Të vërtetën tonë duhet ta themi, ta tregojmë çiltërsisht… – nga Ahmet Premçi

0
10
Teki Iljazi - Dosja 135
Teki Iljazi - Dosja 135
Teki Iljazi - Dosja 135
Teki Iljazi – Dosja 135

Të vërtetën tonë duhet ta themi, ta tregojmë çiltërsisht…*

nga Ahmet Premçi

Doli nga shtypi libri “Dosja 135”.
Ky libër përmban dokumete arkivore dhe referenca, mbi format dhe mënyrat e punës të përdorura nga ish Sigurimi i Shtetit, ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri dhe materialet arkivore të dosjes së përpunimit të Muharrem Feim Iljazit.
Për mbështetjen dhe inkurajim, në këtë iniciativë të marrë nga ana e ime, në mënyrë të veçante dua të falenderoj mikut tim të paharruar Uran Kostreci, shkrimtarin dhe poetin Ahmet Prençi, për vlerësimin, inkurajimin dhe për fjalët e mira të shkruar nga ana e Tij, në parathënien e këtij libri. Autoritetin per Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit së Shtetit për bashkëpunimin nga ana e tyre.
Falenderimet shkojnë dhe për të dënuarin politikë, bashkëvuajtës në burgjet e regjimit komunist me babanë tim, Tanush Kaso, redaktorin Roald Hysa, Dritan Lleshin për kopertinën dhe shtypshkronje “Enja” që bëri të mundur botimin e këtij libri.
Lexim të këndshëm!
Teki Iljazi!
.
Teki Iljazi
Teki Iljazi
Me Teki Iljazin jemi njohur në fillim të viteve ’90. Po të mos kishin ndodhur ndryshimet e mëdha politike, mbase kurrë s’do ishim takuar, s’do ishim njohur e nuk do kishim punuar dot së bashku. U hasëm me njëri-tjetrin në këtë epokë të re të fundshekullit të kaluar. Të dy rishtasi, punonjës në strukturat e Policisë së Shtetit. As mua, as Tekiut nuk na e rrokte mendja ndonjëherë se do ishim anëtarë të kësaj organizate represioni të kohës së komunizmit. Unë vija direkt nga studimet në policinë hetimore, ndërsa Tekiu vinte nga përvoja e vështirë e internimit dhe shkollimit të tij të vështirë. Në atë kohë, shkollimi për fëmijët e “armiqve të partisë-shtet” ishte një nga makthet më të mëdha të kësaj shtrese. Ai filloi të punonte asokohe në sektorin e menaxhimit të personelit në Policinë e Tiranës.
E mbaj mend Tekiun si një zyrtar mjaft korrekt; të qetë, të matur, pa mllefe, pa urrejtje dhe me komunikim të ëmbël e plot mirësi. Vuajtjen e tij nga regjimi i mëparshëm nuk donte kurrsesi ta reflektonte në aktivitetin e tij zyrtar dhe as në marrëdhëniet e tij shoqërore. Gjithmonë, edhe pse punuam në sektorë të ndryshëm në polici, me njëri-tjetrin ruajtëm miqësi dhe respekt të ndërsjellë.
Kur në postën time elektronike më erdhi dorëshkrimi i librit të tij “Dosja 135”, nisa ta lexoja me një frymë. Nuk u shkëputa deri në pikën e fundit që kishte vendosur në përmbyllje të librit. Në të vërtetë, unë e njoha edhe më mire Tekiun përmes faqeve të këtij libri. Mu shtua më shumë respekti dhe vlerësova miqësinë e virtytshme 30-vjeçare me të. Në faqet e librit të tij, nëpërmjet rrëfimiåt të sinqertë të Tekiut, dhe dokumenteve të dosjes së zezë nr.135, tregohet dhimbshëm saga e vuajtjeve të familjes së tij nën regjimin komunist. Sagë e rëndë, edhe pse nuk kishin kryer asnjë krim.
As babai i tij, Muharrem Feim Iljazi, nuk kishte kryer krim. As vetë Tekiu apo familjarët e tij. Paguan vetëm të kaluarën patriotike dhe vlerat e larta morale që kishin trashëguar. Kjo u ndodhi në fakt qindra familjeve të nderuara shqiptare që, vetëm për këtë arsye, sistemi komunist i vrau, i burgosi, i interrnoi…
.
Sigurimi i Shtetit
Sigurimi i Shtetit (kopertina e revistës Në shërbim të Popullit)
Në këtë libër, përveç rrëfimit të Tekiut për kalvarin e vuajtjeve të babait të tij të ndjerë, Muharremit, dhe familjes së tij, na prezantohet e plotë një dosje origjinale, e hartuar nga xhelatët e Sigurimit të Shtetit. Në fletët e dosjes del në pah më së miri zelli i oficerëve të Sigurimit që, vetëm fytyrën e kishin prej njeriu. Ata sajuan dhe manipuluan, për të përfshirë e shpërfytyruar njerëz të ndryshëm, duke u deformuar moralin e tyre të nënshtruar, me qëllimin e vetëm për të arritur synimin e tyre ogurzi: për të burgosur qytetarë që, sipas tyre, ishin kundër “pushtetit popullor”. Edhe kur nuk ekzistonin këta njerëz dhe as provat kundër tyre, këta mizorë do t’i krijonin, do të manipulonin dhe fabrikonin sajesa e prova të rreme nga më monstruozet. Ata pra, kanë mashtruar dëshmitarë dhe, me poshtërsinë e tyre militanteske, do të zyrtarizonin akuza të rënda për të shkaktuar terror e dhimbje për qytetarët patriotë e të ndershëm.
Nga të gjithë oficerët e Sigurimit që kanë lënë gjurmë në këtë dosje, me disa prej tyre unë kisha punuar në strukturat e policisë. I kam patur kolegë në punë, pa e ditur mirë të kaluarën e tyre dhe veprimtarinë kriminale personale në dëm të njerëzve. Edhe Tekiu mund të ketë ndarë zyrën me ndonjë prej tyre, pa e ditur rolin e tyre individual në hartimin e kësaj dosjeje “tepër sekret”. Për veprimet konkrete të këtyre xhelatëve e mësoi dhimbshëm në këtë libër.
Sa të tillë kanë punuar qetësisht e të sigurt në institucionet ligjzbatuese këto 30 vjet? Sa të tillë janë sot në pozicione kyçe në Policinë e Shtetit, në Prokurori, në SHISH, në SHÇBA, në DSIK, në gjyqësor etj.? Kjo makineri kriminale që quhej Sigurimi i Shtetit vazhdon dhe sot të hartojë reforma, të prodhojë ligje, të japë drejtësi. Sa keq! Sa e padrejtë është kjo për një popull kaq të vuajtur! Ata vazhdojnë të qetë misionin ogurzi, me maskat e tyre prej njeriu, dhe me pasionin kriminal që kanë dhe u zien brenda tyre.
Në kohën që kam drejtuar Policinë e Shtetit, unë u përpoqa ta pastroj këtë institucion nga oficerët e Sigurimit. Me reformën që bëmë ja arritëm. Për aq sa bëra ndjehem krenar, sepse në fakt, kurrsesi, policia si shërbim ndaj qytetarëve, nuk duhet të jetë strehë e hijeve të errëta dhe kriminale. Tani po mësoj me dhimbje se ata u rikthyen fuqishëm, rreth 350 oficerë të Sigurimit famëkeq janë në poste drejtuese të organizatës së policisë.
.
Dosjet...
Dosjet…
E përgëzova shumë Tekiun që na vë në dispozicion një libër dhe na tregon me dokumente historinë e vuajtjeve të babait dhe të familjes së tij. Siç është modest, Tekiu kishte meraqet e veta; për stilin e rrëfimit, teknikën e konceptimit të librit etj. E unë, nëpërmjet këtyre radhëve, po i them: ke plotësuar një amanet për babain tënd të ndjerë, të dënuar e të përndjekur padrejtësisht gjatë gjithë jetës së tij. Ke kryer e përmbushur një detyrë e mision të rëndësishëm për t’u dhënë mundësi lexuesve të lexojnë të vërtetën e të ballafaqohen me dokumente origjinale. Të kuptojë gjithsecili sa mizorë, të pashpirt e manipulatorë ishin xhelatët e Sigurimit katil të Shtetit.
Të gjithë bashkëpunëtorët e Sigurimit, të cilët pranuan të bëhen vegla që pasqyrohen në dosjen e zezë me nr. 135, Tekiu i ka ndjekur kudo në cepat e errët të arkivave. I ka mësuar me emër e mbiemër. Fisnikëria e tij rrezatohet edhe në këtë libër. Nuk i publikon dhe mirë ka bërë. Le t’i ndjekë ata mëkati në shpirtin e tyre, në këtë botë dhe në atë matanë. Kurrë ata s’e tregojnë dot të kaluarën e tyre. Nuk munden. Nuk kanë kurajo. Kanë turp nga udha e errët që kanë shkelur, duke u përkulur e shpërfytyruar turpshëm. S’munden as të kërkojnë ndjesë.
Po të kthehemi në atë kohë e të ndriçojmë kujtesën me prozhektorët e memories, kur u dënua me vdekje poeti Vilson Blloshmi ose kur u var në litar poeti Havzi Nela, turma duartrokiste nga entuziazmi…! Sa e turpshme! Ç’mund të thuash për këta numërorë të verbuar?! Ata bashkëpuntorë të dosjes Nr. 135, në fakt, i përkisnin kësaj turme…
Tekiu është viktimë e atij persekutimi. Ai tregon vuajtjet që ia shkaktuan, me të padrejtë, Sigurimi, së bashku me ata që pranuan të bëhen bashkëpunëtorë dhe vegla të tyre. Duke rrëfyer atë të kaluar, ai është krenar me vuajtjen e babait e të familjarëve të tij, sepse nuk i bënë keq askujt. Edhe sot vazhdojnë të falin.
Sa të tjerë si Tekiu e kanë përjetuar këtë tmerr?!
Pa fund…
Tekiu e tregoi historinë e tij. Le ta bëjnë dhe të tjerët, që janë me mijëra në këtë vend. Vërtet nuk do munden t’i shkruajnë e t’i thonë bukur, si për shembull Agron Tufa. Nuk kanë të gjithë talentin e spikatur të këtij shkrimtari, i cili e ka përjetuar në kurriz e në shpirt vuajtjen e regjimit. Ai na fal sot vepra të jashtëzakonshme e monumentale, që lidhen pikërisht me krimet e komunizmit. Ne duhet ta themi të vërtetën tonë, ta tregojmë çiltërsisht. Thjesht në dritën e diellit.
Për të thënë historinë tonë tronditëse e kemi detyrë të gjithë. Le ta tregojmë atë. Ta themi, siç e rrëfen miku im, Teki Iljazi, në librin “Dosja 135”.
Faleminderit Teki që po përpiqesh të hapësh sytë dhe mendjen e njerëzve
 .
*Parathënie e librit “Dosja 135”, te Teki Iliazi
.

Related Images:

Artikulli paraprakUran Kostreci, poeti që ringjalli sonetin – nga Enver Kushi
Artikulli tjetërÇikat e Arta të Kosovës…. – nga Adriatik R. Dosti
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.