back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

“Unë Jam Teatri” – nga Faruk Myrtaj

Gazeta

Avni Delvina - Teatri Kombetar 2019
Avni Delvina – Teatri Kombetar 2019

“Unë Jam Teatri”

nga Faruk Myrtaj

Edhe sikur të paragjykosh, ta marrësh si të mirëqënë që aktorët e dashamirësit e këtij Teatri gabojnë, sërish e sërish, një Qeveri – edhe nëse nuk kryesohej prej një artisti, të cilësdo vlerë si i tillë, do gjente aq energji e kohë të pyeste së paku ata aktorë që i kanë dalë përkrah qeverrisë:
“…Ore shokë, ore miq a zotërinj e çfarë jeni ju, mos ka ndonjë mundësi tjetër që të merremi vesh me ta?! Mos kanë ndonjë të drejtë, tërë këta njerëz që kanë dorëzuar Emrat e Mbiemrat e Punët e tyre dhe quhen të gjithë bashkë “Unë Jam Teatri”, mos kanë vërtetë ndonjë dyshim se ne nuk e bëjmë për të prishur atë Teatër dhe të fusim ca para/valutë në xhepin tonë?!
Ore Ndrenikë që ke vënë në dyshim Namin Tënd dhe, në vend të të kërkojnë një si lloj ndjese që luajtje rolin e Prefektit të Shtresës tënde, po të vërsulen tani se je në krah të Qeverisë të Perfektit dhe Prefektit të Kllasës tjetër, që e zë lepurin me qerre, që vetë Lepuri vjen e hipën në Qerren e Qeverisë, mos edhe ti kot na e bën qefin ne?
Dhe ti Asqer, që recitove studiove si Himnin kundër Nesh, mos ia vure shkrepsen kot predikatës tënde?! Mos vërtetë ata kanë të drejtë të dyshojnë se, në përpjekje për të dhënë prova si kandidat për Kryeministër, Lali Eri ua shkundi tërë manat e mendjeve ju dhe… atyre që i mbetën mirënjohës kohës së Vjetër?! Mos po i detyrojmë aktorët e dashamirësit e Teatrit ta këmbëjnë rrëzimin e Teatrit me Rrëzimin e Qeverisë së… Ndrenikës së lodhur dhe Asqerit të ngjirur?…”
.
Marre ng nje shenim i Faruk Myrtajt, me 18 korrik 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.