back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Veneriada – Poem dramatik me 3 personazhe – nga Arshi Pipa

Gazeta

Profesor Arshi Pipa (1920-1997)
Profesor Arshi Pipa (1920-1997)

Veneriada

Poem dramatik me 3 personazhe

nga Arshi Pipa*

H = Enver Hoxha, diktator shqiptar
S = Josif V. Xhugashvili (Stalin) diktator sovjetik
A = Albania, vendi që vuejti ma tepër prej komunizmit në botë
 
H: Shqipëri, tri her’ të shita,
Edhe borxhet t’i resita!
Si shpërblim ti çfar’ më dhe?
As edhe një mauzole!
 
A: Mauzole unë s’të bëra
Që të mos i dukej vëra.
Nuk e pe ç’pësoi yt mjeshtër?
Këmbëshkurtër kjo gënjeshtër.
 
S: Ç’nunuris kjo palo femër?
Nuk e di ke shklet me thembër?
Kur mustaqet un’ i vrënja
Eurazis’ i dridhej rrënja!
 
A: Sot jo më. Lëpin sot plagët
Nga Katynët, nga gulagët.
Të përmjerrin sot mbi rrasë
Proletar’ e të paklasë.
 
H: Po û ç’faj i kam atdheut?
Pse ja dola Skënderbeut?
Shqipëri, unë të bëra,
Unë, me vithet e gjëra!
.
Diktatura dhe diktatorë...
Diktatura dhe diktatorë…
S: O bandill, të lumtë bitha!
Ajo i shpjegon të gjitha.
Ç’duhen dituri e mënd
kur njeriu ka fatin tënd?
 
Bukurosh të lumtë llapa!
Kush të pa që s’t’erdhi prapa!
Por harrove, o tungjatjeta:
Të shpëtoi Dyzeteteta!
 
A: Ti Kosovën tregëtove,
Ti me Jugon më martove.
Shite mua dhe Kosovën,
Shite Jugon për Moskovën.
 
S: Po dhe mua m’tradhëtove,
Çinmaçinit i lakmove.
Tej e flake si e vole.
Socializmin mir’ e mole!
 
H: Shok nga ti e kam ungjillin:
Pas Hitlerit, me Çurçillin!
Û të ngreja lart doktrinën
Kur Krushçevi i solli shpinën.
 
S: E ç’doktrinë o budalla!
Çorba jote pordhala!
Ateizmi shpallur fe
Me Tiranën për Qabe!
 
A: Vrave, preve, vare, ndoqe.
Miq, armiq, shok dhe shoqe
Cilindo që t’bënte hije,
Ja e zhdukje ja e fshihje.
.
Parku i Diktatoëve në Tiranë
Parku i Diktatoëve në Tiranë
Dhe tani pa turp kërkon
Një kolltuk në pantheon
Me klasikët e marksizmit
Ti, xhambaz i komunizmit?
 
Vendi yt në mauzole,
Tok me mjeshtrin në hale!
Krushçevi ju foli hakun,
Atij verën, ty kapakun!
 
Stalinuc i Shqipërisë,
Paç haram qumësht e sisë!
Paç mallkimin e një nëme:
Pizeveng, doç i satëme!
.
Botuar nga Arshi Pipa në “Albanian stalinism” për Enver Hoxhën
.
P.s. Neritan Kolgjini: Në kohën që e postova kët Poem, dolën edhe disa versione të shkurta, kështuqë u detyrova ta gjej të plotë e ta paraqes. Ka nji problem, se nuk është me shenjat diakritike, (thekset) por s’prish punë në lexim…
.
Marrë nga Muri i Neritan Kolgjinit, 25 gusht 2011

 

 

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.