back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

4 ditë të rralla të jetës sime – nga Genci Hoti

Gazeta

Porta e shkarkimit të liqenit te Moglicës
Porta e shkarkimit të liqenit te Moglicës

4 ditë të rralla të jetës sime

nga Genci Hoti

Me 21 dhjetor një telefonatë mëngjezore më bëri një propozim: në ujëmbledhësin e Moglicës ndodhën shumë të panjohura që bën mirë t’i mësosh jo vetëm për kuriozitet, por për një problem na ndihmon edhe ne për të avancuar në punimet tona. Miku im, Arben Hoxha nuk më sqaroi më tepër vetëm se shtoi: Festimin e Krishlindjeve në ambientet e Voskopojës, udhëtimin, fjetjen dhe ushqimin i ke gratis!
Kaq mjaftoi dhe më 22 dhjetor 2023, e premte në ora 7, u nisa me furgonat e Korçës drejt së panjohurës shumëpërmasore.
Për katër orë u gjenda në Korçë dhe po atë dite murëm rrugën drejt kodrave që rrethonin liqenin e Moglicës. Ishte një sipërfaqe rreth 100 km katrore me shumë gjire (foto) dhe një numër hidrocentralesh të vegjël, Punëmirë, Osoje (foto), disa ë korporuar në brendësi të veprës kryesore (foto). Diga dhe vepra e marrjes së ujit ishin tepër të “thjeshta” për sytë e mi, që isha mësuar me veprat hidrike mbi lumin Drin (Vau i Dejës, Komani, Fierza dhe Skavica në projektim). Por kur miqtë e mi më shpjeguan gjerësisht ndërtimin dhe funksionimin e Hidrocentralit të Moglicës mbeta me gojë hapur, pasi për herë të parë mësova se turbinat e prodhimit të energjise elektrike nuk ishin paralel në rrafshin horizontal dhe të dukshme vizualisht, siç i kanë veprat e mësiperme, por ato ishin paralel vertikalisht dhe gjendeshin brenda masivit shkëmbor në një gjatësi prej 11 km nga sektori i marrjes së ujit (hollësisht këtë ndërtim e keni në Wikipedia, në adresën Heci i Moglicës).

Fshati Protopapë në Opar
Fshati Protopapë në Opar
Mali i Lenies ne Gramsh, matanë fshatrat e Mokrrës.
Mali i Lenies ne Gramsh, matanë fshatrat e Mokrrës.

Ditën e shtunë, 23 dhjetor, u nisëm në mëngjes drejt një rruge tjetër ku parakaluam fshatrat Pula, Peshtan, Protopapë dhe Gjinikas (fotot). Ndodheshim brenda dy krahinave etnografike të krahinës së Korçës: Opari dhe Gora ku fshati Gjinikas ishte njeri kufi gjeografik midis tyre. U ngjitëm kodrave në lindje të Gjinikasit ku po ndërtoheshin disa diga dhe atje mësova mbi një praktikë të re të prodhimit të energjisë elektrike: me anë të pompave të fuqishme uji i liqenit të Moglicës do të çvendosej në lartësitë e mëdha, ku po përgatiteshin ujëmbledhësit, dhe riqarkullimi i ujit nga poshtë-lart-poshtë do të prodhonte energji suplementare në raportin 3/1, gjë e padëgjuar me përpara. Pretendohej se kjo mënyrë prodhimi e energjisë elektrike do të ishte pak më e madhe se ajo që prodhohej nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, dmth mbi 1,6 milion kë/orë.

Minerali me përmbajtje ari të gjetura në lindje të liqenit të Moglicës. Pikat e bardha janë pikërisht minerali i dëshiruar.
Minerali me përmbajtje ari të gjetura në lindje të liqenit të Moglicës. Pikat e bardha janë pikërisht minerali i dëshiruar.
Portat e shkarkimit nga pas digës.
Portat e shkarkimit nga pas digës.

Por atë ditë aparatura e kërkimit të arit më dha një sinjal të fortë në lartësitë e këtyre kodrave, ku rruga e re e hapur për makineritë e digave të reja kishte zbuluar praninë e një “tubi” kuarcor të zi, me përmasa 40×40 cm, me grimca ari (foto), që shtrihesh për disa km duke u bashkuar me lumin e Tomorricës, poshtë të cilit gjendej shtresa e arit e minierës së Muzakajve (viti 1502) lënë me testament nipërve të tij.
Ditën e djelë, me 24 dhjetor, ndoqëm një rrugë tjetër, duke kaluar në afërsi të digës kryesore, ku parakaluam fshatrat Nikollarë, Kucakë, Strelcë nëpër të cilat gjendeshin vepra “muzeale” të lidhura me luftën e viteve ‘43-‘44 (foto), gjë që tregonte mbi mënyrën se si ishin indoktrinuar banorët e atyre anëve.
Ditën e hënë, më 25 dhjetor, ndryshuam kahun e udhëtimit duke u spostuar në lindje të Korçës për një verifikim të një punë të kahershme, të lënë përgjysëm që në kohën kur ishte kryegjeolog në drejtorinë e Korçës një personazh i panjohur për shqiptarët, por jo për gjeologët: Pirro Kalina, puna e të cilit më kishte ndihmuar jashtë mase për të zbuluar të fshehtën e minierës së panjohur të Muzakës.
Të dhënat specifike mbi të gjitha fshatrat dhe hidrocentralin e Moglicës jane të përshkruara më hollësisht në fotot përkatëse.
Kam plot 50 vjet që punoj anë e kënd Shqipërisë dhe Kosovës, por të mësoj njeriu për 4 ditë një mori ngjarjesh me një intensitet të tillë ishte hera e parë dhe ndoshta e fundit në jetën time 70 vjeçare.

Marrë nga Muri i FB i Genci Hoti, 5 janar 2024

Ndërtesa e shkollës së fshatit Kucakë. Në këtë shkollë kishte pasur një klasë që pretendohej se ishte përdorur nga Enver Hoxha dhe që ishte kthyer në muze.
Ndërtesa e shkollës së fshatit Kucakë. Në këtë shkollë kishte pasur një klasë që pretendohej se ishte përdorur nga Enver Hoxha dhe që ishte kthyer në muze.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.