back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 7 Nëntor, 2024

Agimi mori dhenë Skicë nga Lazër Radi (1939)

Gazeta

Lazër Radi 1940
Lazër Radi 1940

Agimi mori dhenë Skicë nga Lazër Radi

Syni nuk m’shijoi nji qiell ma t’kulluet, zemra nuk pati nji dëshirë ma të madhe, dhe nji kangë ma e lumtun nuk më gufoi prej shpirtit!
Mbramë, qielli më vërente me njimijë sy të hareshëm. Sytë inxhi të qiellit vërshuen mbi mua. Ajo inondatë drite më çmeriti…
Desha të ikja. Çudi me natën! Ajo më ndoqi hap mbas hapi e gjurmë mbas gjurme. E ndjej mirë hijeshinë e natës, por më pëlqen vetëm agimi.
Ah! Nata s’më la të qetë. E ndjeshme, megjithatë ia vuna krahun dhe si dy dashnorë, si dy miq të dashtun u vumë në shëtitje lulishtave qiellore!
Nata m’kaloi asaj fushe Elizè.
Nëpër selvitë e blerta përshkohej nji frymë kumbuese! Nëpër ajër përhapeshin do zana të çuditshëm e nata dukej sikur qeshte…
Unë dhe nata haheshim në heshtje!
Fusha Elizè s’kish të sosun! Dhe nata më tha: “Thueja nji kange o kangëtar!” Kange? Por, oh, kanga s’më doli!
“Këndo”, më tha nata.
Por kanga sì del prej shpirtit s’asht ma kangë. Prandaj heshta. Koha kalonte. Nata më kqyrte me përbuzje.
Më kqyri dhe iku…
S’më erdhi keq për natën…
Prej së largu dukej agimi. Ishte i mrekullueshëm. Flokët e praruem i derdheshin mbi shpatulla. Mbi kokë ndriçonte nji kunorë. Atëherë, nji dëshirë e çuditshme flakëroi tek unë. Nji forcë e mistershme më shtynte t’ia hiqja njat kunorë lavdie… Dhe me t’vërtetë desha ta hiqja. Ia pata zili agimit! Shtriva dorën dhe desha me ia marrë njat kunorë t’artë… dhe t’ia vija vetes mbi krye…
Por agimi mori dhenë!
(Shtypi, shkurt 1939)

 

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.