberreshi – me 48 shkjé,
-Zavalina – me 341 shkjé (f. 80, 81, 82).
Nënprefektura e Peqinit me kryeqendër Peqinin me 1608 banorë ndër të cillët 8 shkjé e 1600 mohamedan. Por ka dhe dy katunde të çuditshëm me emrin:
-Hasmashej – me 177 mohamedan,
-Hasmashej e vllahve – me 129 muhamedane (f. 84), pa dhënë shpjegime mbi emërtimin e nënvizuar nga unë, por që me çon në përfundimin se kemi të bëjme meë popullata vllehe të konvertuara në muhamedanë.
Nënprefektura e Gramshit ka Krahinën e Shënapremtes me dy katunde:
-Grabova e Kështenë – me 393 shkjé,
-Grabova Myslimane – me 407 mohamedan (f. 88).
Prefektura e Beratit me kryevend Beratin me 9006 banorë ndër të cillët 3881 shkjé e 5125 mohamedan, duke pasur edhe këto katunde:
-Dushniku – me 123 shkjé,
-Lapardha – me 754 banore nder te cillët 62 shkjé e 692 mohamedan,
-Morava – me 103 banore ndër të cillët 81 shkjé e 22 mohamedan,
-Mali i Bardhë – me 51 shkjé,
-Paftali – me 595 banorë ndër të cillët 274 shkjé e 321 mohamedan,
-Sadovica – me 382 banorë ndër të cillët 277 shkjé e 105 mohamedan,
-Sinja – me 406 banorë ndër të cillët 303 shkjé e 103 mohamedan (f. 89, 90, 91, 92).
Krahina e Kapinovës ka edhe katundet:
-Malishova – me 286 shkjé,
-Polovina – me 280 banorë ndër të cillët 84 shkjé e 196 mohamedan (f. 93).
Krahina e Roskovecit ka edhe katundet e mëposhtme:
-Konesbalta – me 103 shkjé,
-Kurjani – me 228 banorë ndër të cillët 19 shkjé e 209 mohamedan,
-Kutalli – me 157 banorë ndër të cillët 56 shkjé e 104 mohamedan,
-Morava – me 284 banorë ndër të cillët 38 shkjé e 246 mohamedan,
-Pobrati – me 325 banorë ndër të cillët 114 shkjé e 211 mohamedan,
-Protoduari – me 80 banorë ndër të cillët 64 shkjé e 16 mohamedan,
-Syzeza – me 170 shkjé,
-Vojvodani – me 40 banorë ndër të cillët 21 shkjé e 119 mohamedan,
-Vokopola – me 380 shkjé (f. 94, 95).
Nënprefektura e Lushnjes (f. 95-101) me kryevend Lushnjen me 1687 banorë ndër të cillët 354 shkjé e 1333 mohamedan. Ka në brendësi edhe katundet e meposhtme:
-Allkani – me 92 banorë ndër të cillët 48 shkjé e 44 mohamedan,
-Bicani i vjetër – me 163 banorë ndër te cillët 89 shkjé e 74 mohamedan,
-Bishqethuni – me 281 shkjé,
-Çarshi – me 66 banorë ndër të cillët 48 shkjé e 18 mohamedan,
-Çifligu i Ri – me 122 banore ndër të cillët 42 shkjé e 80 mohamedan,
-Çukasi -me 205 banorë ndër të cillët 14 shkjé e 191 mohamedan,
-Derexhiku – me 440 banore nder te cillët 75 shkjé e 365 mohamedan,
-Feras Kozara – me 188 banorë ndër të cillët 54 shkjé e 134 mohamedan,
-Fjer Kozara – me 87 banorë nder të cillët 16 shkjé e 71 mohamedan,
-Fjer Vejsbeja – me 238 banorë ndër të cillët 227 shkjé e 11 mohamedan,
-Golemi – me 352 banorë ndër të cillët 89 shkjé e 263 mohamedan,
-Goriçane – me 223 shkjé,
-Gramshi – me 361 banorë ndër të cillët 58 shkjé e 303 mohamedan,
-Kadijani – me 101 shkjé,
-Karbunara – me 1353 banorë ndër të cillët 185 shkjé e 1168 mohamedan,
-Kasembejani – me 242 banorë ndër të cillët 109 shkjé e 133 mohamedan,
-Këmishtani – me 202 banorë ndër të cillët 165 shkjé e 37 mohamedan,
-Koçani – me 138 banorë ndër të cillët 43 shkjé e 95 mohamedan,
-Kosova e Madhe – me 190 banorë ndër të cillët 45 shkjé e 145 mohamedan,
-Kozara – me 242 banorë ndër të cillët 223 shkjé e 19 mohamedan,
-Kruati i Epër – me 480 banorë ndër të cillët 442 shkjé e 38 mohamedan,
-Kruati i Poshtër – me 526 banorë ndër të cillët 377 shkjé e 149 mohamedan,
-Lifani i Ri – me 70 banorë ndër të cillët 6 shkjé e 64 mohamedan,
-Lifani i Vjetër – me 191 banorë ndër të cillët 98 shkjé e 93 mohamedan,
-Lumthi – me 139 shkjé,
-Maxhani – me 133 shkjé,
-Mërtishi – me 361 banorë ndër të cillët 314 shkjé e 47 mohamedan,
-Murrizi – me 132 banorë ndër të cillët 83 shkjé e 49 mohamedan,
-Salca – Kozara – me 127 banorë ndër të cillët 63 shkjé e 64 mohamedan,
-Sejmenëzi – me 61 banorë ndër të cillët 17 shkjé e 44 mohamedan,
-Senez – Gorja – me 35 shkjé,
-Shakulla – me 112shkjé,
-Shënapremtja – Elmasi – me 64 banorë ndër të cillët 51 shkjé e 13 mohamedan,
-Sopëza – me 117 banorë ndër te cillët 26 shkjé e 91 mohamedan,
-Thana – me 161 banorë ndër të cillët 27 shkjé e 134 mohamedan,
-Toshkëza – me 203 banore nder te cillët 157 shkjé e 45 mohamedan,
-Zajman – Këmishtani – me 34 banorë gati të gjithë shkjé,
-Zhymi – me 116 shkjé.
Krahina e Libofshës ka edhe këto katunde:
-Alibejani – me 135 banore nder te cillët 128 shkjé e 7 mohamedan,
-Ardenica – me 169 banorë ndër të cillët 11 shkjé e 158 mohamedan,
-Babunja – me 238 banorë ndër te cillët 20 shkjé e 218 mohamedan,
-Bitani – me 108 banorë ndër të cillët 35 shkjé e 73 mohamedan,
-Çifliku i Madh – me 305 shkjé,
-Çipllaka – Elbasani – me 85 banorë ndër të cillët 23 shkjé e 62 mohamedan,
-Çipllaka – Monastir – me 132 shkjé,
-Daullas Minja – me 196 banorë ndër të cillët 187 shkjé e 9 mohamedan,
-Fjer-Semani – me 182 shkjé,
-Gogolani -me 32 shkjé,
-Gozhdorani – me 129 shkjé,
-Gemkuqi – me 73 shkjé,
-Gungasi – me 76 shkjé,
-Hadani – me 110 shkjé,
-Hasturkani – me 140 shkjé,
-Havalejas Tuzlla – me 83 shkjé,
-Iriquasi – me 60 shkjé,
-Karavasta – me 291 banorë ndër të cillët 224 shkjé e 67 mohamedan,
-Kolonja – me 235 shkjé,
-Kundja – me 48 shkjé,
-Kurakjasi – me 46 shkjé,
-Libofsha – me 749 banore nder te cillët 630 shkjé e 119 mohamedan,
-Metani – me 257 banorë gadi të gjithë shkjé,
-Muçjasi – me 128 banorë ndër të cillët 54 shkjé e 74 mohamedan,
-Ndërnenani – me 150 shkjé,
-Pervasi – me 71 banorë ndër të cillët 54 shkjé e 17 mohamedan,
-Petova – me 171 banorë ndër të cillët 33 shkjé e 138 mohamedan,
-Resomani – me 90 shkjé,
Rrethi i Libofshes me 67 shkjé,
-Rrunga – me 45 shkjé,
-Rrunga e Vjetër – me 61 shkjé,
-Rystemi – me 123 shkjé,
-Shëngjergji – me 56 shkjé,
-Vanari – me 95 shkjé,
-Vojkani – me 176 banorë, ndër të cillët 150 shkjé e 26 mohamedan,
Krahina e Bubullimës ka edhe këto katunde:
-Brostari – me 146 banorë ndër të cillët 62 shkjé e 84 mohamedan,
-Bubullima – me 717 banorë, ndër të cillët 687 shkjé e 30 mohamedan,
-Delisufani – me 214 banorë, nder ë cillët 51 shkjé e 163 mohamedan,
-Eskani – me 151 banorë, ndër të cillët 146 shkjé e 5 mohamedan,
-Gjakolli – me 117 banorë, ndër të cillët 95 shkjé e 22 mohamedan,
-Gjonaj – me 131 banorë, ndër të cillët 28 shkjé e 103 mohamedan,
-Godoleshi – me 48 shkjé,
-Gorreja – me 214 shkjé,
-Gurrëza e Madhe – me 312 banorë, ndër të cillët 102 shkjé e 210 mohamedan,
-Gurrëza e Vogël – me 202 banorë, ndër të cillët 82 shkjé e 120 mohamedan,
-Halilani – me 279 banorë, ndër tëë cillët 242 shkjé e 37 mohamedan,
-Imshta – me 762 banorë, ndër të cillët 132 shkjé e 630 mohamedan,
-Kadipashani – me 271 banorë, ndeër të cillët 141 shkjé e 130 mohamedan,
-Kamçishti – me 308 banorë, ndër të cillët 174 shkjé e 134 mohamedan,
-Pirra – me 243 banorë, ndër të cillët 170 shkjé e 73 mohamedan,
-Rrapëza – me 320 banorë, ndër të cillët 309 shkjé e 11 mohamedan,
-Rrethi i Koçojës – me 191 banorë, ndër të cillët 168 shkjé e 23 mohamedan,
-Vërri – me 272 shkjé,
-Zhelizhani – me 304 banore nder te cillët 194 shkjé e 110 mohamedan,
Nënprefektura e Fjerit ku kryevendi i saj asht Fjeri me 1493 banorë ndër të cillët 991 shkjé e 502 mohamedan (f. 101-106), duke përmbajtur edhe këto katunde:
-Balteja Hysejn Bej – me 63 banorë ndër të cillët 7 shkjé e 56 mohamedan,
-Bishani – me 102 banorë ndër të cillët 71 shkjé e 31 mohamedan,
-Brostar Dhima – me 241 banorë ndër të cillët 199 shkjé e 42 mohamedan,
-Brostar Ferkoja – me 187 banorë ndër të cillët 99 shkjé e 88 mohamedan,
-Çeligrada – me 75 shkjé,
-Driza – me 400 banorë ndër të cillët 115 shkjé e 285 mohamedan,
-Dukasi – (Çobani, Islami) me 310 banorë ndër të cillët 8 shkjé e 230 mohamedan,
-Fjerëza Rova – me 52 banorë ndër të cillët 22 shkjé e 30 mohamedan,
-Frakulla Pashaj – me 173 banore ndër të cillët 155 shkjé e 18 mohamedan,
-Frashëri Shelqishta – me 107 shkjé,
-Griza – me 74 shkjé,
-Havalejasi – me 61 shkjé,
-Jaruha – me 13 banorë ndër të cillët 6 shkjé e 7 mohamedan,
-Kazaraqi a Kafarani – me 341 banorë ndër të cillët 78 shkjé e 263 mohamedan,
-Krapsi – (Adashi, Gropa) me 421 banorë ndër të cillët 35 shkjé e 386 mohamedan,
-Kryegiata – me 50 shkjé,
-Levani i Samarës – me 157 banorë ndër të cillët 126 shkjé e 31 mohamedan,
-Levani i Shabanit – me 170 banorë ndër të cillët 158 shkjé e 12 mohamedan,
-Marina – (Pasha, Virjoni) – me 321 shkjé,
-Mbyeti – me 102 banorë ndër të cillët 36 shkjé e 66 mohamedan,
-Memkani – me 93 banorë ndër të cillët 82 shkjé e 11 mohamedan,
-Metalli – me 58 shkjé,
-Murtejani – me 71 shkjé,
-Peshtani i Madh – me 985 banorë ndër të cillët 123 shkjé e 862 mohamedan,
-Pisha – me 126 shkjé,
-Pojani Çifçi – me 155 shkjé,
-Poroja – me 112 banorë ndër të cillët 72 shkjé e 40 mohamedan,
-Qari Pashaj – (Qari Elbasani, Qari Pasha) – me 168 banore nder te cillët 51 shkjé e 117 mohamedan,
-Qenasi – me 129 shkjé,
-Radostina e Dhimës – me 52 shkjé,
-Radostina e Faskojes – me 272 banorë ndër të cillët 8 shkjé e 264 mohamedan,
-Rrethi Numan Bej – me 119 banorë ndër të cillët 114 shkjé e 5 mohamedan,
-Shelqishta – me 291 shkjé,
-Sheqi i Madh – me 306 banorë ndër të cillët 164 shkjé e 142 mohamedan,
-Sheqi i Vogël – me 176 shkjé,
-Shtyllasi – me 122 banore nder te cillët 93 shkjé e 29 mohamedan,
-Verbasi – me 136 banorë ndër të cillët 84 shkjé e 52 mohamedan,
-Zharëza – me 230 banorë, ndër të cillët 45 shkjé e 185 mohamedan.
Krahina e Semanit ka edhe këto katunde:
-Balteza Kotja – me 220 banorë ndër të cillët 116 shkjé e 104 mohamedan,
-Bufasi – me 31 banorë ndër të cillët 13 shkjé e 18 mohamedan,
-Daullasi – me 57 banorë gati të gjithë shkjé,
-Gjokalli Rina -me 61 shkjé,
-Grekalli – me 58 banorë ndër të cillët 42 shkjé e 16 mohamedan,
-Gremli Hasan – me 47 shkjé,
-Gryka Murizi – me 136 shkjé,
-Hamilli – me 50 banorë ndër të cillët 36 shkjé e 14 mohamedan,
-Hasalli – me 286 shkjé,
-Hoxhara – me 75 shkjé,
-Kavakli – me 139 shkjé,
-Kërkutasi – me 172 shkjé,
-Marinasi – me 47 shkjé,
Matka Dhespoti – me 88 shkjé,
-Muçani – me 104 shkjé,
-Mujalli – me 226 shkjé,
-Nikasi – me 58 shkjé,
-Petoshani – me 97 shkjé,
-Ramani – me 112 shkjé,
-Rrethi Stavreja -me 21 shkjé,
-Semani – me 231 shkjé,
-Sheqi i Ramanit – me 124 shkjé,
-Sh’Pjetër Kosta – me 79 banorë ndër të cillët 63 shkjé e 16 muhamedan,
-Sh’Pjetër Sakoja – me 35 banorë gati të gjithë shkjé,
-Shtërpasi – me 51 shkjé,
-Sulaj – me 193 banorë ndër të cillët 117 shkjé e 76 mohamedan,
-Topoja Qerimi – me 70 banorë gadi të gjithë shkjé,
-Topoja Stefani – me 89 shkjé,
-Zhavari – me 69 shkjé,
Nënprefektura e Mallakastrës ka pasur edhe këto katunde:
-Hekali – me 275 banorë ndër të cillët 10 shkjé e 265 muhamedan,
-Panakori – me 541 banorë ndër të cillët 36 shkjé e 505 muhamedan,
-Qyqeni – me 87 banorë ndër të cillët 27 shkjé e 60 muhamedan,
Krahina e Cakranit ka pasur edhe këto katunde:
-Belishova – me 885 banorë ndër të cillët 16 shkjé e 839 muhamedan,
-Cakrani – me 2144 banorë ndër te cillët 36 shkjé e 2108 muhamedan,
-Kreshpani – me 1277 banorë ndër të cillët 63 shkjé e 1214 muhamedan,
***
Prefektura e Vlorës* (shënimi *) thotë: “Masi tri prefekturat e Vlorës, të Gjinokastrës, e Korçës kohën e luftës 1914 – 1918 s’u gjetnë në dorë t’ushtrisë austro-ungare, s’mujti kjo m’e ba njehsimin e tyre./ Prandej popullsia e ktyne tri prefektuave a nxjerrë prej: Justin Godart, L’Albanie en 1921 e prej brochuret: Refutation des Argumenta de M. Venizelos pour etablir les droits de l’Hellenisme en Epire du Nord, Boulogne (Seine) 1919.
Kryevendi i ksaj prefekture asht Vlora me 7500 banorë, ndërsa e gjithë nënprefektura e Himarës ka 10.648 banorë (f. 109).
Prefektura e Gjinokstrës ndahet në 7 nënprefektura me 104.098 banorë:
1-Nënprefektura e Gjinokastrës me 41.440 banorë.
2-Nënprefektura e Kurveleshit me 4.824 banorë.
3-Nënprefektura e Delvines me 21.940 banorë.
4-Nënprefektura e Konispolit
5-Nënprefektura e Përmetit me 23.074 banorë.
6-Nënprefektura e Tepelenës me 12.820 banorë.
7-Nënprefektura e Libohovës
Kryevendi i kësaj prefekture asht Gjinokastra me 11.000 banorë (f. 112, 113).
Prefektura e Korçës ndahet në 5 nënprefektura me 110.33 banorë:
1-Nënprefektura e Korçës me 68.680 banorë.
2-Nënprefektura e Kolonjës me 20.884 banorë.
3-Nënprefektura e Leskovikut me 10.448 banore
4-Nënprefektura e Bilishtës me 1.739 banorë.
5-Nënprefektura e Pogradecit me 8.588 banorë (f. 118-119).
Kryevendi i kësaj prefekture asht Korça me 23.243 banorë ndër të cillët 17.779 shkjé e 5464 mohamedanë (f. 120).
Krahina e Oparit ka edhe këto katunde:
-Karbanjozi – me 49 shkjé,
-Misrasi – me 53 banore nder te cillët 21 shkjé e 32 muhamedane,
-Opari – me 61 shkjé.
Në total për të gjithë Shqipërinë, mbi bazën e gjuhës dhe ndarjes politike të 1913 (pra për një popullatë prej 825.000 banorë dhe sipërfaqe prej 40.000 km2), autori e ka ndarë popullsinë shqiptare në këto pjesë sipas Besimeve Fetare (f. 149):
Katolik………………92.330 ose 11%
Shkje……………….173.250 ose 21%
Mohamedan…….559.420 ose 68 %
Në këtë material janë marrë në konsideratë vetëm vendbanimet me popullsi ku janë të pranishëm shkjétë, sepse për këtë kategori pretendohet se janë shkrirë me popullsinë vendase duke e humbur identitetin e tyre. Ky material na tregon se kjo nuk është e vërtetë, por gjithçka ka ndodhur pas 1945 dhe aty fshihet diçka shumë më e madhe sesa përcaktimi i identitetit gjenetik të popullatave emigratore që kanë depërtuar në Shqipëri.
.
 Marre nga muri i fb i  Genci Hotit, 27 nentor 2021
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.