Trashёgimia e folklorit muzikor nё Myzeqenё e Madhe nga Maksim Kulla

0
42
Kenga dhe Vallja Lushnjare
Kenga dhe Vallja Lushnjare
Maksim Kulla duke prezantuar çmimin fitues
Maksim Kulla duke prezantuar çmimin fitues

Pёrshёndetje Jozef!
Duke pasur besim se nё botimet e tua ka profesionalizёm nё paraqitjen e materialeve pёr botim
po tё dёrgoj njё material, tё cilin nёse e sheh tё arsyeshёm ta botosh,
nisur edhe nga fakti qё tё konsideroj lushnjar.
Para ca ditёsh dёrgova pёr botim njё panoramё pёr kёngёtaren Ajete Brahimi
por nuk e paraqitёn ashtu siç e dёrgova unё.
Sot, pa llogaritur se mbi 40 mijё banorё tё ardhur pas viteve ’90 qё s’e njohin Lushnjen,
dhe duke qenё se kemi shumё te larguar ne emigracion, apo Tiranё e gjetkё,
mendoj se Lushnja nuk po e gjen veten nё marrdhёnie me njerёzit e artit e tё letrave,
e duke qenё se unё nuk kam ndёrmend tё largohem prej kёtej,
mё duhet qё herё pas here tё tentoj tёbёj diçka, por e shoh qё e kam shumё tё vёshtirё.
Edhe kur shkrova pёr tё madhin Fotaq Filipeu dhe pёr shumё tё tjerё
mendoj se ato çfarё kemi pasur nuk i kemi mё, shkolla e muzikёs dhe fanfara u mbyllёn,
estrada profesioniste gjithashtu, festivalet e kёngёs e tё fёmijёve janё rralluar e me nivel tё ulёt.
Unё kam tentuar t’i mbaj gjallё ansamblet e rrethit tё Lushnjes,
por kjo ёshtё inisiative mё shumё private e aspak ndihmё nga Bashkia e Qytetit,
e cila sot shumё artistё apo njerёz tё letrave tё dipllomuar,
i ka larguar nga puna dhe nё vendet e tyre janё militantё partie dhe tё paaftё tё menaxhojnё problemet tona.
Kur tё thashё qё je lushnjar, ta thashё me gjithё shpirt, sepse e njeh shumё mirё
dhe e ke shumё pёr tё shkruar pёr tё gjitha ato çka t’i i jetove nё sistemin e kaluar.
Por sot jemi nё demokraci e pёr kaq kohё shoh qё potenciali intelektual
gjithmonё nё fushёn e artit e tё kultures sa vjen e zbehet dhe mua s’mё vjen mirё,
sepse nuk mundemi tё organizohemi e tё ndikojmё nё atё se çfare duhet tё ketё Lushnja.
Me shkrimet e mia kёtё qёllim kam:
“…tё gjejmё mundёsira pёr t’i sensibilizuar drejtuesit qё tё mos e degradojnё Lushnjen
nё njё qytet tё heshtur pasi elemente tё talentuar ka,
por qё nuk gjejnё zgjidhje nё rrugёtimin e tyre,
pёr t’i shёrbyer Lushnjes edhe nё fushёn e bukur tё artit.
Maksim Kulla

Kenga dhe Vallja Lushnjare
Kenga dhe Vallja Lushnjare

Trashёgimia e folklorit muzikor nё Myzeqenё e Madhe

nga Maksim Kulla

Folklori  popullor burimor nё trevёn e Myzeqesё ёshtё njё pёrmendore e kombit  tonё qё vjen nga lashtёsia dhe qё nё ndryshim me trevat e tjera nё territorin e Shqipёrisё, ruan autenticitetin e saj, veçori e karakteristika tё njё folklori burimor, e cila shtrihet nga zonat e Fushёs sё Kavajёs kalon nё territoret e Lushnjёs, Fierit dhe disa fshatrave tё Kuçovёs, Beratit, Mallakastrёs e deri nё Fushёn e Vlorёs. Trashёgimnia e folkorit muzikor tё trevёs sё Myzeqesё sё Madhe [Lushnjё] gjendet nё tё gjitha format e ekzistencёs sё saj me njё repertor tё larmishёm qё nga krijimtaria vokale monodike [njёzёrёsh] dhe polifonike [shumёzёrёsh], instrumentale dhe tё valleve qindra vjeçare qё vazhdojnё tё interpretohen edhe sot nё qytet e nё territorin e fshatrave tё kёsaj treve si dhe tё zonave kodrinore tё Darёsisё dhe Karatoprakut.
Fillimet janё nё vite shumё tё herёshme, nё stanet e bagёtive, ku barinjtё bashkёjetonin me kёngёn, tё cilat shoqёroheshin me fyej tё punuara me  dru panje, bushi, por edhe metalike bronxi, tunxhi etj. Aty gjenin pёrdorim edhe mjete primitive qё krijonin tinguj muzikorё, si: pipёza, bilbili, tё cilat bёheshin prej kallamit tё egёr, apo kёrcellit tё tёrshёrёs, lёkura e vidhit, shelgut, si dhe me gjethe peme, zhuke [bimё moçalore] e improvizime me mjete tё thjeshta rrethanore me tё cilat bёnin imitime tё shumta tingujsh e zёra tё zogjve gjatё jetёs sё tyre tё pёrditshme.
Nё tregun e Lushnjёs nё vitet ’30 deri nё vitet ’60 gjeje punime nga zejtarё vёndas, por edhe tё ardhur nga Skrapari e Gramshi, qё tregtonin instrumenta popullorё, si: fyej, curle, daulle, dajre etj. Popullsia nё trevёn e Myzeqesё kishte tё njejtat hapёsira si dhe trevat e tjera pёr pёrdorimin e  instrumentave qё njihen nga etnomuzikografia shqiptare e qё e gjejmё edhe nё studimet e shumta tё Prof. Ramadan Sokolit e Prof. Dr. Pirro Misos. Me instrumentat popullorё do tё krijoheshin minikoncerte spontane qё e bёnte popullsinё vendase, edhe nё kushtet e vёshtira ekonomike tё gjenin kёnaqёsinё e tyre shpirtёrore.

Valle e kenduar grash myzeqare
Valle e kenduar grash myzeqare
Grup i kenges myzeqare
Grup i kenges myzeqare

Sipas tё dhёnave gojore pas viteve ‘800 nё Nahijen[krahinё] e Myzeqesё, ekzistonin rreth 200 stane, ku padyshim çdo stan kishte fyelltarё apo kёngёtarё, dhe ishte nё  pёrdorim gajdja e megjithatё  kemi pak tё dhёna studime apo botime pёr t’u referuar, por mbetemi pёr kёtё periudhё nё ato pak studime apo kontakte gojore me banorё tё vjetёr tё trevёs. Kishte mjaft instrumentistё popullorё nё qytet dhe nё fshatrat  e Lushnjёs si: Stan-Karbunarё, Gramsh, Grabian, Pirrё, Mazhaj etj, qё i thёrrisnin nё ahengje, ku ata kёndonin, ku edhe shquheshin si instrumentistё popullorё. Kemi ndёr vite mjeshtra fyelltarё popullorё qё duhet jo vetёm t’i pёrmёndim, por edhe t’i skalisim si portrete pёr kontributin e tyre si: Kito Qёndro, Vasil Çerepi[Stan Karbunarё], Haxhi Peqini[Sopёz], Rexhep dhe Arif  Bilbili, Mon Gega, Rustem Sulko-Arapi [Lushnjё], Daut dhe Demir Xhafa[Stan-Lushnjё], Hamit Nezha[Kashtёbardh], Lytfi Çela[Gramsh], Ndini Boçi[Krutje], Trifon Jongari[Pirrё], Soll Daka, Veri Gjeka[Gorre], Rauf Çoku[Grabian], Hekuran Arapi[Bisht-çukas], Mehmet Hasalla[Garunjas], Arif Gjyla[Golem], Bajram Tafa[Allprenaj], Dule Çela [Karbunarё], Xhafer Lika, Hysni dhe Beshir Seferi, Demir Arapi[Zgjanё], Hysen Hida [Kurtinё], Llazar Sema, Ndrek Mançe[Divjakё], etj.
Meloditё me fyej qё herё-herё ishin melodi tё dala nga krijimtaria e folklorit muzikor burimor tё kёngёve popullore, ishin baritore, lirike me atё karakterin e butё e tё qetё si dhe tё kёngёve tё vajit, tё cilat ishin lidhur ngushtёsisht  me jetёn e tyre, me brengat e hallet ku kishte nga ata, si: Kito Qёndro, qё kur luante nё fyell “Avazin e Korijeve”, e qante me lot, aq shumё e ndjente melodinё qё i buronte nga shpirti i tij. Pёrdorimi i fyejve nё zonёn e Myzeqesё e cila nё shumё raste gёrshetohej me elementё  tё tjerё nё formacion muzikor si: zile e kёmborё tё llojeve tё ndryshme, por edhe me instrumenta tё tjerё popullorё qё vinin nga lashtёsia e bashkё me tё, pipёzat qё edhe me to krijoheshin melodi popullore. Nё mjaft raste do t’i shohim nё rol solistik, por edhe  bashkё me instrumenta  tё tjerё qё kombinonin me njёra-tjetrёn duke formuar dy apo tre zёra e duke ruajtur shkallёn pentatonike tё zonёs sё Myzeqesё qё ёshtё unikale nё Shqipёri, por edhe e rrallё nё botё e qё kёrkon pёrqёndrim mё tё madh nga studiuesit e folklorit, por edhe tё kompozitorёve tanё qё sa herё kanё qenё tё impenjuar  pёr tё marrё  motivet e muzikёs popullore tё kёsaj zone [e cila gjithёsesi mbetet zonё e virgjёr] na kanё afruar krijimtari me vlerё dinjitoze, po tё kemi parasysh mjaft krijime muzikore qё shoqёrojnё disa filma artistikё shqiptarё apo kёngё tё bukura tё kёnduara nё etapa tё ndryshme tё zhvillimit muzikor nё nivel lokal dhe kombёtar. Nё vitet e herёshme  nё Myzeqe[Lushnjё], ishte krijuar njё traditё e cila ka vazhduar deri nё vitet ’90, kur grupe tё rinjsh tё talentuar qё ishin mjeshtra nё interpretimin e kёngёs e valles popullore shkonin ku kishte ahengje e dasma nё qytet e nё fshatra me njё lirshmёri tё madhe qё konsiderohej si respekt pёr familjen qё kishte gёzimin dhe i jepnin gjallёri ahengut e kjo u shtua edhe mё shumё kur gjetёn pёrdorim masiv sazet karakteristike popullore. Mblidheshin pёr ahengje nё dasma, nga ku kёndoheshin kёngё lirike me tematikё pёr nuset, pёr dhёndrrin e deri dhe kёngё trimёrie e kaçakёsh, etj. Kёngёtarёt apo valltarёt do tё shkonin tё ftuar, por edhe paftuar nёpёr ahengje, kur i zoti i dasmёs vendoste tё hapte ahengun tё hёnё, tё enjte apo tё premte[qё çuditёrisht merrej vesh sikur tё ishte e organizuar]. Me pёrjashtim tё ditёs sё dasmёs, ku aty do tё merrte pjesё vetёm miqёsia e tё afёrmit dhe rolin e organizatorit do ta merrte gjithmonё ‘‘ysmetçiu’’, personi qё ngarkohej nga i zoti i shtёpisё, i cili menaxhonte sazet dhe zhvillimin e ahengut  sipas traditёs sё kёngёve e valleve qё mbarte repertori muzikor i njё dasme zakonore. Nё ahengjet e dasmave karakteristike pёr elementin femёr ishte se mblidheshin  nё  bazё fisesh ose miqёsish familjare, gjithnji nё pёrshtatje me rregullat zakonore dhe kёshtu kemi ritet, kёngёt e vallet tradicionale qё bёheshin gjatё zhvillimit tё ahengut. Gratё mblidheshin nё njё ambient tё veçantё nga burrat dhe kur nevojitej orkestra do tё ishte pёrsёri ‘‘ysmetçiu’’ qё do tё luante rolin e organizatorit.

Veshje karakteristike e Myzeqese
Veshje karakteristike e Myzeqese
Gra Myzeqare duke kenduar
Gra Myzeqare duke kenduar

Nё vitet e herёshme e deri nё ditёt e sotme nё Lushnjё gjejmё mjaft mjeshtra popullorё qё ishin kёngёtarё e njёkohёsisht valltarё brenda nё qytet, por edhe nё gjithё fshatrat e zonёs sё Myzeqesё sё Madhe qё respektonin ritet e zakonet popullore nё secilёn ditё tё ahengut, por ne kryesisht do tё pёrmёndim interpretuesit kёngёtarё e valltarё tё shumtё tё qytetit tё Lushnjёs si: Isuf Korreshi, Ali Canka, Haxhi Korreshi, Cen Manko-Kasapi, Hysen Jeshili, Sul Taullau, Beqo e Xhaf Arapi, Tafil Musaj, Shaqe Kasapi, Bam e Kadri Tushe, Murat Shefa, Idriz Zeqo, Qerim e Idriz Zelo, Rrahman dhe Ibrahim Korreshi, Shefit Gjyshja, Shuaip Taullau, Zenun Marku, Tafil dhe Ibrahim Turku, Dine Zdrava, Met Arapi, Mexhid Kadiu, Seit Hysko, Baki Bani, Shyqyri Bejte, Shefit Poçi, Rustem Sulko, Qemal Doko, etj, por edhe nё fshat si: Llik Daka, Ndon Avrami, Gjergji Shani, Trushi Liko, Leksi Gjermёni[Krutje], Met e Hysni Menga, Islam e Sul Topi[Fiershegan], Bajram Pirra, Isuf Çepelja[Delisufaj], Filip dhe Lam Nushi[Zhelizhan], Bani Sota[Toshkёz], Rako e Sokrat Jongari, Pali Liko, Vasil e Uan Sema, Mitёr Ziu, Taq Syziu, Llazi Gjeka, Lazi dhe Lami Dhima, Kol Daka[Gorre], Rrushit, Sami, Haxhi Pirra, Demir Toshkollari, Trifon Nushi, Kol Ngjeliu, Lam Prençe[Pirrё], Mihal Velo[Kamçisht], Pilo Dhima[Mёrtish], Beqir, Met e Hasan Murrizi [Sulzotaj], Bushi Popi, Pilo Gixho, Pet e Nas Tiku, Ndon Prifti, Trifon Pёrboti, Pali Sota, Trifon Zaka, Kron Gorreja, Koli Petushi, Vasil Gjini[Divjakё], Latif Noreci[Mizё] Trifon e Nas Tashi[Kular], Sherif Çoku, Dalip dhe Jonuz Jeshili [Gёrmenj], Shaqir e Ramazan Kёrçuku, Abaz Lapi,  Fasti e Ferit Vёrlaci[Gramsh] e Qemal Sula[Golem], Hysen Spaho [Hallvaxhias], Qamil e Shahin Çela[Zgjanё], Seit Rrasa[Kurtinё], Met, Aqif e Sherif Caka, Xhaf e Shyqe Kurti[Murriz-Zgjanё], Hakik Sula, Ali Giçi, Dule Çela, Lavdi Saraçi, Avdulla Çela[Karbunarё], Haki, Halit dhe Ramiz Greca[Gjuzaj], Shaqir e Cen Sharka[Hysgjokaj] etj.
Kёngёt e vjetra Polifonike nё Myzeqenё e  Madhe janё kёnduar a capela[pa shoqёrim] tё instrumentave muzikorё, vonё pas viteve ’40 gradualisht kemi ndёrthurjen e sazeve popullore qё krijonin njё atmosferё nё ahengjet popullore dhe mё tё  preferuara ishin: “Ku po bien kёto daulle’’, “Kush ngjitet malit pёrpjetё’’, “Nё qafёn e Zgjanёs ta kanё zёnё pusinё’’, “Do t’ja them njёherё, juve tё ma mbani’’, Kёnga e dhёndёrit “Mirё na e bёre, bukur bёre dhёndёr-o’’, “Shpirti se ç’tё doli nё duart e mija’’, “Trёndafil i bukur shumё’’, “Udhё e  mbarё o  xhandar’’, “Januz Spaho djalё i ri’’, “Tek shkёmbi i Lekajt, pusinё tё kanё zёnё’’, “Njё gardh i vogёl nё mes na ndanё’’, “O pikёn e ballit ta ka zёnё stolia’’, “Pёr midis kёtij Kallmi”, ‘‘Breg mё breg gjezdisur’’etj. Ja çfarё thuhet nё kёtё tekst: “…Breg mё breg gjezdisur-o, O mёngore grisur-o,  Mal mё mal gjezdisur-o, O mёngore grisur-o,  Kam njё grua tё zezё grua, Nuk ma qep mёngoren mua, Unё ta qep po nuk di, Andej poshtё nga fiku i zi, Ёshtё lidhur qeni me zinxhir tё ri, Qeni im s’tё ha ty, nё je mik hajde nё shtёpi…”

Muzeu etnografik i Veshjeve te Myzeqese
Muzeu etnografik i Veshjeve te Myzeqese

Kёngёtarja Vaçe Zela nё intervistёn pёr kёngёn ‘‘Qeshu Myzeqe’’ tё cilёn e kёndonte me tё vёllanё, Hysniun kёngё e kompozuar nga Tish Daija, do tё shprehej pёr kёngёn e mёsipёrme:”…nё motivin e kёngёs sё dytё popullore ёshtё ajo ndjenjё humori popullor qё vinte njёkohёsisht nga hidhёrimi i varfёrisё dhe nga optimizmi qё nё rrethanat tё atilla politiko-shoqёrore e ka patur populli ynё,  ja si thuhet  nё dy vargje tё kёsaj kёnge: “Breg mё breg gjezdisur-o, o mёngore grisur-o.” Nёnat dhe pleqtё myzeqarё tregojnё se kjo kёngё e krijuar 70-80 vjet mё parё kёndohej nё ato raste, nё familje kur nuk kishin se ç’tё hanin e pёr ta kapёrcyer dhёmbjen ia kthenin me njё kёngё tё tillё. Ndoshta ushqeheshin me shakanё, mbanin veten me optimizmin e tyre tё brendshёm. Kurse kёnga e parё, tregojnё nё Myzeqe ёshtё bёrё 50-60 vjet mё parё. Edhe ajo kёndon po pёr varfёrinё brёnda nuancёs sё dhimbjes…”
Me daljen nё dritё tё instrumentistёve popullorё rreth viteve ’20-’30 nё qytet, por edhe nё rrethinat e Lushnjёs fillimisht nё fshatrat Qerret, Gramsh etj, do tё krijohen  formacionet e para tё sazeve popullore. Deri nё kёtё kohё ishte nё pёrdorim zurnaja, daullja, dajrja, gajdja, fyelli ku sipas tё dhёnave gojore kёto instrumenta popullorё tё cilat vinin qysh nga shekujt e hershёm janё pёrdorur gjerёsisht nё territorin e Lushnjёs, por me kalimin e kohёs dhe me futjen e instrumentave tё temperuar klarinetё, violinё, llahutё etj, ato pёsuan njё rrёshqitje gjeografike drejt zonave tё veriut, e nё kёto vite do tё shohim tё futen instrumenta muzikorё tё temperuar si klarineta, violina, llahuta e shumё mё vonё fizarmonika, instrumenta kёto qё vinin tё huazuara nga treva tё tjera brёnda e jashtё kufijve tё Shqipёrisё. Kёshtu njihemi me njё nga formacionet e para tё sazeve popullore nё qytetin e Lushnjёs tё drejtuar nga  usta Hamit Hamiti, i cili  fillimisht luante me gajde e pastaj pёr njё kohё tё gjatё me zurna. Usta Hamiti kishte mbledhur  rreth vetes instrumentistё tё talentuar ku fillimisht kishte njё formacion muzikor me dy zurna njёri merrte melodinё e tjetri mbante iso duke bёrё edhe variacione nё tonalitetin bazё e bashkё me Selman Kiptiu [zurna], Beqir Kiptiu[violinё], Nexhip Kiptiu [llahutё] dhe  Xhemal Kiptiu [daulle], do tё krijonin njё formacion popullor qё shumё shpejt u bё i njohur dhe i dashur nё zonёn e Myzeqesё. Nga trungu i usta Hamitit do tё dilte Aqifi njё muzikant popullor, klarinetist i talentuar qё do tё linte gjurmё me interpretimet e tij, me njё repertor tё pasur qё do tё konkretizohej nё Festivalin Kombёtar tё Gjirokastrёs nё vitin 1973, ku mori vlerёsim maksimal nga Juria dhe specialistёt e folklorit. Sazet popullore nё Lushnjё do tё luanin njё rol parёsor nё zhvillimin e pёrhapjen e folklorit muzikor, ku “Kabaja Myzeqare’’ do tё fitonte origjinalitetin e saj me motive popullore tё truallit, ku ata lindёn dhe kёtё do ta interpretonin mjeshtrat e muzikёs popullore Aqif Kiptiu[Lushnjё], Shefit Vёrlaci[Gramsh], Qemal Qamili[Qerret-Savёr] e shumё e shumё tё tjerё si Rrapi Çuko[Krutje], Ramadan Çela, Estref Manllia, Dalip Murdari, Fatmir Toshkollari, Bujar Pepa[Fiershegan], Sami Hamzai[Qerret-Pluk], Petro Jongari[Pirrё], Thoma Shkoza, Myslim Metushi, Josif Kuqi, Qerim Metushi[Ngurrёz], Vath Meçani[Grabian], Osman Xhepa[Çermё e Sipёrme], Jaho Vogli[Çermё Shkumbin], Haxhi Marini[Remas], Fejzi Vёrlaci, Ferit Vёrlaci[Gramsh], Vasil Ziu, Koli Sema[Allkaj] etj, ndёrsa kabanё me violinё do ta shihnim tё interpretuar nga Tahir Beqiri, Skёnder Cёrria[Lushnjё], Nazmi Hamzai[Qerret-Pluk], Todi Dinaku, Nasi Gjoni[Kryekuq], Bajram Musaku, Xhaferr Dubare[Fiershegan], Bajram Dashi[Çermё Shkumbin] etj.

Vallja dyshe myzeqare
Vallja dyshe myzeqare

Sazet popullore do tё gjendeshin nё ceremonitё e dasmat e popullsisё vendase ku do tё shoqёronin dhe do tё evidentonin kёngёtarё e valltarё, tё cilёt mbetёn nё kujtesёn historike tё folklorit muzikor popullor. Kёngёtarёt  shёtitёs, por edhe njё kategori tjetёr me cilёsi individuale, qё ishin njёkohёsisht edhe valltarё tё famshёm  do tё kёndonin e kёrcenin valle tё ndryshme tё karakterit lokal, por edhe tё trevave tё tjera tё viseve shqiptare. Ky repertor gjeti pёrhapje edhe nё zonat pёrreth, ashtu siç mund tё gjejmё nё mjaft raste edhe krijimtari popullore tё trevave tё tjera tё kёnduara nё Lushnjё, por qё i shohim tё trajtohen nё variante tё ndryshme duke ndёrhyrё edhe nё tekste apo mёnyrёn e tё kёnduarit e kёtu kemi tё bёjmё me njё fenomen i cili duhet tё analizohet nё studime shkencore e profesionale. Vallet tё cilat ne i gjejmё tё interpretuara nga mjeshtrat tanё popullorё do t’i shohim tё jenё pjesё e repertorit tё ansambleve folklorike ndёr vite nё  konkurimet nё festivalet kombёtare e lokale, si: “Vallja dyshe myzeqare”, “Valle  e kёnduar e dhёndёrit”, “Vallja e grave” [kapeshin  me gishtin e vogёl ndёrmjet njёra tjetrёs], “Vallen pёrqarkase burrash”, “Valle epike e thatё burrash”, “Valle e rёndё burrash”, “Valle e tre brezave”,  “Valle humoristike e ngjalave”, “Valle humoristike hajdutçe”[kaçakshe], “Valle e nuses”, “Valle e lules”, “Valle e Alidijes”, “Valle e lepurit”, “Valle dyshe grash”, “Valle e nunit”, “Vallja e dados”, “Shkon Bajamja lumit” dhe “Vajti plaka t’mbledhi lakra”[valle tё kёnduara grash], vallja humoristike “Si mbillet fara e piperit”, “Vallja e Xhinxhilesё”, vallja “Tuj, tuj, tuj pulat e detit”, “Valle e qerrexhinjёve”, “Plot molla, lule bardha”[valle e kёnduar burrash],  “Valle e Skёnderbeut”, “Valle Sherazelja” etj. Duke qёnё  se nё pёrbёrje tё popullsisё nё Lushnjё kishte tё ardhur nga vise tё tjera tё Shqipёrisё  kemi kёngёtarё e valltarё tё shquar popullorё tё ardhur nga zona e Devollit dhe Kosturit si: Qani Maledhi[klarinetё], Xhaferr Dubare[violinё], Nazmi Maledhi, Selami Bekollari, Hekuran Pajolli, Istref Mallia[fyell], kёngёtarёt e valltarёt Dalan Hasanlliu, Mehmet Dubare, Nazmi Mullai,  Xhevit Liçi, Myslym Emini, Sami Koçillari, Sali Kanina, Mehmet Dubare, Nazmi Mullaj, Refat Lamçe, Hysen Ceka, Alush Nako, Nebi Aliu, Fide Kurteshi, Basrie Gjylani, Sybije Beqiri, Resmie Sula,  Mediko Shehu, Zyrije, Yrfet e Zarife Pajolli, Ferdane Beqo, Sofije Dubare, Xheko Pollozhani, Resmije Koçillari etj, por edhe nga Çamёria Lumo Hyseni e  Mete Manati dhe Kosova Iljaz Meha, Mustafa Beqiri etj, tё cilёt kёndonin kёngё epike, heroike e lirike  tё tabanit popullor, si dhe mjaft kёngё tё tjera tё krahinave nga kishin ardhur qё me kalimin e kohёs do tё bёheshin “pronё’’ edhe e  kёngёtarёve autoktonё  lushnjarё e kёshtu do tё kemi njё pёrzierje tё vlerave kulturore e folklorike midis banorёve vendas e atyre tё ardhur  nё pёrshtatje  me ritet e zakonet e zonёs ku ata jetonin. Kёshtu do tё ishin kёngёt: “Ç’janё kёto llafe moj bijё, qё dalin nga fshati”, “Ne plepi Bilishtit dy martira ranё”[Kosturi], etj. Ja si e kёndon populli kёngёn: “…Ne plep i Bilishtit dy martira ranё,  ç’u vranё dy trima, Malja me Selmanё,  Njёri ra nё lumё, tjetri pёr matanё, Mjera, unё e mjera, kё tё qaj mё parё,  Malen e kam nip, Selmanё e kam djalё! Kur hapa sёndyqnё, i pashё kollanё, Kur hyra nё odё, i pashё fustanё, Sytё se ç’mu mbushёn, me lot duke qarё, Mjera unё e zeza, kё tё qaj mё parё,  Malja la njё çupё, Selmani njё djalё…” Nga folklori muzikor çam kemi kёngёn e “Muharrem Rrushitit’’ dhe “U bu-bu rakija e keqe’’. Nё studimin “Çamёria dhe kultura shqiptare e trashёguar’’ e autorit Hyqmet Zane thuhet: “…Cili nuk e dёgjoi kёngёn  çame nё trojet shqiptare dhe nuk u emocionua nga magjia brilante e kёngёtarёve qё krijuan portretin  e tyre edhe pёr faktin se çdo varg i kёngёs  çame ёshtё i qёndisur me fjalёn dhe mendimin, i thjeshtё dhe njerёzor. Janё tё njohura e tё paharruara  çastet kur nё skenat e festivaleve popullore, por edhe tё tjera kanё spikatur kёngёtarёt e folkut çam. Aq e vёrtetё ёshtё kjo sa vallja brilante e Osman Takёs, ёshtё tashmё nё fondin e artё tё koreografisё sё valleve mbarёkombёtare shqiptare edhe njё nga tё veçantat dhe mё autentikja e valleve apo vallja e kёnduar “Tuman kuqja”, etj, duke bёrё qё komuniteti  çam  tё natyralizohet me bashkёkombasit e vet, edhe pse pёr shkak tё rrethanave tё kohёs shkёmbimet e kёtyre vlerave ishin tё privuara nga shteti grek…”

Myzeqeja ne skenat kombetare
Myzeqeja ne skenat kombetare

Nё qytet, por edhe nё fshatrat Gur, Çukas i ri, Qerret etj, gjejnё pёrdorim elementё tё folklorit burimor kosovar dhe kjo nё mjediset e ahengjet kryesisht nё ato fshatra tё banuara nga kosovarё e veçanёrisht nё ato familje tё ardhura prej gati njё shekulli nё Lushnjё qё tregon pёr ruajtjen e traditave e tё zakoneve tё origjinёs prej nga ata kanё ardhur. Kemi nё Fiershegan njё kёngё qё pёrkon me  periudhёn kur mjaft familje nga Kosova do tё vendoseshin nё vendbanimin e quajtur “Stan i Bobos’’ kjo  kёngё bёn fjalё pёr njё epidemi shfarosёse nё kёtё komunitet! “…Ç’ke Dize qё po qan, Qaj pёr nёnёn dhe babanё[pёrsёritet çdo dy vargje], Qaj pёr motrёn e vёllanё, Nё darkё pa bukё, e mёngjes nё varr, Nga malarja e fshatit Thanё, Nё stanin e Bobos kujtimet janё…” Kёshtu kemi edhe kёngёn: “Shote dhe Azem Galica”, “Moj Kosovё t’u prittё e mara”[Kosovё]. I pёrmendёm kёta shembuj se folklori muzikor ёshtё njё burim i pashtershёm dhe qё evoluon nga dita nё ditё me transformimin e jetёs me mёnyrёn e bashkёjetesёs dhe tё ndёrthurjes sё vlerave kombёtare dhe lёvizjet e popullsisё kanё bёrё qё Lushnja tё jetё ndёr vendet qё ka tё ardhur nga tё gjitha krahinat e Shqipёrisё.
Nё vitet e demokracisё kёnga dhe vallja popullore myzeqare vazhdon tё jetё e pranishme nё dasma e gёzime familjare e kundёrta ndodh nё institucionet e sistemit tё kulturёs qё nga viti nё vit e shohim tё zbehet dhe kjo pёr arsye tё pajustifikuara, kur talentet i kemi nё tё gjithё shtrirjen territoriale, por mungon dashamirёsia dhe moskoordinimi i punёs sё individёve qё punojnё nё sektorin e kulturёs e qё reflektojnё paaftёsi profesionale e menaxhimi nё kёtё fushё, shtuar kёtu edhe gjithё kёto vite indiferentizёm nga drejtues tё pushtetit lokal nё Bashkinё Lushnjё. Kёtё fakt e vёrteton Ansambli Folklorik Burimor i Fiersheganit njё ansambёl kompakt qё bёn njё jetё aktive pa mbёshtetje financiare nga institucionet shtetёrore dhe qё ka marrё pjesё nё konkurimet e ansambleve artistike nё shkallё rrethi e shumё nga kёta do t’i shohim mё pas  nё Festivalet Folklorike Kombёtare nё Gjirokastёr, nё Festivalin Tipologjik Kombёtar tё Valles Burimore nё Lushnjё, si dhe nё mjaft veprimtari  kombёtare e ndёrkombetare, ku ёshtё vlerёsuar me  çmime tё para e tё dyta. Njё pasuri me vlera kombёtare ёshte organizimi i Festivalit Kombёtar Tipologjik tё Valles Popullore Burimore nё qytetin e Lushnjёs, i cili ka filluar siparin nё vitin 2006 dhe deri tani janё zhvilluar 8 edicione. Ky festival ёshtё i pёrmasave kombёtare dhe me pёrjashtim tё dy edicioneve tё fundit, ka pasur jehonё dhe njё sukses tё jashtёzakonshёm. Festivali zhvillohet nё bazё qarku, por çuditёrisht nё disa edicione Qarku i Fierit nuk paraqitet nё festival duke bёrё qё grupet folklorike tё Lushnjёs tё mos marrin pjesё nё konkurim, gjё e cila nuk ka pse tё ndodhё aq mё shumё qё Lushnja ёshtё vend bashkёorganizator me Ministrinё Kulturёs. Cilado tё jetё arsyeja e mospjesёmarrjes sё Qarkut tё Fierit ёshtё absurde dhe e pafalshme qё tё mos gjendet njё zgjidhje me marrёveshje nё kontratёn  qё firmoset midis Ministrisё sё Kulturёs dhe Bashkisё Lushnjё pёr organizimin e kёtij festivali. Nё vitin 2008 nё festivalin folklorik  internacional “I bambini crescono con folclore’’ nё Pesaro-Itali, grupi i Fiersheganit u vlerёsua me kupёn e festivalit  pёr interpretimin e valles  tipologjike dyshe myzeqare, nё Festivalin Folklorik Tipologjik tё Valles Popullore edicioni i 6-tё nё vitin 2012, u  vlerёsua me çmimin e parё dhe nё 26 mars 2015, mori çmimin e madh special nё festivalin‘‘Flakadani i Karadakut’’nё komunёn Viti[Kosovё]. Nё 100-vjetorin e shpalljes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, Ansamblit tё Fier-Sheganit iu besua hapja e koncertit  festiv nё sheshin qёndror  tё Tiranёs  ku  grupi  i  orkestrёs, valltarёt dhe kёngёtarёt shpalosёn me mjaft mjeshtёri  interpretative  repertorin e muzikёs  tradicionale  tё trevёs sё Myzeqesё. Tashmё ёshtё bёrё  i njohur  interpretimi i “Valles Dyshe”, “Valles sё Ngjalёs”  nga valltarёt virtuozё: Novruz Xhaferri, Ali Mema, Mustafa Myzeqari, Sako Murati, Zenel Dubare e deri tek talentet e rinj Briken Myzeqari, Stelina Arapi, etj. Me interes ёshtё pritur loja e bukur e klarinetistёve Fatmir Toshkollari, Bujar Pepa, ashtu si ç’nuk mund tё lёmё pa pёrmёndur kёngёtarёt Durim Pepa, Tire Xhaferri, Sofie Dubare e mjaft vajza e djem tё rinj qё kanё ripёrtёrirё kёtё ansambёl. Ky grup ka qёnё mjaft i suksesshёm nё: Shqipёri, Kosovё, Maqedoni, Mal tё Zi, Itali, Greqi etj, dhe sot ёshtё njё nga  ansamblet mё  solid dhe  nga mё tё njohurit  nё trevat shqiptare  qё funksionon rregullisht  duke pasur parasysh edhe se mjaft prej ansambleve folklorike qё dikur kanё pasur aktivitet tё suksesshёm nuk ekzistojnё mё ose janё tё pёrgjysmuara e tё pa organizuara. Nё repertorin e kёtij ansambli pёrfshihen materiale autentike burimore tё trevёs  sё Myzeqesё e kryesisht tё rrethit tё Lushnjёs, si: “Kaba Myzeqare’’ me klarinet , “Melodi me fyej me pipёza  e me hotёza’’, vallet “Dyshe myzeqare’’ e “Ngjalёs’’, “Pёrqarkase’’, “Kaçakshe’’ e “Lepurit’’, valle “Fiersheganit’’, valle “Hajdutçe’’ e “Luleve’’, valle “Ali Dijes’’, valle e “Dados’’, lojra popullore “Torkas’’[rit dasme], valle lirike vajzash, valle e “Nuses’’, valle ‘‘Dyshe grash myzeqare’’, “Moj nёpёrka pika-pika’’,  valle “Rrethçe grash’’, valle “Lirike e kёnduar’’, “Shkon bajamja lumit’’, “Valle e kёnduar burrash’’, “Plot molla lule tё bardha’’, valle “Malenakes’’[dyshe], valle e ‘‘Skёnderbeut’’, valle humoristike e “Sorkadhes’’, valle humoristike “Rrodhe e Vasilit’’, valle humoristike  grash “Vajti plaka tё mbledhi lakra”, “kёngё  polifonike burrash’’. “Me kё ma pate manzaranё”, “Stani i Bobos”, “Fundi i xhybes plot me lule”, “Janё te çezma rradhё-rradhё’’etj. Historiku i  kёtij ansambli burimor folklorik  ёshtё i pasur dhe me karakteristika tё veçanta nё tё gjitha komponentet  artistike duke marrё pёrparёsi grupi i valleve e  i orkestrinёs si dhe duke i kushtuar vёmёndje  mё tё madhe  interpretimit tё kёngёve tё tabanit popullor. Nga viti nё vit ёshtё shtuar aktiviteti i kёtij Ansambli  Folklorik, ka marrё njё pamje tjetёr  me pjesёmarrje nё festivale ku  çdo vit e shohim tё marё pjesё rregullisht nё tre deri nё katёr  veprimtari kombёtare e  ndёrkombёtare  e tё renditet nga mё tё mirёt duke fituar çmime  prestigjioze. Kёsaj pasurie tё trevёs sё  Myzeqesё do t’i shtohej edhe  kostumografia, veshjet e burrave e tё grave,  tё cilat kanё elemente tё rёndёsishёm tё  kulturёs me karakter jo vetёm historik, por edhe tipologjik ku  pjesё tё veçanta kemi punime me dorё, tё stilizuara e tё gёrshetuara me motive tё zonёs kodrinore tё Karatoprakut [Divjakё, Grabian, Kryekuq] e tё Darsisё[Golem, Ballagat, Hysgjokaj]etj, me zonёn fushore tё Myzeqesё sё Madhe [Krutje, Gorre, Bubullimё, Kёmishtaj, Fiershegan], etj. Nё Enciklopedinё Shqiptare botim i viti 1985 [faqe 652]  jepen kёto pёrkufizime pёr Lushnjёn: “…Veshja qytetare pёr burrat ishin qillotat prej leshi, pёr gratё kostumi. Kishin zbukurime e qёndisje ari. Vallet janё kryesisht tё tipit Myzeqar me kёngё polifonike burrash dhe grash. Vallja qytetare lushnjare shoqёrohet me orkestrinё popullore[saze]…” Nё Muzeun Historik tё Lushnjёs gjendet njё pavion modest ku janё tё vendosur disa elemente  tё etnografisё si kostumet apo elemente tё tjerё tё enёve tё  gatimit, tё pёrpunimit tё qumёshtit e djepet pёr rritjen e fёmijёs etj, njё ekspozim ky  qё  pasqyron jo nё tёrёsinё e saj zonёn e Myzeqesё sё Madhe[Lushnjё] dhe zonat kodrinore tё Darsisё e tё Karatoprakut  qё kanё trashёguar ndёr vite. Kjo vlen si pёr kostumet e grave e tё burrave, traditёn e punimeve tё tezgjahut, punimet e leshit, prodhimit tё qilimave, qёndistarinё qё duhet tё  pёrcaktojnё mё saktё e me vёrtetёsi atё ç’ka ka tё trashёguar popullsia e kёsaj treve, kjo vlen edhe pёr mjetet e punёs ku gjente pёrdorim druri, thupra, kallami e mjetet e hekurit qё merreshin kryesisht zejtarёt.


Mendohet se nё rrethin e Lushnjёs ekzistojnё mё shumё se 20 lloje veshje tradicionale tё vajzave e grave, tё djemve e tё burrave e pёrcaktuar kjo edhe sipas stinёve tё vitit por edhe nё funksion tё riteve e tё zakoneve tradicionale. Kostumet verore tё femrave: mbulesё koke, linjё, veshje tё brendshme, mёngё, pёrparёse, brez leshi, çorape e nallane ose opinga [kur dolёn basmat u shtua edhe kotulla me tantellё poshtё]. Kostumet dimёrore tё femrave: fustán leshi, shami koke, zbukurime metalike sermi dhe pjesё tё tjera qё pёrfshihen nё kostumin veror. Kostumet me çitjane [ose dimi] me kokё levere, pёrparse, bokshja e kodrёs, nё vend tё mёngёve pёrdorej jeleku qёndisur me fije dhe rruaza e pjesё tё tjera metalike. Kostum gruaje [shtresa tё pasura] me copa stofi, qёndisje me motive si lule, shqiponja e ornamente tё tjera, jelek kadife me push [copa tё mira] qё bёheshin me porosi, por edhe qёndiseshin vetё. Kostumi i kodrёs ndryshon pak nga i fushёs, ka jelek tё thjeshtё me zbukurime qё mbart vete basma [copa] dhe ka linjё tё thjeshtё, ёshtё e ngushtё e nuk ka mёngё tё qёndisura si ato tё fushёs. Kostumi me guna [kemi shumёllojshmёri gunash] me rrёke prej leshi e qёndisma me motive tё larmishme pёr gra e cila  pёrdorej nё rite e festa ceremoniale nga mosha tё ndryshme dhe prodhohej nё mёnyrё artizanale. Kostum leshi me fustán tё hapur si pallto  me thurrje me rrudha, me triko pёrsipёr, kjo veshje pёrdorej nga nuset e vajzat e reja. Tek burrat kemi kostumin me fustanellё, jelek, xhamadan leshi, mёngore, tirqe basme, çorape leshi, takie basme, brez leshi e pjesё tё tjera me zbukurime e ornamente, kostumin me shallvare pёr fushёn dhe kostum me shallvare pёr kodrёn, i cili ёshtё mё i gjerё dhe nё tё shumtёn e rasteve ka ngjyrё tё kaftё e nё zonёn e Karbunarёs e gjejmё edhe me ngjyrё tё bardhё. Guna çile qё bёhej me lesh dhie dhe guna e zezё me lesh nga delja e  zezё, e cila quhej “gunё e bujkut” prodhohej me tjerrje dhe endje nё tezgjah. Kostumi prej leshi punohej nё tezgjah me xhaketё e jelekё me qёndisma i prodhuar edhe ky nga leshi e qё vishej nё vend tё xhamadanit, tё kostumeve me shallvare. Kemi kostumin me qillota prej leshi, ku pёrdoren edhe tirqet e kollçinat e mёshinta qё prodhoheshin nё tezgjah, kostumin prej basme [zezё] nё zonёn e Çermёs qё pёrdorej nё stinёn e verёs. Takia e bardhё dhe me majё nё zonёn fushore dhe shumё pak takije me majё tё shtypur nё zonёn kodrinore. Qeleshja pёrdorej nё qytetin e Lushnjёs  dhe zonat  kodrinore tё Darsisё dhe tё Karatoprakut, fshatrat qё kufizoheshin me lumin Shkumbin, si  zona e Çermёs e nё mjaft fshatra ku pёrdoreshin edhe takija edhe qeleshja. Pёr sa folёm mё  lart duhet ta mbyllim me njё  pёrkufizim qё Lushnja ka larmi tё gjithanshme dhe vlera tё jashtёzakonshme folklorike, ku pёrveç paraqitjes sё jashtёme kostumografisё mbeten thesar vallja “Dyshe Myzeqare’’, “Kabaja Myzeqare’’dhe “Polifonia Myzeqare’’ si perla tё Myzeqesё, tё  fondit tё  artё  popullor Kombёtar Shqiptar qё  shquhen pёr origjinalitet si nё krijimtari, por edhe nё  fushёn e interpretimit tё cilat i shohim nё njё interpretim profesional nga kёngёtarёt Valbona Hekurani, Gёzim Xhaxhaj, Servet Jeshili etj, por edhe nga formacioni orkestral i drejtuar nga muzikanti Arben Ademi dhe instrumentistёt Nikoleta Allkanjari[violinё], Albert Kajno[dajre], Arjan Sako[klarinetё], Saimir Bahja[fisarmonikё], Artan Hekurani[llahutё] etj, si dhe koreografi Agron Sinani i cili ёshtё njё njohёs dhe interpretues i shkёlqyer i valles popullore Myzeqare. Gjithёsesi folklori popullor burimor i trevёs sё Myzeqesё mbetet njё fushё e cila kёrkon projekte, angazhim e studime serioze qё fondi i saj tё dokumentohet, pasi ndodhemi nё njё moment ku rrezikohen tё zhduken vlerat e shkёlqyra shekullore tё kёsaj treve nga ndikimet dhe preferencat e gjinive tё tjera muzikore si dhe nga lёvizjet demografike tё popullsisё.

 

Related Images:

Artikulli paraprakTanket drejt Pragës nga Jevgenij Jevtushenko – përkthimi me shënim nga Maks Rakipaj
Artikulli tjetërRobert Shvarc – “Nderi i Kombit” – portret i nji artisti përmes atyre që e njohën
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.