Dimensioni i panjohur gjuhësor dhe epistolar i Mustafa Merlika Krujës – nga Emrije Krosi

0
9
Mustafa Merlika - Kruja (1941)
Mustafa Merlika - Kruja (1941)
Vjene 1927 - Levizja e Qershorit - Ulur Ahmed Dakli, Riza Dani, Mustafa Kruja, Xhevat Korça
Vjene 1927 – Levizja e Qershorit
Ulur Ahmed Dakli, Riza Dani, Mustafa Kruja, Xhevat Korça

Dimensioni i panjohur gjuhësor dhe epistolar

i Mustafa Merlika Krujës

nga Emrije Krosi

Ndonjëherë për të shkruar diçka, futesh në rrëmujën e shkrimeve dhe s’di nga t’ia fillosh.
Duke notuar në oqeanin e madh, ku mëtimi drejt të (pa)vërtetave të shkruara në mijëra faqe për Mustafa Merlika-Kruja, gjethnoj ashtu rrëmbimthi buisja e sytheve modeste, për një ish-kryeministër, atdhetar dhe erudit të viteve ’20-’30-’40-të. Të njohësh veprimtarinë politike, kulturore, gjuhësore publicistike të një personi aq të paragjykuar nga historia e sistemit komunist prej gati 50-vitesh, një figurë shumëdimensionale e përbaltur si kolaboracionist, nga periudha që ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në kohën e pushtimit italian, më 4 dhjetor 1941, u dekretua kabineti i tij dhe Kruja krijoi qeverinë e dytë kolaboracioniste shqiptare (Milo: 2014), por e gjithë puna e tij si mësues, gjuhëtar, historian dhe publicist është mohuar totalisht. Por, letërkëmbimi, me intelektualët më të shquar të kohës, mbetet një prej kujtesës shkrimore memoaristike letrare shqiptare, një lloj gjinie letrare më vete, që duhet njohur, studiuar dhe kultivuar, në arealin e shkrimit të letrave shqipe. Një vlerë po ashtu njohëse, ka edhe publicistika e tij e hershme, që nga “Ora e Shqipnisë” tek“Shqipëria e Ré” në Kostancë, nga“Përpjekja shqiptare” tek “Leka” dhe tek“Hylli i Dritës” i françeskanëve (Kurti: 2016). Dritëhijet e të shkuarës të intelektualit dhe politikanit shumë të debatuar, që krijon figura e tij komplekse, për shkak të mosnjohjes plotësisht të portretit të tij ideologjik, jepet përmes këtij pasazhi: sa për mëkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t’u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik (Kruja: 2014), përmes një pamje trediminsionaleje (3D) të ndarë në:
a) sfida politiko-historike,
b) sfida gjuhësore,
c) sfida letrare-epistolare.

Emrije Krosi
Emrije Krosi

1.Sfida politiko-historike

Figura e Mustafa Merlika-Kruja është gjykuar brenda një areali të ngushtë politik të lidhur herë me Zogun e herë si “tradhëtar” duke e baltosur deri në mohim, ku vetëm kontributi i tij si firmëtar i Pavarësisë, vlen sa mijëra vepra të tjera të vyera në shërbimin e atdheut, si njeri i veprimit, por edhe intelektual i dorës së parë, duke mos heshtur, por marrë përgjegjësi të vështira kombëtare, që duhen reflektuar jashtë klisheve të “tradhёtarit” dhe tё vlerёsuarit bardhё e zi, si kundërshtar i komunizmit, teksa iu bashkua politikës së kohës, si një sfidë e tij personale (Ndreca: 2011). Fasada dhe farsa e politikës tonë, e bën akoma më qesharake, “dekadencën pluripolitike” të demokracisë, që zvogëlon qëllimisht protagonistët e vërtetë të historisë tonë kombëtare, madje deri edhe në eleminimin total të një kaste emrash akoma të “urryer” për kulturën e mangët të lexuesit shqiptar. Përsa i përket kontributit politiko-historik janë botuar mjaft shkrime (jashtë këndvështrimit tim të kësaj eseje), por në shkrimin e mikut të tij Karl Gurakuqi, jepet një biografi përshkruese, por edhe një sërë veprash në dorëshkrim që vetë Kruja, përmes një letre ia lë amanet të motrës. Me shpresën se një ditë historia dhe koha ta vlerësojnë figurën e tij poliedrike pse jo dhe kontraverse, por fatkeqësisht u deshën më shumë së treçerek shekulli të rivlerësohet figura e tij: por të gjitha këto ia lamë kohës t’i gjykojë, atëherë kúr të jenë mbledhë provat pro e contra, kur të jenë shue pasjonet, kúr të jenë hapë fletët e dokumentavet, kúr do të mund të flitet me gjak të ftoftë, larg nga interesat vetanake e nga partizanít, me nji fjalë, kúr të shkruhet historija e vërtetë (Gurakuqi: 1959), por koha është akoma “e verbër”.

.

2.Sfida e mendimit gjuhësor, përmes viseve të mjegullta të kohës, sfida për një komb të qytëruar, vjen përmes lëmisë gjuhësore, në veçanti të leksikografisë dhe gramatologjisë, duke pastruar fjalët e huaja, për të zgjeruar dhe qartësuar me tej tablonë mbi filozofinë e një shqipeje të përbashkët përmes: selitjes së qytetëruar të mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet (Kruja: 2002), të diktuar drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore, si një rëndësi jetike e ndërtimit të zinxhirit të saj evolutiv (Kruja: 2007). Nëse duhet të përqëndrohemi tek përkushtimi gjuhësor i autorit, dhe vetë funksioni “zyrtar”, kërkohet një “operacion” i thellë edhe gjuhësor, jo vetëm si kumtim të një procedure dritësimi mbi thellësinë e rrënjës historike të Shqipes Moderne, por edhe shëndrrimit të gjuhës si mjet të edukimit dhe komunikimit masiv. Më përtej normimit (rregullimit), duke ruajtur edhe trashëgiminë gjuhësore të deriatëhershme, për Krujën ishte një mision i vështirë, sidomos rreth studimit analitik, që u botua me ndihmën e gjuhëtares Ledi Shamku, (shoqëruar me një pasthënie të gjatë), ku vetë autori shprehet se: lexuesit kam shpresë se mund t’i sjellë nji dobi praktike studimit të gjuhës s’onë përgjithsisht, në fushën e gjuhësisë krahasimtare (pak e njohur për kohën ose fare), ndërmjet gjuhës letrare të Bardhit, e shqipes që flitej dhe shkruhej deri në vitet ’30-’40, vjen si risi, përmes metodikës shkencore filologjike. Në shkrimin e Zef Valentinit, të botuar në (“Shêjzat”, Vjeti i III, Nr. 1-2, Kallnduer-Fruer 1959”) me shënimin: [pronar: Ernest Koliqi/ kryeredaktor: Martin Camaj], autori e cilëson Krujën si, “…një person që karakterizohej nga ndershmёria e tij e thellё dhe e sinqertё, pasioni i tij pёr “atê qi e mbante si thesarin mâ tё madh kulturuer t’atdheut: gjuhёn e tij”, që tregohej edhe përmes punës për ngritjen e Institutit të Studimeve Shqiptare: “prej dyzet vjetёsh nuk ka pasё asnji fjalor tё botuem, madje edhe çdo glosar i thjeshtё qi tё mos jetё shqyrtue prej tij nёpёrmjet mijra vёrejtjesh, shtesash, ndreqjesh, tё gjitha tё dokumentueme bollshёm e me saktёsi. Miqtё e tij dhe ata qi qênё kolegё tё tij nё Institutin e Studimeve Shqiptare tё Tiranёs kanё pasё mundёsí me marrё nёpёr dorё 12 vёllimet e trasha tё dorёshkrimit nё formё protokolli, tё cilёt, sikur tё mos kishin mbetun tё pabotuem, sigurisht do tё pёrbâjshin fjalorin e parё tё madh e tё vёrtetё tё gjuhёs shqipe” (Valentini: 1959).

3.Sfida publicistike dhe letrare (epistolare). Jo pa qëllim në këtë nëndarje vendosa të bëj një ndalesë tek kumtesa me temë: mendime mbi trajtimin e një gjuhë letrare shqipe, (Kruja: 1940), (mbajtur në kumtesën në Kuvendin e parë të Studimeve Albanologjike që u mbajt në pranverën e vitit 1940, në Tiranë. Kuvendi vendosi krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare, kryetar i të cilit u zgjodh Mustafa Merlika – Kruja) ku vetë Kruja na bën një panoramë të gjuhës shqipe të kohës, që duhet trajtuar në mënyrë kritike përmes këtyre qasjeve:
– qasje e parë: niveli i shkrimit është në një gjuhë me termiologji shkencore dhe i përshtatet rastit, duke kuptuar se Kruja, njeh shumë mirë teoritë shkencore gjuhësorë të kohës,
– qasje e dytë: adresimi i problemit të ndarjes mes gjuhës së folur (gjuha e komunikimit)
dhe gjuha e shkruar sidomos librore (letrare), përmes gjuhës së një letërsie kombëtare, që lexohet dhe kuptohet nga të gjithë,
– qasje e tretë: dallimi mes gjuhës kombëtare dhe asaj krahinore (dialekteve), duke e
cilësuar edhe dialektin si një gjuhë,
– qasja e katërt: ndarja e dy dialekteve të mirëfillta, toskë dhe gege (me shembuj),
– qasja e pestë: gegnishtia si dialekti bazë për të qenë në themelin e gjuhës standarde
kombtare shqiptare, si një nga dialektet, që flitet nga shumica më e madhe shqipfolëse e shqiptarëve (madje edhe sot),
– qasja e gjashtë: zhvillimi i të gjitha degëve të gjuhës kombtare, që nga trajtat
morfologjike, pasurimi i gjuhës dhe “pastrimi” nga fjalët e huaja,
– qasja e shtatë: transkritimi i teksteve të vjetra të shqipes dhe studimi përmes qasjeve
krahasuese etj., na mundëson një pamje më të qartë në fushën e studimeve filologjike dhe historike, ku përfshihet historia e vetë autorit (Kruja: 2021).
Nëse duhet t’i referohemi letërsisë, kemi në dorë një trashëgimi memoaristike aq të vyer, të një pinjolli të klasës përparimtare dhe intelektuale të kohës, një letërkëmbim që rrok një hapsirë kohore prej katër vitesh mes Camajt dhe Krujës, një atdhetar dhe erudit, të ruajtura nga e motra e tij, një lëndë letrare aq e çmur pesëvëllimëshe, me titullin “Kuvend letrash me miqtë” (Kruja: 2012/2017). Letërkëmbimi mes Krujës dhe Camajt, ka rëndësi edhe për studiuesit e rinj, jo vetëm kritikë (të cilët mungojnë në fushën memoaristike), por sidomos të filologjisë krahasuese. Pse të filologjisë krahasuese? Gjuha e shkruar në këto letërkëmbime është një “gjuhë e lartë” në gegnisht, një gegnishte e qartë dhe pastër, me një rregullsi drejtshkrimore me stil letrar. Trajtesa filologjike brenda vetë letrës, trajton dhe debaton rreth fjalorit të Kristoforidhit, që është një tjetër lëmi, ku gjuhëtarët kanë se çfarë të mësojnë. Në botimin e këtij letërkëmbimi në “ExLibris”, në gusht 2020 me titull “Letërkëmbim Mustafa Kruja – Martin Camaj”, lavdërohet nga Kruja, poezia e Camajt, kam admiruem talentin t’uej qi premton shumë e mirë për letërsinë shqiptare (ExLibris: 2020). Por, akoma askush nuk ka mundur të qëmtojë në këto letërkëmbime për të patur një cikël studimesh, akoma më të thelluara, mbi figurat stilistike të një gjinie letrare të shkruar me parë nga Noli dhe Konica. Letërsia epistolare është lëndë, mjaft e njohur në letërsinë botërore prej shumë dekadash.
Si përfundim: është koha që të njohim shumë më thellë të gjithë veprimtarinë dhe veprën kulturologjike dhe filologjike e atdhetarit dhe euruditit, që baltoset me lloj-lloj epitetesh: si “zogist”, “fashist”, “kolaboracionist” gjuhë tipike komuniste, kur edhe zërat e rinj studiues, janë “infektuar” nga virusi i madhështisë së rreme me shkrime të porositura, vetëm të ca emrave që tashmë “kanë vdekur” letrarisht, historikisht dhe gjuhësisht. Një gjuhëtar, që akoma quhet fashist dhe sa e sa -ista të tjerë, por që qëmtimi i veprës së Mustafa Merlika-Kruja, i bën një shërbim edhe kulturës dhe gjuhësisë moderne shqipe.

Mustafa Merlika - Kruja (1941)
Mustafa Merlika – Kruja (1941

Bibliografia:

1.Gurakuqi, Karl. (1959): Tetsamneti i Mustafa Krujës, “Shêjzat”, Vjeti i III, N. 11-12, Romë.
2.https://exlibris.al/leterkembim-mustafa-kruja-martin-camaj/
3.Kruja, Mustafa. (1940): Mendime mbi trajtimin e një gjuhë letare shqipe, “Fjala Review”.
4.Kruja, Mustafa. (2007): Nji studim analitik, “Çabej”, Tiranë.
5.Kruja, Mustafa. (2008): Fjaluer kritik i shqipes, “Çabej”, Tiranë
6.Kruja, Mustafa. M. (2012/2017): Kuvend letrash me miqtë, vol.1/vol.5, “OMSCA-1”, Tiranë.
7.Kruja, Mustafa. M. (2021): Lashtësi shqiptare, “Berk”, Tiranë.
8.Milo, Paskal. (2014): Shqiptarët në luftën e dytë botërore. “Toena”, Tiranë.
9.Ndreca, Ardian . (2011): “Mustafa Merlika – Kruja: figurë e ndritun e shkencës shqiptare”. Rishkrimi i historisë dhe figura e Mustafa Krujës (1887-1958). “Botime Françeskane”, Shkodër.
10.Valentini, Zef. (1959): Mustafa Kruja si studjues, “Shêjzat”, Vjeti i III, Nr. 1- 2, Romë.

.

 

Related Images:

Artikulli paraprak“Dialog në ferr ndërmjet Makiavelit dhe Monteskiesë” – nga Maurice Joly
Artikulli tjetërLibri “Shqiptarët sipas Serbëve” i Bashkim Trenovës – nga Rexhep Shahu
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.