18.5 C
Tirana
E premte, 1 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

55-Vjetori i Estrades Profesioniste të Lushnjes (1962 – 2017) nga Maksim Kulla

on

|

views

and

comments

Trupa e Estradës së Lushnjes - Krujë
Trupa e Estradës së Lushnjes – Krujë

55-Vjetori i Estrades Profesioniste të Lushnjes

1962 – 2017

nga Maksim Kulla

Estrada Profesioniste e Lushnjës filloi nga puna më 14 prill 1962, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit e të Kulturës në të njëjtën kohë edhe me qytetet Sarandë e Pogradec ku më parë ishin ngritur në Tiranë[1952], Vlorë[1955], Fier[1957], Shkodër[1958], Kukës e Peshkopi[1959] etj.
Krijimi i estradës profesioniste ishte një ngjarje e rëndësishme për jetën atistike të qytetit dhe i vetmi institucion profesionist që do të linte gjurmë për vite me rradhë. Vërtetë që ky miratim erdhi nga vendimet e qeverisë, por kemi parasysh që lëvizja kulturore artistike në Lushnjë kishte krijuar tashmë një traditë që pasurohej në vazhdimësi dhe nga ku kishin dalë talente si këngëtarët e aktorët Vaçe Zela, Ajete Brahimi, Ilia Shyti, Margarita Xhepa, Pavlina Mani, etj, të cilët kishin bërë emër në nivelet kombëtare. Në premierat e estradës u krijuan tipa e karaktere të puntorit, fshatarit e intelektualit nëpërmjet dialogjeve e monologjeve satirike, parodive, kupleteve, pantonimave, recitimeve e materialeve të larmishme muzikore. Ato do të krijonin fizionominë e vet me humorin karakteristik Myzeqar, por edhe me këngët e bukura me motive të folklorit burimor të trevës.
.
Estrada e Lushnjes - Aktori Hekuran Zhiti
Estrada e Lushnjes – Aktori Hekuran Zhiti

Menjëherë pas miratimit të strukturës organike u emëruan aktorët, këngëtarët e instrumentistët që do të bënin pjesë në trupën e estradës profesioniste, e cila do të ishte në një drejtori me Shtëpinë e Kulturës së Rrethit ku drejtor do të emërohej Avdyl Tufa më pas Razi Brahimi, Vangjel Bardhi, Jovan Bizhyti, Rrapi Zoi, Kristaq Papa, Natasha Nushi etj. Për përzgjedhjen e elementit të aktorëve, muzikantëve dhe këngëtarëve, në muajt e parë të vitit 1962, u ngrit një komision nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës që përbëhej nga kryeregjisori i Teatrit Popullor Pandi Stillu, nga përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës Vangjel Myzeqari, nga instruktori për kulturën Shefqet Karaj, inspektori i kulturës Gëzim Libohova, regjisori i Shtëpisë së Kulturës Tahsin Demiraj dhe dirigjenti i orkestrës Niko Deda. Në konkurim secili garues kishte të drejtë të paraqitej me një monolog ose recitim, dialog ose fragment skeçi, një fabul, një etyd ose pantomimë.

Pati shumë interes nga amatorët e rrethit dhe pjesmarrja qe e kënaqëshme. Përfundimisht, komisioni pas disa ditësh shpalli fituesit. Artistët që krijuan trupën e estradës profesioniste ishin aktorët Hekuran Zhiti, Suzana Aliçka, Dhimitraq Nushi dhe Jovan Bizhyti, këngëtare Milika Prifti, Vide Puka dhe Liri Llazo, ndërsa instrumentistë Thanas Gramatiko[klarinetë], Tahir Beqiri[violinë].
Më vonë, organika do të plotësohej në gusht 1962 me Aneta Gjermëni[aktore] në shkurt 1963 Dajlan Begolli[Flaut-sax], në nëntor 1963 Petraq Dhimitri [këngëtarë] dhe Bajram Çakalli[aktor-prestigjator-koreograf] e më pas deri ne fund te viteve 70 do të vinin Athina Vogli, Sulo Kosova, Spiro Dinaku, Vasil Bani, Jolanda Olldashi etj.
.
Estrada e Lushnjes - Gjate shfaqjes
Estrada e Lushnjes – Gjate shfaqjes

Përpara krijimit të estradës profesioniste në shtëpinë e kulturës kishte vite që funksiononte trupa e teatrit dhe estradës amatore dhe në momentin që pritej të miratohej trupa profesioniste tre muajt e fundit para vitit 1961, u shfaq premiera ‘‘Adresa e humbur’’, e cila u pa edhe nga komisioni që kishte ardhur për të miratuar dhe përzgjedhur artistët e estradës profesioniste. Aktorët që u përzgjodhën ishin tipa e natyra të ndryshme, ku secili me individualitetin e tij plotësonte më së miri mozaikun e humorit myzeqarë. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi kemi zëvendësime regjizorësh, aktorësh për arsye të ndryshme herë transferime në qytete të tjera e herë spostime të detyruara e në disa raste të kamufluara, por është për t’u theksuar se nga viti në vit kjo estradë krijoi fizionominë e vet të trevës me atë humor therës e tepër të zgjuar të fshatarit myzeqar, duke krijuar tipa karakteresh që shquheshin për individualitete dhe që shumë shpejt do të pëlqeheshin nga publiku.

Regjisorët e estradës ndër vite janë Tahsin Demiraj, [1962-1963] i cili gjatë periudhës që drejtoi Estradën Profesioniste, vuri në skenë 5 premiera dhe 1 variete, Gëzim Libohova, [1963-1965] në detyrën e regjizorit të estradës profesioniste do të realizonte 8 premiera dhe dy variete me numra të zgjedhura, Neim Nova, [1965-1967] në drejtimin e Estradës si regjisor në 2 vjet vuri në skenë 5 premiera dhe 2 variete, Myzejen Nepravishta, [1967-1971] vuri në skenë 6 premiera dhe 2 variete, Jovan Bizhyti, [1970-1973] në karierën e tij si regjisor vuri në skenë 8 premiera dhe 2 variete, Vasil Noçka, [1973-1980] vuri në skenë 28 premiera nga këto 7 premiera për fëmijë. Nga viti 1980 deri në mars 1982, do të shfaqeshin 5 premiera të estradës 1 nga Kristaq Papa, 3 nga Aristir Cauli dhe 2 premiera për fëmijë nga Hasan Dervishi dhe më pas Leka Bungo, [1982-1989] do të realizonte në skenë mbi 20 premiera të estradës.
Aktorë të shquar ndër vite janë Hekuran Zhiti, Dhimitraq Nushi, Suzana Alicka, Jovan Bizhyti, Sulo Kosova, Athina Dhimitri, Vasil Bani, Jolanda Olldashi, Robert Kamani, Hasan Dervishi, Petraq Dhimitri, Eleni Shtëmbari, Aristir Cauli, Natasha Nushi, Gjergj Lala, Dashuri Lloti, Sokol Myzeqari, Ludmilla Shani etj.
.
Estrada e Lushnjes - Aktori Dhimitraq Nushi
Estrada e Lushnjes – Aktori Dhimitraq Nushi

Piktor-skenograf Tahsin Demiraj, Jerasimo Ruci, Luan Boriçi, Besim Golemi, Armand Xhomo, Edmond Papathimiu dhe Libretist Gazmend Kongoli, Bujar Xhaferri, etj.

Estrada e Lushnjës ashtu si edhe shumë estrada të vendit ka pasur zig-zaget e veta herë me sukses, por edhe me momente krize sidomos me orkestrantët profesionistë që asnjëherë nuk u arrit të ishin instrumentistë të formuar në shkollat artistike pasi të njejtët instrumentist që filluan karrierën si profesionistë në vitin 1962, do të ishin deri në fund, baza e kësaj orkestre me ndryshime të vogla gjatë rrugës [quheshin profesionist ata që ishin të emëruar në strukturën e estradës]. Kjo ishte pikë e dobët e estradës e që nga neglizhenca e paaftësia e drejtuesve ndër vite nuk arriti të gjej zgjidhjen e duhur edhe atëhere kur pas viteve 1975, me ardhjen e kuadrove të shkollave të larta e të mesme artistike do të ndodhte që mjaft instrumentistë të tillë të quheshin amatorë kur në instrument ishin muzikantë profesionistë, por kjo vinte edhe për shkak të organikës së institucioneve e cila sillte për pasojë që shumë prej tyre të ishin të destinuar të ‘‘digjeshin’’ duke mos ushtruar rregullisht profesionin e tyre, megjithatë pavarësisht nga ky argument këta instrumentistë të orkestrës së estradës profesioniste të cilët u kualifikuan nga specialistë të ndryshëm ndër vite, apo në kurse në Shtëpinë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore ne Tiranë si dhe dirigjentët që do të vinin më vonë, kanë meritën e tyre në përballimin me vështirësi të premierave e koncerteve të zhvilluara e në shumë raste edhe jashtë mundësive të tyre siç do të ishin opereta ‘‘Edlira’’ e më vonë tabllotë muzikore etj.
Dirigjentët e estradës në vite ishin Niko Deda [1962-1964], Fotaq Filipeu [1964 -1966], Teki Luari [1966-1968], Rudak Ismaili [1968-1978], Llazar Borova [1978-1990] dhe ndërmjet kanë dirigjuar premiera estrade Dashnor Kruja, Maksim Kulla e me vonë pas viteve 90, Fuat Tërkuçi, Alfred Dhamo etj. Formacioni i orkestrës do të plotësohej me violina e instrumenta të tjerë të drurit e të tunxhit, klarinetë, flaut, trompë e trombone e do të kishte rritje më cilësore nën drejtimin e dirigjentëve që do të vinin një pas një në Lushnjë në vitet 1978-1990, katër dirigjentë të cilët mbaruan Akademinë e Arteve si Llazi Borova, Agim Rrëza, Edmond Doko e më pas Bledar Skënderi, ardhja e tyre do të ishte një shpërndarje jo e studjuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës kur Lushnja kishte të tjera kërkesa dhe koha tregoi që shumë nga këta muzikantë u morën me punë të rëndomta administrative jashtë profesionit duke i penguar në karierrën artistike e profesionale që ndoshta solli pasoja të pariparueshme në jetën e tyre.
.
Estrada e Lushnjes - 55 Vjetori
Estrada e Lushnjes – 55 Vjetori

Instrumentistë ndër vite me kontribut në orkestrën e estradës kemi Niko Deda, Pajtim Zorba, Dylber Zorba, Teki Luari, Rudak Ismaili, Dashnor Kruja, Dhimitraq Mati [Fisarmonikë], Tahir Beqiri, Franc Pali, Edmond Bejko, Bujar Kasapi, Arjan Hasanlliu [Trombë], Thanas Gramatiko, Dajlan Begolli, Fuat Tërkuci, Kastriot Stambolliu [Klarinetë-Sax], Ramadan Tërkuci, Mamo Beqo, Agim Hajdari, Ylli Kurti, Albert Kajno, Riza Nasufi [Bateri], Ylber Lame, Edmond Doko, Arben Shurdhi [Kontrabas], Shahin Rrushiti, Qemal Sinani, Enver Skraqi, Todi Dhima, Klement Marku [Kitarre], Maksim Kulla, Albert Mati [Trombone], Roland Tomorri, Haki Voshtina, Arjana Qafmolla, Liljana Kapllani, Alfred Dhamo, Nikoleta Mati [Violinë], Petrit Gani [oboe], Aneta Oktrova [Piano], Dajlan Begolli, Kimete Turku, Nikoleta Koci, Edison Lipe [Flaut],

Këngëtare në vite janë Ajete Brahimi, Liri Llazo, Vide Puka, Milika Prifti, Adile Meco, Rita Vako, Afërdita Cela, Barjam Beda, Ristanka Ziu, Gjinovefa Lushnjari, Merita Lola, Ramadan Sorkaro, Foto Arapi, Leonora Kola, Elida Korreshi, Aleksandër Bufi, Elanda Xhelilaj, Liljana Kanina, Bashkim Kici, Dervish Kici, Arqile Maka, Gëzim Kurti, Sonja Paceli, Brizida Skënderi, Rajmonda Milo, Etleva Shemaj, Servet Jeshili, Luan Manahasa, Valbona Hekurani, Ferdinant Mezini, etj.
Estrada Profesioniste arriti kulmin me ardhjen e regjisorit Leka Bungo, i cili me shfaqjet e përviteshme të koncertit të madh të vitit të ri do të bënte të njohur trupën profesioniste të qytetit, e cila do të konkuronte denjësisht me trupat më të mira profesioniste të vendit. Me shfaqjen ‘‘Të dua’’ në datën 5 nëntor 1990 me regjisor Kristaq Papa kemi një numër rekord shfaqjesh dhe spektatorësh e më pas në vitin 1992 kemi koncertin ‘‘Eros 1992’’ vënë në skenë nga regjisori Romeo Kice dhe në prill të vitit 1998, kemi premierën me titull ‘‘Leku, tepeleku’’ vënë në skenë nga regjisori Llukan Kola.
.
Estrada e Lushnjes - Aleksander Bufi dhe Liljana Kanina
Estrada e Lushnjes – Aleksander Bufi dhe Liljana Kanina

Në vazhdim do të shohim që Bashkia Lushnjë nuk do të kishte interes të stimulonte krijimtarinë artistike dhe të inkurajonte trupën e estradës duke i lënë në një gjendje apatike deri në vitin 2004, ku kemi mbylljen përfundimisht të estradës profesioniste, ajo pushoi së ekzistuari si rezultat i një vendimi absurd e të parakohshëm pasi asnjë qytet edhe sot që jemi në vitin 2017 nuk e cënoi strukturën organike të sektorit të kulturës.

Në qytetet fqinje deri edhe në Peshkopi, ekzistojnë të paprekura institucionet si estrada, teatri, banda muzikore si dhe funksionojnë shkolla 9-vjecare dhe të mesme artistike. Sigurisht që vështirësi ka edhe në këto qytete, por do të jetë shumë vonë kur raporti midis qyteteve për kapacitetet e artistëve për qytetin tonë, për Lushnjën do të jetë fatale. Artistët lushnjarë i detyruan me vendime absurde t’i largonin nga puna duke i lënë në rrugë pa asnjë ndihmesë për ta, duke i konsideruar si të pavlerë. Artistëve tanë nuk iu dha mundësia nga ana e drejtueseve të Bashkisë për të gjetur zgjidhjen e nevojshme që arti e kultura në qytetin e Lushnjës të mos binte në duar të personave të paaftë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me artin dhe kulturën dhe që me paaftësinë e tyre shkatërruan vlerat e fituara ndër vite në qytetin e Lushnjës.
Estrada e Lushnjes - 55 vite me vone
Estrada e Lushnjes – 55 vite me vone

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.