back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Demokratët meritojnë Respekt! – nga Ylli Manjani

Gazeta

Ylli Manjani
Ylli Manjani

Demokratët meritojnë Respekt!

nga Ylli Manjani

Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike, i cili vetmblidhet nesër, është një ngjarje unike në jetën e partive politike. Është një ngjarje me vlera të jashtëzakonshme demokratike, sepse për herë të parë demonstrohet aftësi vetrregulluese brenda një partie.
Ne shqiptarët e kemi disi problem kulturor vetëmbledhjen. Madje kur vetmblidhemi zakonisht bëjmë sherr, ose ndërrojmë rregjime. 
Por, demokratët këtë radhë vendosën një stekë demokracie të lartë. Dhe për këtë meritojnë Respekt.
Polemikat mbi këtë Kuvend janë vetëm një vlerë e shtuar në debatin publik, pavarsisht se shpesh nuk mbështetet në argumente tradicionale apo edhe në fjalë e qëndrime të paarsyeshme. Në fund të fundit ky proces vetorganizues është demokratik. Ky proces në tërësinë e tij i sjell veç të mira demokracisë në tërësi.
Në këtë proces të pastër demokratik, demokratët duhet të jenë krenarë për stekën e lartë që vunë. Të gjithë demokratët, pa përjashtim, pro dhe kundër foltores.

11 dhjetor 2021 - Kongresi i Jashtëzakonshëm i PD-së
11 dhjetor 2021 – Kongresi i Jashtëzakonshëm i PD-së

Në këtë proces as nuk fiton Berisha (plaku) e as nuk humbet Luli (i riu). 
Ka fituar tashmë demokracia! 
Ka fituar standarti.
Ka fituar anëtarësia. 
Ka fituar liria.
Lulzim Basha, më shumë se kushdo tjetër sot, pavarësisht errësimit të kuptueshëm të llogjikës, duhet të ndjehet krenar që ka drejtuar një parti vërtetë demokratike. Një parti që të mbështet, por edhe që reagon. Ka drejtuar jo një repart ushtarak, por një bashkim njerëzish të lirë. 
Kjo nuk është pak!
Jam i bindur që pas një reflektimi jo emocional kjo llogjikë do triumfojë tek Ai. 
Sali Berisha është leader i padiskutueshëm demokratëve dhe të gjithë ata, demokratët pra duhet të jenë me fat që Ai është ende i fortë dhe gjenerues i debatit dhe proceseve demokratike. 
Për të gjitha këto arsye, demokratët kanë të drejtë të jenë krenarë për këtë nismë politike të paprecedentë, por shumë kuptimplote. 
Demokratët e duan Partinë Demokratike të gjallë, të fortë dhe alternativë qeverisëse. Këtë tregoi edhe sondazhi më i fundit i Euronews.
Ndaj suksese nesër demokratëve!

.

Marrë nga Muri i Fb i Ylli Manjanit, 10 dhjetor 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.