Skeda e Hafiz Tahir Kolgjini (1903-1988) 

Gazeta

Tahir Kolgjini - Blloku Kombtar Indipendent
Tahir Kolgjini – Blloku Kombtar Indipendent
Skeda e Hafiz Tahir Kolgjini (1903-1988)
nga Eugen Shehu 

-Tahir Kolgjin lindi në Lusën më 24 prill 1903, Lumë
-Mësuesi i parë i tij ishte Mulla Ademi nga Shkupi
-Më 1913, në Stamboll kreu mësimet në shkollën “Sulltan Mahmut” dhe më pas vazhdoi në Medresenë e lartë, Darul Hilafet-ul Aliye , ku m ori titullin Hafiz.
-Më 1924, kthehet në Shqipëri dhe më 1925-1928 ushtron detyrën e mësuesit dhe drejtorit në Bicaj, Lusën, Kolesjan dhe Kukës.
-Më 1928, ushtron detyrën e sekretarit në gjykatën e Himarës e më 1929 në gjykatën e Kukësit, ku ushtroi dhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës.
-Në kohën e “Tokave të Lirueme” nga viti 1939-1941, ishte kryetar bashkie në Prizëren dhe i angazhuar për ngritjen e arsimit dhe administratës shqiptare.
-Në nëntor të vitit 1941, ishte njëri ndër iniciatorët e Kongresit Mysliman në Kosovë.
-Më 1942-1943, ishte kryetar bashkie në Gjirokastër e më pas në Prishtinë.
-Në kohën e Xhafer Devës ishte drejtor i policisë së përgjithshme shqiptare, më pas prefekt i Shkodrës.
-Pas emigrimit në Itali më vitin 1948 vendoset në Stamboll nga Italia ku dhe ndëroi jetë më 12 dhjetor 1988.
-Ishte bashkëpuntor i mbarë shtypit dhe revistave nacionalioste shqiptare të emigracionit shqiptar, si: “Shjezat”, “Koha Jonë”, “Dielli”, “Besa”, “Vardari” etj
Mbetet kujtesa e fundit tek unë në memorje në vitin 1985, kur përfundimisht pas burgut u arratisa e takova në Yskidar të Stambollit afër Kadi Köjit.
Intelektual nacionalist shqiptar i rangut të lartë.
Në foto: Hafiz Tahir Kolgjini gjatë një fjalimi në Kongresit të Bllokut Kombëtar Independent.
Eugen Shehu, 27 gusht 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit