back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Del nga shtypi përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit, në tetë volume

Gazeta

Përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit
Përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit

Del nga shtypi përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit,

në tetë volume

Veprimtaria studimore, letrare, dokumentare, jetësore etj., e Tahir Kolgjinit, sapo ka dalë nga shtypi, si botim integral i Shtëpisë Botuese “Logos-A” në Shkup. Kjo kolanë speciale përbahet prej 8 volumesh, përkatësisht, gjuhësi, histori, letërsi, publicistikë, korrespondencë dhe përmbledhje dokumentesh, që përfshijnë nji periudhë mbi 40-vjeçare. Tashma me këtë botim, çdo studiues apo kureshtar për çeshtje të historisë së kombit tonë, apo personazhesh të periudhës 1930-1980, mund të konsultohet edhe me nji za tjetër, me nji qasje të vetën, origjinale, për çfarë ka ndodhë, edhe si dëshmitar okular. Po kështu, çdokush që ka pasion gjuhësinë, mund të kridhet në shtjellimet gjuhësore të autorit e të përimtojë saktësinë apo mungesën e tyne në “Shpalime rreth Lahutës”, e punime të tjera.
Nga ana tjetër, çdo “specialist balte”, mund të lexojë dokumentet e Arkivit të Shtetit, të nënshkrueme prej Tahirit, gjatë kohës që ishte me detyra shtetnore në Kukës, Prizren, Gjinokastër, Prishtinë e Shkodër, në vitet ’40, ose ato që ia ka “qendisë” Sigurimi i Shtetit të regjimit komunist në periudhën nga 1960 e deri sa mbylli sytë.
Nji pjesë e këtyne shkrimeve dhe studimeve janë të njohuna e të botueme ma përpara, në formë librash, si ai për “Shpalimet”, ose polemika për “Esat Pashën”, përmbledhja poetike, si dhe nji pjesë e letërkëmbimeve, kurse janë krejt të panjohuna pjesa e dokumenteve, (nga ASH, apo Sigurimi), nji pjesë e epistolarit, i cili ka qenë në osmanisht mes Tahirit dhe Mustafa Krujës, apo letrat që ka pasë me Ekrem bej Vlorën, Xhafer Devën e personazhe të njohuna të historisë, si dhe nji album fotografik.

Del nga shtypi përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit, në tetë volume
Përmbledhja e veprave të Tahir Kolgjinit, në tetë volume

Ky botim asht në nji masë të konsiderueshme, “shterrues” sa u përket pjesëve kryesore të veprës shkrimore të Tahirit, por gjatë kohës që kjo kolanë ishte në proces përgatitor, janë zbulue edhe materiale apo informacione shtesë, të cilat nuk ka qenë e mundshme me i përfshi në këtë botim. Nji ndër këto, psh., asht nji “kujtim familjar” i Tahirit, ku dëshmon për historinë e fisit Kolgjini, përkatësisht të familjes së vet, me amanetin që këtë “kujtim familjar” ta vazhdojnë pasardhësit e tij. Po kështu janë zbulue të dhana shtesë rreth veprimtarisë së tij, dokumente ekskluzive edhe prej arkivash të hueja, të cilat nuk ka qenë e mundshme me i sigurue në mënyrë që të baheshin të botueshme.
Fotot e kopertinave që po publikojmë bashkë me këtë shënim, mund të ilustrojnë edhe ma mirë se fjalët e mia disa prej aspekteve teknike, estetike e grafike të këtij botimi, mbi të cilat nuk asht vendi me u zgjatë këtu.
Së fundi, por jo ma pak e randësishme, lista e personave që meritojnë të përmenden për kontributet e dhana në këtë botim, e barazon si numër fjalësh këtë status, prandej nuk po shënoj gja ksaj radhe. Jam i sigurt që secili prej tyne e di që unë si pasardhës i Tahirit, i jam mirënjohës përjetësisht.
Kopja e parë e këtij botimi ka dalë veç dje prej shtypshkronje. Unë ende nuk e kam pa fizikisht. Por për çdo të interesuem, ajo mund të gjindet në rrjetin e shpërndamjes së vetë shtëpisë botuese “Logos-A”.
Me urimin që kjo vepër të gjejë lexuesin e vet, më lejoni t’i uroj “mirësardhjen” autorit në formën e tij ma përfaqësuese!

Marre nga Muri i FB Neritan Kolgjini, 10 maj 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.