13 piknisje për jetën… nga Gabriel Garsia Marquez

Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez

 13 piknisje për jetën…

nga Gabriel Garsia Marquez

***
Të dua… jo për at çka je ti, po për at çka jam unë kur jam me ty!

***
Asnji njeri n’botë s’i meriton lotët e tu, pse ai që i meriton s’ka me lejue kurrë që ti t’përlotesh!

***
Fakti që dikush s’të dashuron njashtu si ti dëshiron, s’do me thanë që ti t’mos dashurosh me krejt forcën e shpirtit tand!

***
Mik i vërtetë asht ai që të merr përdore dhe ta ndjen zemrën…

***
Mënyra ma e shëmtueme me e ndje mungesën e dikujt, asht me qenë krejt pranë tij dhe me e dijtë që s’ke me e pasë kurrë tandin…

***
Mos hiq dorë kurrë prej buzqeshjes, as atëherë kur të jeshë tejet e trishtë… S’i dihet… dikush mundet me u dashurue bash me buzqeshjen tande!

***
Ndoshta për botën je thjesht nji person, po mos harro se: për ndonji person ti mundesh me qenë krejt bota!

***
Mos ia dhuro kohën askujt që s’asht i gatshëm me ta dhurue edhe ai kohën e vet ty…

***
Ndoshta vetë Zoti e ka dishrue me njoftë shumë persona të gabuem, para se me njoftë personin e duhun… pse ma së fundi kur ti ta kesh njoftë atë… ta dish se je e shpërblyeme…

***
Mos qaj pse diçka që merr fund… Qesh… pse shyqyr që ajo ma s’fundi ka ndodhë…

***
Ka me qenë gjithnji dikush që t’ban vërejtje… E vetmja gja që duhet ba asht të vazhdosh me pasë besim dhe të jeshë e vëmendshme ndaj kujdo që ia dhuron besimin për të dytën herë…

***
Shëndrrohu në nji person gjithnji e ma t’mirë dhe sigurohu mirë ta dish se kush je para se me njoftë dikend tjetër… dhe prit që ai person ta kuptojë se kush je…

***
Mos u rropat shumë mbas fatit në jetë, pse gjanat ma të bukura ndodhin atëherë kur askush s’i pret…

Përktheu Jozef Radi 2013

Marc Chagall - Dashuria për jetën....

Marc Chagall – Dashuria për jetën….

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Jozef Radi, Gazeta, Përkthime  Etiketat: ,
3 Përgjigje
  1. kafile Tha:

    Gabriel Garsia Marques eshte nga shkrimtaret e medhenj ne bote… po dhe perkthimi jot eshte i persosur… mos te te rritet mendja!!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook