back to top
29.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

Unë jam autori i parë i “lajmit të rremë” në Shqipëri – nga Erl Kodra

Gazeta

Drejt misterit të natës
Drejt misterit të natës

Unë jam autori i parë i “lajmit të rremë” në Shqipëri

nga Erl Kodra

Shumë prej jush e mbani mend ditën kur në shkollë zhvillohej ora e Informacionit Politik. Kjo “lëndë mësimore”, zakonisht zgjaste 30 minuta, fillonte në orën 07: 30 të mëngjesit, deri në orën 08:00.
Ne fëmijët, 12 deri 18 vjeçarë, duhej të shkruanim në fletore një lajm nga gazeta “Zëri i Popullit”, dhe ta lexonim në klasë. Ishte një rutinë groteske, krejtësisht absurde, ndërsa nxënësit me shallin e pionerit në qafë, lexonin para klasës artikujt për arritjet e Partisë, klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste. Kishte raste, sidomos në kohë Kongresesh dhe Plenumesh të Partisë dhe Komitetit Qëndror, ose kur vinte ndonjë i deleguar nga Qendra, që rrjedha e Informacionit Politik ndryshonte, sikur diçka e madhe, e jashtëzakonshme dhe e frikshme po ndodhte, dhe ne fëmijët duhej të informoheshim me seriozitet maksimal.
Në shtëpinë tonë nuk hynte gazeta “Zëri i Popullit”. Megjithatë, unë dhe vëllezrit e mi duhej të përgatiteshim për Informacionin Politik të Javës. Kështu, që baba kishte sjellë disa gazeta të vjetra. Çdo javë unë kopjoja nga një shkrim për arritjet e mëdha, kryesisht të fshatarsisë kooperativiste. Lajm pas lajmi, 6 gazetave po u vinte fundi.
Më ka rastisë të shkruaj lajme për “korrjen dhe shirjen e grurit dhe realizimin e planit 200 % në Janar!” Hilja ime u pikas nga mësuese Aishja, e cila më shkuli flokët tek tëmthat, duke më thënë se “ku e ke marrë këtë lajm ti, ku ka grurë që korret në Janar?”
Më vonë i rashë hiles; fillova të trilloj lajme. Isha bërë mjeshtër, sepse tipologjinë e teksteve të tilla e mësova përmendësh. Zakonisht shkruaja, sipas stinës se: “Kooperativistët e fshatit Përparim po mbjellin kubikë (kubikët ishin bijtë e Partisë) me një rendiment të lartë.”
Ky ishte lajmi i parë i rremë i shkruar prej meje. E ndjej veten krenarë që jam autori i atij lajmi.
Më vonë rritja ime vazhdoi në internim, ku për fat isha i privuar nga Informacioni i “klasifikuar” Politik, si armik i Partisë dhe Pushtetit Popullor.
Ka kohë që jam përballur (tani e kam tejkaluar dilemën e madhe), nëse duhet të përfitoja nga aftësitë e mia për të shkruar; duke shkruar pa frikë ato që mendoja, apo të bëja kompromisin e madh.
Unë nuk bëra asnjë kompromis, por m’u desh të paguaj konseguenca të forta, të cilat në një farë forme edhe sot po vazhdojë të paguaj.
Megjithatë teknologjia më ka mundësuar të shpreh mendimet e mia, hapur dhe pa frikë. Shumë nga ju i lexoni dhe i pëlqeni shkrimet e mia. Unë nuk jam konvencional, domethënë, unë nuk jam televiziv, por disi ndryshe, nga ai lloj autori që nuk e keni hasur ndonjëherë.
Mund të mos e besoni, por unë këtë angazhim publik e kam marrë pa asnjë shpërblim.
Ju premtoj se do të shkruaj ato që mendoj, pa frikë.
.
Marrë nga muri i Erl Kodrës, 3 maj 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.