back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Muzeu “Solomoni” Berat… – tё dhёna e komente mbi Muzeut qё ende s’ka mbushur vitin!

Gazeta

Vizitorë në Muzeun "Solomon" në Berat
Vizitorë në Muzeun “Solomon” në Berat

Muzeu “Solomoni” Berat…

tё dhёna e komente mbi Muzeut qё ende s’ka mbushur vitin

Vizitorë dhe turistë nga 40 shtete: nga Japonia në Kanada, nga Argjentina në Suedi, nga Australia në Lituani, nga Kina në Karaibe, nga Kolumbia në Rusi, nga India në Suriname, nga Turqia në Portugali, nga Siria në Danimarkë, nga Florida në Selanik, nga Jeruzalemi në Londër, nga Gjermania në Afrikën e Jugut, nga gjithsej Europa Perëndimore, nga mbarë hapësira mbarëshqiptare, Kosovë, Tropojë, Kukës, Dibër, Shkodër, Mirditë, Mat, Krujë, Vlorë, Sarandë, Kolonjë, Elbasan, Skrapar, Tepelenë, nga Hong Kongu në Barcelonë, nga Singapori në Paris, etj. etj.
Nga 400 komente, mbresa, përshtypje, impresione, meditime po zgjedhim disa syresh, duke i cilësuar si pikante:
 
Ideatori i Muzeut Solomon - shkrimtari Simon Vrusho
Ideatori i Muzeut Solomon – shkrimtari Simon Vrusho
 
1.Hans & Helga Reumann (Izrael), 23 prill 2018:
“Jemi të parët që e vizitojmë, të parët e befasuar, por jo të fundit…!”
2.Israel Finman, Rabbin i Shqipërisë (USA, Nju Jork), 03 maj 2018:
“Bekuar qoftë Mesazhi i këtij Muzeu! Nder që jam në inaugurimin e Muzeut “Solomoni” Berat! Nder që pres shiritin e përurimit! Faleminderit!”
 
3.Raimonda Gançi & Lolita & Valbona, – 03 maj 2018:
“Kohët moderne kanë nevojë për “Solomonë”. Prof. Simoni, arkeolog i zbulimit të vlerave.”
 
4.Abdyl Pilafi, Berat – 07.05.2018:
“Veprën “e vogël” të këtij muzeu e bëjnë të madhe rruga nëpër të cilën ajo ka kaluar nga ngjizja në Pagëzim, mesazhi që jep dhe shpirti gjithmonë i blertë i arkitektit të tij pasionant, Simon Vrusho…”
 
5.Mira & Bob Redman, Miami, Florida, USA, 15.06.2018:
“Ta vizitosh me gëzim, të mësosh historinë e fisit, të tribusë tënde në Berat!”
 
6.Zoe Kemp & Mark Hertz, London, UK, 17.06.2018:
“Muzeum sa i këndshëm, aq dhe befasues, interesant…”
 
7.Nxënës, 09.07.2018:
“Shumë faleminderit pë shpjegimin e shkëlqyer. Lum nxënësit që janë mësuar nga ju!”
 
8.Altin Metohu, 17.07.2018:
“Një maksimale informacioni e emocioni në një minimale hapësire, mjedisi…”
 
9.Kujtim Çashku, 16.08.2018:
“Edhe ky muzeum buron nga shpirti i shqiptarëve për hebrenjtë dhe ndaj hebrenjve si sot, ashtu dhe në shekuj.”
 
10.Adrian Hysi, 30.08.2018:
“Jo thjesht institucion kujtese, por institucion besimi në qytetin tim.”
 
11.Noemi Szekly, Holocaust Memorial Museum-Washington, 12.09.2018:
“Gjeta një eksperiencë kaq tërheqëse! Testament i mrekullueshëm i Beratit në Luftën II Botërore!”
 
12.Marius Qytyku, Specialist i Trashëgimnisë Kulturore në Bashki, 17.09.2018:
“Ky muze – një shkëndijë për ngritjen e strukturave të tjera të mëdha kulturore në Berat.”
Vizitorë në Muzeun "Solomon" në Berat
Vizitorë në Muzeun “Solomon” në Berat
13.Miltiadh Bode, Ambasador, 23.09.2018:
“Hyn me dy rreshta njohuri dhe del me një libër të tërë për hebrenjtë e Beratit.”
 
14.Elmaz Kuçani, 04.10.2018:
“Ky muze e meriton të marrë statusin e Muzeut Kombëtar!”
 
15.Andres Gonzales, Bogota, Colombia, 17 tetor 2018:
“Një surprizë e madhe që meriton një respekt të pafund!…”
 
16.Joe & Andy Kardasz, Yorkshire, England, 25.10.2018:
“Ju lutemi, mbështeteni këtë Muzeum!”
 
17.Abbey Fishman Romanek, Chicago, Illinois, USA, 31 tetor 2018:
“Çfarë befasie për mua që vij nga Muzeu i Holokaustit të Illinois, Chicago! Bekuar qoftë ky Muzeum!”
 
18.Petrit Revania, Prof. i gjermanishtes në Berat, 04.11.2018:
“Të lumtë mik! Institucionet e memories meritojnë çdo sakrificë!”
 
19.Alice Elisabeth Taylor, Tirana, 08.11.2018:
“Jam e lumtur që ju takova. Qëndro entuziastik!”
 
20.Naim Zoto, 11.11. 2018:
“Një referencë ndërkombëtare.”
 
21.Perikli Kuqali, 18.11.2018:
“Është bërë e dukur ajo që mund të kishte qenë e humbur.”
 
22.Avnid Jhirad, (Kivunim) Mombey, India,20.11.2018:
“Përpjekjet tuaja janë duartrokitur nga hebrenjtë në gjithë botën, nga India në Amerikë!”
 
23.Fatmir Alikaj, 25.11.2018:
“Bota ka folur hebraisht dhe do të flasë hebraisht.”
 
24.Ledian Shehu, 04.12.2018:
“Në ditën më të veçantë të jetës sime, në ditën e ditëlindjes, po kaloj në muzeun më të veçantë në botë!”
 
25.Llazar Fype, 09.12.2018:
“Ky muze – një sagë që ka qenë në gjumë, por që tani është zgjuar!”

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.