back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Vrasja e 16 vjeçarit, Driton Nasuf Hysenajt Abri e Epërme – Gjurmët e krimeve serbe – nga Afrim Hysenaj

Gazeta

Driton Nasuf Hysenaj (03.06.1981 - 27.09.1998)
Driton Nasuf Hysenaj (03.06.1981 – 27.09.1998)

Vrasja e 16 vjeçarit, Driton Nasuf Hysenajt

ne Abri e Epërme – Gjurmët e krimeve serbe

nga Afrim Hysenaj

Për shkak të luftimeve të ashpra në Abri të Epërme dhe përrreth, mes UÇK-së dhe forcave serbe, të premten, më 25 shtator 1998, rreth 150 banorë të Lagjes Hysenaj, kishin dalur bashkë me gjërat që kishin përdore në pyll, duke lënë një numër të vogël pleqsh mbas. Banorët e Lagjes Hysenaj kishin ngritur një kamp në pyllin e quajtur në gjuhën shqipe, “Brija e Tërdecit”, më pak se një kilometër nga lagja e tyre, duke qëndruar atje për dy ditë me radhë.
Të shtunën, më 27 shtator, dikund rreth orës 11.00 deri kah ora 3.00 mbasdite, forcat serbe kishin vënë në rreth kampin Hysenaj. Daut Hysenaj i cili ishte prezent në pyll, u thotë vëzhguesve:
Policia i kishte ndarë meshkujt nga femrat, duke i detyruar të zhvishen ata në të njejtin vend. Pastaj i rreshtuan meshkujt dy nga dy dhe i nisën drejt Lagjes Hysenaj. Gjatë zhveshjes nuk ishin përdorur armët, madje as thikat, rrëfen Brahim Hysenaj, që kishte qenë prezent, por disa kishin marrë të rëna të forta nga kondakët e pushkëve. Nofulla e një burri, Raif Hysenajt, ishte thyer gjatë kësaj kohe.
Policët kishin zgjedhur grupin prej njëzetedy meshkujsh, duke i lejuar të visheshin dhe nisur për në Lagjen Hysenaj. Në hyrje të Lagjes i detyruan të ulen. Siç dëshmon Brahim Hysenaj, që ishte një nga 22 meshkujt, aty kishte qindra e qindra policë. Ata u vinin flakën shtëpive përreth! – shpjegon Brahimi.
Policët vazhdojnë të rrahin e torturojnë meshkujt e kësaj lagjeje, siç dëshmon Daut Hysenaj: “Policët filluan të na rrahin përseri. Ashtu siç ishim të lidhur ata erdhën tek ne. Grupi i parë na shuplakoi, ndërsa i dyti na grushtoi ashpër. Grupi i tretë na goditi me kondakë të automatikëve. Kjo zgjati reth 15-30 minuta…”
Mbas kësaj torture çnjerëzore, policët kishin përgatitur një traktor, pasi kishin djegur gjithë ushqimin e gjetur në rimorkio.
Na urdhëruan ashtu të lidhur dy nga dy të ngjitemi në rimorkio, duke na nisur nëpër rrugën e përbaltur drejt Likovcit, ku ishte një bazë e ofensives së qeverisë. Daut dhe Brahim Hysenaj të intervistuar ndaras e shpjegojnë njësoj rastin më rrëqethës të vrasjes me thikë të një djaloshi të ri, Driton Hysenajt.
.
Masakrat ne Kosove 1998
Masakrat ne Kosove 1998
Brahim Hysenaj thotë:
Gjatë rrugës për në Likovc, ne duhej të kalonim nëpër Lagjen Delijaj, ku pamë policët duke djegur shtëpitë përgjat gjithë rrugës, Drejtuesi i traktorit do të ndalet, që t’i lejoi kolegët të shfryhen në ne. Ata nuk na kursyen duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të na goditur, madje edhe hunjtë.
Kur meshkujt kishin arritur në Likoc, disa policë kishin thirrur se traktori bartëte pjestarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pa pritur, një polic i paidentifikuar, sipas Dautit dhe Brahimit, kërcen në rimorkio dhe e kap për flokësh gjashtëmbëdhjetë vjeçarin Driton Hysenaj dhe i pret fytin me thikën e gjatë që mbante në dorën tjetër.
Unë kisha qorapët e bardha dhe ato u bënë të kuqe nga gjaku. Tjetri polic i pren litarin me të cilin ishte lidhur djaloshi tjetër për Dritonit, Qerimi, i cili ishte tmerruar dhe u shty larg nga polici i frikësuar se edhe ai do të pësoi njësoj. Krahu i tij ishte thyer nga goditjet që kishte marrur më heret.
Duke iu akorduar Brahim Hysenajt, që ishte oficer rezervë i ish Armatës jugosllave, polici që kishte prerë në fyt Dritonin mbante uniformë ngjyrë kafeje, të zezë dhe të kamufluar të verdhë dhe kapelë të errët në kokë, që nënkupton se këto uniforma ishin karakteristike për forcat speciale antiterroriste SAJ (Specialne Antiteroristicke Jedinice – Njësia speciale për antiterrorizëm).
 
Rrëfimi i Jakup Hysenajt;
Pas pesë minutash rrugë kam dëgjuar se si një kriminel ka kërcyer në rimorkio me thikë në dorë, duke kapur për flokësh Dritonin dhe prerë me thikë në fyt. O zot, duart i kisha të lidhura dhe nuk mund të lëvizja! I dëgjova frymëmarrjet e tij të fundit edhe për disa minuta. Ajri i dilte përmes zgavrës së hapur në fyt. Dritoni ishte më i riu mes nesh, sapo kishte mbaruar shkollën fillore. Ndoshta i ndjeri kishte ngritur kokën dhe ky ka mundur të jet faji më i madh që ka mundur të bëj. Pas këtij momenti tragjik na urdhërojnë të gjithëve të zbresim nga traktori, duke e lënë Dritonin, tashmë të vdekur në rimorkio, ndërsa neve do të na ngarkojnë në një kamion ushtarak serb.
.
Ikja e popullsive te pambrojtura, nga Genocidi serb 1998
Ikja e popullsive te pambrojtura, nga Genocidi serb 1998
Rrëfimi i Hazir Hysenajt;
Kemi qenë të gjithë të lidhur në rimorkio, Dritonin e kisha shumë afër vetes, përanash krahut tim të majtë. Për një moment e kam parë një paramilitar me ftyrë të ngjyrosur, flokë të gjata me mjekër dhe shami në kokë. Ai mbante një thikë të madhe në dorë dhe me shpejtësi u afrua dhe ka hipur anash rimorkos dhe ka zgjatë dorën mbi krahun e rimorkios dhe i ka rënë me thikë në fyt Dritonit. Gjaku i tij ka rënë mbi tërë trupin tim dhe krejt teshat me janë mbushur me gjak. I kam kërkuar njërit prej paramilitarëve që ishte prezent, që të ia zgjidhë duart Dritonit se ai po vdes, ai më është drejtuar duke me sharë me fis e me farë. Ishim të lidhur dhe asnjëri s’e dinim cilit po i bie me thikë, vetëm kur e pashë Dritonin që u var trupi i tij mbi trupin tim.
Dritoni ishte vetëm 16 vjeçar.
 
Trupi i Dritonit ishte larguar nga disa policë, duke mbetur i zhdukur deri më, 13 nëntor 1998, kur kufoma e tij u gjet në një varr, jo shumë të thellë në Likoc, nga disa fshatarë që përpiqeshin të rindërtonin shtëpitë e rrënuara… në varrimin e Driton Hysenajt, shumica e personave ishin gra, fëmijë dhe pleq si dhe disa burra të moshës së re. Asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur.
Raporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.