back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

110 Aktantë të Sigurimit dhe organeve të diktaturës (1945-1990) nga Leka Ndoja

Gazeta

Imzot Ernest Coba - Ish Kryetar i Kishes Imzot Ernest Coba - Ish Kryetar i Kishes Katolike ShqiptareKatolike Shqiptare
Imzot Ernest Coba – Ish Kryetar i Kishes Katolike Shqiptare

110 Aktantë të Sigurimit dhe organeve të diktaturës

(1945-1990)

nga Leka Ndoja

Në përkujtim të 40 vjetorit të procesit të fundit gjyqësor ndaj klerit katolik, të 29 prillit 1977, ndaj Imzot Ernest Luigj Çobës, Ipeshkvit të mbramë të Shkodrës gjatë komunizmit, dhe në përkujtim të Ipeshkvit të parë të shuguruar në demokraci nga Papa Gjon Pali II, në Shkodër më 1993, të Imzot Zef Simoni. Imzot Çoba akuzohej për “krimet” e tradhëtisë ndaj atdheut, terrorit, agjitationit dhe propagandës dhe moskallëzimit të krimit.
Në procesin e njohjes për leximin dhe zbardhjen e episodeve të krimeve gjatë komunizmit në Shqipëri, kemi vjelë ndër dokumente 100 eksponentë – aktantë të Sigurimit dhe organeve të diktaturës, sipas burimeve arkivale.
Pas dhjetë vjetëve nga viti 1967, i “revolucionit kulturor” kundër fesë, salvimi i Klerit Katolik arriti në epilogun e tij me vrasjen e Imzot Ernest Çobës.
Kremtimi i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e “Platformës së Sigurimit” miratuar nga KQ, për të dhënë “goditje” kundër “reaksionit”, por edhe për t’u “siguruar” se njerëzit e sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër kremtime.
Mjaft nga aktantët e diktaturës janë sprovuar madje disa edhe janë cënuar gjatë këtyre shërbimeve. Mbas përfundimit të “revolucionit kulturor” të PPSH u uzurpuan, u rrënuan dhe u tjetërsuan objektet e kultit, duke marrë emrat dhe datat perfide të ideologjisë duke i shërbyer agjitacionit figurativ dhe kino-sportiv.
25 dhjetor 2017
Imzot Ernest Coba - Ish Kryetar i Kishes Katolike Shqiptare
Imzot Ernest Coba – Ish Kryetar i Kishes Katolike Shqiptare

1.Ali Xhunga – (Hetues në Shkodër në procesin e Imzot Ernest Çobës).
2.Andon Deçka – (Of. Sigurimi, dëshm, në proc. e Hazbiut).
3.Angji Faber (Of. Sigurimi, SEMPI për Korçë).
4.Aqif Lleshi
5.Argjir Lipivani – (Of. Sigurimi, SEMPI për Ushtrinë).
6.Asim Aliko – (Komandant i Njësitit Special të Ndjekjes, të Sigurimit).
7.Beqir Balluku – (Kryetar i Komisonit të Dëbim Internimeve).
8.Beqir Ndou – (Zëvendës-Ministër i Parë i Brendshëm 1949-1955).
9.Bilbil Klosi – (Zv. Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).
10.Dajlan Hajdari
11.Demir Zhupa – (Hetues, nga një fshat i Vlorës, torturoi gjashtë muaj rresht Lavdosh Zeqon).
12.Dervish Bajrami
13.Edip Çuçi(Of. i Sigurimit për Jashtë)
14.Elham Gjika (Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë, hetues i Fiqret Shehut).
15.Fadil Kapisyzi (Prokuror).
16.Faik Minarolli – (Prokuror i Shkodrës, Prokuror në Proc. kundër Imzot Ernest Çobës).
17.Farudin Jaho
18.Farudin Poçari

Figura të terrorit komunist, në hetuesira, gjyqe dhe burgje...
Figura të terrorit komunist, në hetuesira, gjyqe dhe burgje…
19.Feçor Shehu – (Drejtor i Sigurimit për Tiranën 1955-56; Drejtor i Drejtorisë I të Sigurimit; 1974, -1978, Zv. Ministër P.B.; Drejtor i kundërzbulimit për Jugosllavinë dhe vizitorët në Shqipëri, Ministër i Brendshëm 1979-1981).
20.Ferhat Matohiti – (Hetuesi i Teme Sejkos dhe i Hamit Matjanit).
21.Gani Keçi – (Sekretar Partie në MPB., dëshm, në proc. e Hazbiut).
22.Gjeli Argjiri –
23.Gjin Marku – (shef i MLKA (MCR), akuzuar se kish shkuar në amb. Jug. nga K. Hazbiu).
24.Gjon Banushi – (Hetues i Musine Kokalarit, dëshmitar në procesin e Hazbiut).
25.Halil Zeneli –
26.Halim Xhelo – (oficer Sig. u akuzua për letra anonime dhe u arrestua).
27.Halit Kaçanolli
28.Halit Tafani – (Hetues i Sigurimit, hetoi Ing. Aleks Vasilin në Procesin e Maliqit).
29.Hasaf Kondi(Shef i Sigurimit i Brigadës së Delvinës në Div. e Gjirokastrës).
30.Hazbi Lamçe – (Drejtor i Burgut të Artizanatit, u dënua si pseudoshkrimtar).
31.Hulusi Dautaj
32.Hysen Hoxhati
33.Idriz Seiti (Kryetar i Degës XII të Sigurimit)
34.Ilmi Seiti (Kryetari Degës PB Shkodër, i vetëvrarë).
35.Ilo Kola
36.Isan Boriçi
37.Ismail Qineti – (Of. i Sig. u akuzua për dhënie të platformës së Sigurimit organeve të kundërzbulimit sovjetik).
38.Ismet Isufi
39.Ismet Spahija (Nd.Prokuror i Rrethit Shkodër, mori pjesë në Procesin kundër Lec Sahatçisë dhe Imz. Ernest Çobës).
40.Isuf Keçi
41.Jakë Tefiku (Hetues i Lec Sahatçisë, në procesin ndaj Imzot Ernest Çobës).
42.Jonuz Mersini (Oficer zbulimi i Sigurimit të Udhëheqjes, dëshm, në proc. e Hazbiut).
44.Kadri Gojashi (Drejtor në MPB).
45.Kadri Hazbiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve; më 1945: emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit; Shef i Sektorit të Mbrojtjes për Ushtrinë deri në shtator 1947. Shtator 47 – prill 48 specializohet në Shkollën e Lartë të KGB, në Moskë; 1949-1955 Zëvendësministër, Shef i Degës së Kundërspiunazhit Kundër Bandave dhe Zbulimit Jashtë. Ministër i Brendshëm: Qershor 1955 -1979).
46.Kadri Ismailati (Hetues i MPB).
47.Koli Shuke (Of. Sig. i Kundërzbulimit për ish Vendet e Demokracisë Popullore).
48.Kopi Niko
49.Kristo Themelko (Drejtoria Politike e Sigurimit të Shtetit, Zv. i Parë i Koçi Xoxes).
50.Kristofor Mërtiro (Jurist, hetues i B. Ballukut, propozuar nga Feçor Shehu; i dënuar me pas, në proc. e Hazbiut).
51.Lelo Sinaj
52.Lirim Pëllumbi (Sekretar i Dytë i Komitetit të Partisë të Ministrisë P. B.).
53.Llambi Peçini (Zëvendës Kryetar i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, 1961-1965, Shef i Sekretariatit të MPB, 1965-1974 Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit për Udhëheqjen).
54.Llesh Pjetër Lleshi (Of. i vrarë nga Sigurimi për devijim të detyrës).
55.Manush Myftiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).
56.Mark Deda (Shef i Seksionit, Arkivi MPB).
57.Martiko Gjika (Of. Sig. Shef Finance në MPB.).
58.Mehmet Çaka (Of. Sigurimi, propozuar nga Hazbiu për Zv. Ministër i MPB).
59.Mehmet Shehu (Shef i Sigurimit të Shtetit gjatë gjithë kohës që qe Ministër i Brendshëm 1949-1955).
60.Mihallaq Ziçishti (Drejtori i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, dhe Zëvendësministër).
61.Muço Saliumajor (Kreu Kursin e Sigurimit në Moskë më 1947; më 1950-1955, Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes).
62.Myzafer Spaho – (Drejtoria Politike e Sigurimit).
63.Nazar Berberi
64.Nesti Kerenxhi – (Zëvendës-Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit 1945-1948 shkarkohet me grupin e Koçi Xoxes. Deri më 1982 drejtor ndërmarrje në Selenicë; u arrestua në gjyqin e Kadri Hazbiut, u burgos dhe u internua deri më 1989).
65.Nevzat Haznedari – (Prokuror i Gjykatës Ushtarake të Tiranës; Zv.Kryeprokuror, Kryetar i Degës së Hetuesisë; i depresuar u vetëvra).
66.Niko Çeta(Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes, 1945-49).
67.Nusret Dautaj(inxhinier, në vitet ’70 Zëvendës-Kryetar i Degës së P.B. Korçë; Drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme, Tiranë 1975-81).
68.Panajot Plaku – (Drejtor i Kufirit pranë MPB).
69.Pelivan Luçi – (Hetues i Fiqirete Shehut).
70.Pëllumb Dishnica(Of. Sigurimi, Drejtoria Politike e Sigurimit).
71.Pëllumb Hysni Kapo – (ingjinier, më 1982 Kryetar i Degës së PB. në Tiranë; më pas Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit).
72.Perlat Kasa – (Hetoi nacionalistin vlonjat Lavdosh Zeqo).
73.Petrit Arbana – (Of. Sig. për Zbulimin në Kosovë).
74.Petrit Hakani – (Kryetar i Degës së Elbasanit dhe i Degës së Hetuesisë pranë MB, hetues i Mitrush Kutelit, Zyrika Manos).
75.Pilo Shanto – Drejtor i Degës së Zbulimit në MPB.
76.Piro Dautaj(Hetues në Prokurorisë së Përgjithshme, hetues për çështjen e “sabotatorëve”; një nga tre hetuesit e Fiqirete Shehut por u shkarkua nga det.).
77.Qerim Muka
78.Rakip Hoxha
79.Rexhep Kolli – (Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit dhe Zëvendësministër i MPB).
80.Sali Ormëni(Drejtor i Policisë dhe Zëvendësministër më 1948 pas Pleniumit XI të KQ, vetëvrarë më 3 mars 1951).
81.Saliko Sulo
82.Shaip Sadiku(Of. Zbulimi në Jugosllavi).
83.Shefqet Muçi – (Kryetar i Trupit Gjykues në Procesin e Imzot Ernest Çobës që u dënua 25 vjet burg).
84.Shkëlzen Bajraktari – (Hetues i Kadri Hazbiut).
85.Shpend Dega – (Of. Sigurimi).
86.Shyqyri Çoku – (Hetues në Shkodër në proceset e etërve katolikë: të Imzot Ernest Çobës, Zef Simonit, Kolë Tonës, Lec Sahatçisë, Mark Hasit dhe vëllait të Imzot Zefit, Gjergj Simonit).
87.Skënder Konica – (Hetues i Sigurimit).
88.Skënder Kosova – (Hetues, në Drejtorinë e Sigurimit të Tiranës).
89.Stavri Xhara – (Hetues, torturuesi Nr. 1 i Sigurimit, i akuzuar për lidhje me këshilltarin jugosllav Zvetovar Kaçiç).
90.Sulejman Axhemi – (Of. i Sig., Shoqërues i M. Shehut).
91.Sulejman Manoku(Of. Sig. dëshm. ndaj Hazbiut).
92.Tasi Marko(Komandant i Kampit të Maliqit).
93.Teki Koloneci – (Drejtor i Kufirit).
94.Thoma Karamello(Shef i Kundërspiunazhit).
95.Thoma Tutulani – (Hetues në Proc. e Kadri Hazbiut).
96.Thoma Vangjeli – (SEMPI për Ushtrinë).
97.Todi Gusho(Of. Sigurimi, relatoi për Stavri Xharën në proc. e Hazbiut).
98.Vagjel Kote – (Hetues i MPB, hetoi Imz. Ernest Çobën).
99.Vango Mitrojorgji(Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).
100.Vaskë Koleci(Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).
101.Vesel Ahmeti(Zv. Drejtor i Përgj. i Policisë).
102.Xhavid Nimani (Shef i OZNA-s për Kosovën).
103.Xhavit Ismailaga
104.Zef Çeli – (Of. i MPB).
105.Zihni Muço (Shef i Kundërspiunazhit më 1946, zëvendësministër i Brendshëm më 1947; Sekretar i Përgj. i Kryeministrisë, kryesoi takimet me Dushan Mugoshën, Fadil Hoxhën e Xhavit Nimanin).
106.Zija Beqiri
107.Zoi Themeli – (Drejtor i Zbulimit të Jashtëm të Sigurimit 1948-1955).
108.Zyhdi Aga – (Oficer i Sig., në Drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë).
109.Zylfi Saliu – (Of. Sigurimi, arrestuar në Berat për vrasje; Drejtor i Ndërmarrjes së Ujrave në Tiranë).

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.