back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Vatra foli, populli dëgjoi” – nga Nosh Merrnaçaj

Gazeta

Nosh Merrnaçaj
Nosh Merrnaçaj
“Vatra foli, populli dëgjoi”
nga Nosh Merrnaçaj

Jam munduar të mos përzihem në dilemën e Vatrës që është bërë bozë tashmë, por është e vështirë të kalojë një ditë, kur njëra palë apo tjetra të mos valvisë flamurin e atdhetarisë dhe përsërit betimin për të luftuar për kombin deri në fund, ndërsa e akuzon tjetrën për një sërë krimesh. Ndërkohë e di se ka shumë njerëz që me të vërtetë janë patriotë të paepur dhe kanë dhënë shumë për Vatrën, në të dyja anët e konfliktit, e shumë nga këto deklarata janë aq fallco sa të bëjnë për të qeshur, po të mos ishte e trishtë.
Le të jemi të qartë për një gjë: Edhe pse të gjithë identifikohen si Vatranë, është e qartë që kemi dy grupe në konflikt.
Duke qenë se këto deklarata nuk kanë të bëjnë vetëm me Vatrën, por në shumicën e rasteve u drejtohen të gjithë Shqiptarëve, atëhere çështja na përket të gjithëve. Na përket të gjithëve edhe sepse Vatra ka shërbyer në një farë mënyrë si ambasadore e Shqiptarëve ndër vite, ndërsa këto ditë të vjen turp ta përmendesh gjëkundi.
Nuk dua të shkruaj romane, sepse janë thënë e stërthenë të gjitha, por desha vetëm të pyes zotërinjtë dhe zonjat që kanë marrë pjesë në këto deklarata publike një pyetje të thjeshtë:
Përse duhet të bëhet bujë e i gjithë ky debat të bëhet nëpër media duke u munduar t’i mbushni mendjen njerëzve (apo në shumicën e rasteve të na hidhni pluhur syve neve që e dimë shumë mirë të vërtetën) për këtë apo atë?

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës

Vatra e ka një shtëpi, e cila është blerë për këtë qëllim, pra për bisedime, dhe mund të uleni aty dhe të bisedoni e t’i sqaroni punët njëherë e mirë. Mund të sillni edhe mediat sa për të qenë dëshmitare, që të mos ketë dyshim kush tha çfarë? Jam i sigurt që Adem Belliu nuk do të përtonte të vinte ashtu siç ka ardhë në të gjitha rastet. Le të jetë kjo mbledhje e hapur dhe të gjykojnë të gjithë për veten e tyre.
Unë një gjë e kam të sigurt. Ka shumë veta që kanë kërkuar me kohë të bëhet një gjë e tillë, pra të bisedohet (jo një herë por disa herë), dhe ka një grup që jo vetëm nuk pranon bisedime, por dhe e ndalon hyrjen në atë shtëpi. Dhe menjëherë dalin deklaratat e gjata në media për të justifikuar veprimet e turpshme.
Nëse ka aludime se ka elemente ekstremiste, naziste, apo të tjera epitete që kam dëgjuar, mundem edhe të bie dakord. Siç thote fjala e urtë, “Pyll pa derra nuk ka”. Por të quash 60 veta (të paktën) të gjithë ekstremistë është e vështirë të kapërdihet.
Noli dhe Konica kanë krijuar Vatrën para se Shqipëria të shpallte pavarësinë, në vitin 1912, bazuar në një sistem Amerikan të sprovuar. Ta ka enda ta lexosh atë Kanunore që u përgatit më shumë se 100 vjet më parë dhe të vështrosh se sa përparimtare është.
Një shënim i shkurtë për Kanunoren.
Pothuajse të gjithë referojnë Kanunoren në një aspekt apo një tjetër, por të gjithë kanë një version të ndryshëm. Pra cilën, shtrohet pyetja?!
Kanunorja e vitit 1926 (ajo origjinale) parashikon zgjedhjen e kryesise për 1 vit.
Para forumit të fundit kryesia kishte mandat 2 vjeçar. E çuditshme se të gjithe bien dakord për këtë, por asnjë s’e di arsyen përse është 2 vjet!
Ku dhe kur u ndërrua nga 1 vit në 2 vjet?!
Pra, cila kanunore ishte ne fuqi deri në forumin e fundit? Meqënse e fundit është një konflikt i hapur po e lemë këtë mënjanë.
Këtu në Amerikë ka një fjalë të urtë, “Nëse nuk është e prishur, s’ka nevojë të rregullohet!”

27 mars 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.