back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Asnjanësia është e rehatshme, por kurrsesi e dobishme zoti Kadare! – nga Elona Caslli

Gazeta

Kadare dhe Veliaj - Në Muzeun Kadare
Kadare dhe Veliaj – Në Muzeun Kadare
Zoti Kadare, në ngjarjen e rrënimit të Teatrit Kombëtar ka dy përgjegjsi të vogla,
për të cilat duhej të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetme:
E Para: Ai ka qënë President Nderi i organizatës “Mjaft” dhe ka propaganduar
figurën e Erjon Velisë që ai të vinte në Pushtet,
Veliaj sot është varrëmihës i kulturës dhe i Teatrit Kombëtar…
E Dyta… Kadare ka propozuar për President Republike, gjeneralin Sandër Lleshi,
i cili ka qënë organizatori i operacionit policesk dhe burracakëror
në masakrimin e artistëve dhe të Teatrit Kombëtar!
Zoti Kadare, thjesht si njeri me ndikim te këto dy figura të shëndrruara në rrënues,
për të cilët ai është bërë mbështetes… duhet të kishte ndërhyrë me autoritetin e tij,
që ta zbuste situatën! Ju nuk bëtë asgjë!
Thjesht u fshehet pas moshës dhe gjendjes shëndetsore!
Ndërgjegja Juaj prej shkrimtari, le ta përcjellë këtë rrënim!
jozef radi, 22 maj 2020
.
Elona Caslli
Elona Caslli

Asnjanësia është e rehatshme,

por kurrsesi e dobishme, zoti Kadare!

nga Elona Caslli

Kam menduar gjithnjë se asnjanësia është e rehatshme. Shprehja tipike që përdoret për t’u rehatuar në kolltukun e rehatshëm të asnjanësisë është: Nuk di gjë unë. Mua mos më ngatërroni!
Njeriu asnjanës zhvishet nga çdo përgjegjësi. Ai ulet në kolltuk dhe sheh si spektator të gjitha ngjarjet. Nuk ka detyrë të mbajë asnjë qëndrim.
Ai ka po aq detyrime sa mund të ketë një spektator në një shfaqje teatrale. Madje mund të themi se një spektator në një shfaqje teatrale, ka më shumë përgjegjësi, pasi ai nuk mund të ngrihet, bie fjala në mes të një shfaqjeje dhe të largohet nga salla, nëse është ulur në mes të sallës.
Spektatorët e tjerë do të bezdiseshin nga ngritja e tij e beftë dhe do ta gjykonin si njeri që fyen paturpësisht artin. Dhe duke qenë se gjyqet kolektive në përgjithësi nuk kanë asnjë grimë mëshire për të pandehurin, spektatori në mes të sallës, rri ulur dhe nuk guxon të ngrihet.
Ndërsa spektatori në jetën reale mund të ngrihet në mes të shfaqjes dhe të rikthehet tek kjo e fundit, kur të dojë. Askush nuk do ta shikojë shtrembër dhe askush nuk do të fyhet nga asnjanësia e tij. Madje, ne si shoqëri kemi prirjen t’i mirëkuptojmë asnjanësit dhe deri diku të ndiejmë dhimbje për ta.
Kjo dhimbje në përgjithësi përkthehet me shprehjen: Nuk përzihet ai. Nuk ngatërrohet fare në këtë çështje.
.
17 Maj 2020 - Rrënimi i Teatrit Kombëtar
17 Maj 2020 – Rrënimi i Teatrit Kombëtar
Me pak fjalë mosngatërrimin e trajtojmë si urti, ndërkohë që nuk ka të bëjë hiç me urtinë. Është mungesë e mirëfilltë përgjegjegjësie në rastin më të mirë dhe një kontratë e lidhur në heshtje me pushtetin në rastin më të keq.
Jeni shprehur se nuk keni dijeni për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe se nuk doni të ngatërroheni me këtë çështje, zoti Kadare.
Nuk nevojitet informacion i detajuar zoti Kadare. Mjafton një fjali e vetme për të shprehur fytyrën e kohës që po jeton Shqipëria; Teatri Kombëtar shembet në zemër të natës në Tiranë.
Për dikë që ka jetuar në diktaturë nuk është fort e vështirë të kuptojë domethënien që ka nata për diktaturën.
Familjet internoheshin natën, armët futeshin në kishë natën. Pra, gjithçka bëhej natën. Duket se nata dhe diktatura kanë një gjë të përbashkët: Errësirën.
Nuk besoj se fjala juaj zoti Kadare, do ta bënte të skuqej Kryeministrin e aq më pak Kryetarin e Bashkisë, por besoj se fjala juaj do të ishte një zë më shumë në zërat e paktë të intelektualëve që po i bëjnë qëndresë neodiktaturës që po instalohet në Shqipëri.
Asnjanësia juaj, mund të jetë e rehatshme, por kurrsesi e dobishme. Dhe kur them e dobishme nënkuptoj raportin tuaj me Shqipërinë dhe me kulturën shqiptare.
Asnjanësia juaj është një zë më pak në zërat e dëmshëm për pushtetin dhe një zë më shumë tek zërat e dobishëm për pushtetin.
.
Post Scriptum – Asnjanësia është e vyer dhe krejt ushqyese për çdo diktaturë.
.
Marre nga Muri i Fb i Elona Casllit 22 maj 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.