10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufëzat cinike të chihuahua-ve – nga Shpend Sollaku – Noé

on

|

views

and

comments

Agron Tufa dhe Familja e tij
Agron Tufa dhe Familja e tij

Agron Tufa, atdheu i bukur dhe tufëzat cinike të chihuahua-ve

nga Shpend Sollaku – Noé

Tre opzione të lidhura ngushtë, të prezantuara në një foto të vetme. Një familje e bukur Tufa – babi Agroni, mama Elvana, dhe të pesë fëmijët si trupa qiellore. Pas shpine mbetet atdheu, i errët, si pas dyerve të mbyllura me të përplasur, pas shpine. Përplasja çirret: Ikni, mos ua pafshim më bojën. Jetojmë më mirë pa ju. Nuk flet atdheu, i mbetur i pagojë.
Një tufëzë me chihuahua, sipas modelit koop, e ngjyrosur me të kuqe, përpiqet ta shtyjë sa më larg prej atdheut grigjën e babit Agron. Qenushët, sidoqoftë, nuk janë vetëm. Pas tyre, me jargosje të ngjirura, ca rottweiler të rrezikshëm, që mund të të shqyejne fytin edhe me një të kafshuar, për të vetmen arsye sepse i përkasin një race vrasëse.
Foton xixëlluese të familjes Tufa, kam kohë që e kam zgjedhur si sfond të desktopit të kompjuterit tim. Por kori, edhe i zhabave, ka qenë i mjaftueshëm për të mbytur zërin e gjithkujt, e jo me timin – zë i një ikanaci qysh prej 28 vjetësh, që e di më mirë se çfarëdolloj ulëritësi, pro apo kundër, se çdo të thotë të ikësh dhe të kesh me vete një familje që duhet mbajtur e bashkuar, që duhet veshur, duhet ushqyer, në stomak, por sidomos në mendje!
.
Prototip i nje Documenti-Viaggio
Prototip i nje Documenti-Viaggio
I kam menduar shpesh Tufët azilkërkues sidomos këto ditë, kur m’u desh të sistemoja dokumentat e familjes time të viteve të para të azilit tim politik. Më mbetën sytë tek një libreze, të qujatur “Documento di Viaggio” – Dokument udhëtimi. Na e dhanë pas njohjes së azilit, sipas Konvencionit të Gjenevës, të vitit 1951, të ratifikuar në Itali me ligjin e 24 qershorit të vitit 1954, dhe më pas edhe sipas protokollit të New Yorkut të 31 janarit të 1967-ës, veprues sipas ligjit të 14 qershorit1970, n. 95.
Ajo lloj pasaporte ndërkombëtare kishte ngjyre gri, ashtu siç na dukej edhe e ardhmja në dhè të huaj, sidomos në ato ditë pa mbarim të pritjes së përgjigjes.
Sipas asaj libreze na ndalohej shkuarja ne Shqipëri për të paktën derisa të mos ekzistonte rreziku për jetën e ne azilmarrësve, ose deri sa të na njihej shtetësia italiane.
Edhe Agronit e familjes se tij besoj duhet t’u lëshohet ky lloj dokumenti, pasi ligjet më të rëndësishme ndërkombëtare se ato që përmenda më sipër për lëndën e azilit politik nuk kanë ndryshuar. Edhe në Zvicër, si në Itali dhe në vendet e tjera që kanë njohur këto marrëveshje, janw emetuar ligje apo vendime në përputhje me kushtet kombëtare. Sipas njohurive të mia modeste, vendi në të cilin Tufët ndodhen, është ndoshta më i përparuari në këtë drejtim. Sipas kësaj ideje, chihuahua-t dhe rottweiler-at shqiptarë shpresojnë më kotë që të mos i jepet azili kësaj familjeje, që, sipas meje, i tejkalon të gjitha kushtet për t’ua njohur azilin.
E vetmja shpresë chihuahua- rottweilerore mbetet që t’u nxirret si pengese fakti që Shqipëria është tashmë një vend demkratik. Edhe në këtë pikë fatet e familjes time me atë të Agron Tufës ngjajnë. Ne e kërkuam azilin në prill të vitit 1992, kur në Shqipëri kishin fituar forcat që bota sapo i kish njohur si demokratike. Kjo edhe na u përmend kur kërkuam azil. Po unë kisha me vete jo vetëm oratorinë time, por edhe një valixhe plot me dokumenta të cilat më jepnin të drejtë. Kërkova të dëgjohem nga komisioni i posaçëm i Romës, dhe arrita t’i bind. Përgjigja zgjati ca, ajo arriti vetëm më 4 dhjetor të vitit 1992. Ato muaj qenë më të rrezikshmit për ekilibrin familjar. Nuk kishin të drejtë të punonim; shteti italian ishte ende vonë me ligjet për asistencën për të huajt, pra ndihma ekonomike për ne ishte pothuajse zero. Për të shpëtuar familjen m’u desh të punoj në të zezë, të përballoj argatllëqe nga më të rëndat.
Unë uroj, shpresoj dhe besoj që në Zvicër kushtet për kërkuesit e azilit, sidomos kur janë intelektualë dhe me familje, të jenë të ndryshme.
.
Shpend Sollaku - Noe ne Alpet austriake
Shpend Sollaku – Noe ne Alpet austriake
Jam i sigurt që Agron Tufa ka një thes me arsye dhe me dokumenta që mund të bindin çfarëdolloj komisioni për rrezikun që i kanosej familjes së tij. Ai është burrë dhe intelektual 24 karatësh dhe jo ndonjë guhak i hutuar provincial. Fati i tij i madh është se gjendet në vendin në të cilin është firmosur dokumenti më i rëndësishëm për azilin, ai i Konvencionit të Gjenevës. Prandaj jargëmëdhenjtë e Tiranës që i urojnë kthimin e turpshëm në Shqipëri, rrahin ujë në havan. Edhe në rastin e mosnjohjes së azilit, Tufët nuk mund t’i mbrapshtojnë në vendin ku u kërcënohet jeta.
I rikthehem fotos së fillimit të shkrimit: nuk mund ta përmbaj trishtimin që më tejshpon.
Për mua dhe pjesën më të shëndoshë të inteligjencës shqiptare, njerëz si Agroni vazhdonin të na ushqenin shpresën në nxjerrjen nga koma të vendit. Ikja e tij do të thotë zbehje e rëndësishme e asaj shprese. Familja e tij dhe e Elvanës ishte diamant nga më të rrallët në ballin e atdheut. Mungesa e tyre në Shqipëri është grabitja më e madhe që i bëhet ëndrrës tonë, për t’u kthyer një ditë atje!

 

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.