11.5 C
Tirana
E diel, 3 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Simon Vrusho, njeriu që s’bëri kurrë kompromis me të keqen – nga Yzedin Hima & Namir Lapardhaja

on

|

views

and

comments

Simon Vrusho (1950-2019)
Simon Vrusho (1950-2019)

Simon Vrusho, njeriu që s’bëri kurrë kompromis me të keqen

In memoriam

nga Yzedin Hima & Namir Lapardhaja

Ditën e shtunë, më 09.02.2019, u nda nga jeta në moshë ende të re, 69 vjeç, publicisti i njohur Simon Vrusho.
Simon Vrusho u lind në Velçan të krahinës së Shpiragut të Bashkisë së Beratit më 1950.
Kreu me rezultate të larta studimet për gjuhë shqipe e letërsi në Universitetin e Shkodrës. Punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në mjaft shkolla të Beratit, duke krijuar ndër vite modelin e shkëlqyer të mësuesit, i admiruar nga nxënësit, kolegët e tij dhe komuniteti për pasionin, nivelin e lartë të mësimdhënies dhe ndjeshmërinë njerëzore.
Krahas punës së mësuesit, krijoi një profil mjaft të qartë si publicist në gazetat lokale dhe ato kombëtare.
Shkrimet e tij kanë mbetur në mendjen e lexuesve për formën e përkryer, gjuhën e pasur, humanizmin.
Simon Vrusho është themelues i gazetës “Ideja kombëtare”, në vitin 1991, bashkëthemelues i Gazetës “Mesazh”, po në këtë vit.
Ai u shqua si polemist i mprehtë, studiues skrupuloz, intelektual i rrallë, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësish se nga vinte apo shfaqej ajo.
Simon Vrusho ka punuar në segmente kohorë edhe në administratë, si sekretar i bashkisë së Beratit, përgjegjës i sektorit të inspektimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit, specialist në Prefekturën e Beratit, ku doli në pension.
Modeli i tij si zyrtar i shtetit është tejet i rrallë për nga aftësia, korrektësia, përpikmëria, ndershmëria, fisnikëria, respekti për qytetarin e thjeshtë dhe shërbimi cilësor ndaj tij.
Simon Vrusho ka botur disa cikle me poezi në gazetat dhe revistat letrare lokale dhe ato kombëtare. Gjithashtu, ka botuar vëllimin poetik “Udhëve të Mangalemit”. Novela e tij “Princi i gjullurdisë”, e nënshkruar me pseudonimin Endri Valle, është në fondin më të mirë të prozës shqipe të viteve 90-të. Ai shkroi tekstin e guidës së Beratit, një tekst me vlera njohëse dhe përjetuese për këtë qytet.
.
Simon Vrusho, Vali dhe Dr. Zino Matathia, Fatbardh Hoxha
Simon Vrusho, Vali dhe Dr. Zino Matathia, Fatbardh Hoxha
Studimi “Hebrenjtë e Beratit”, shkruar me mjeshtëri nga Simon Vrusho, i botuar dhe ribotuar, është një vepër që nderon qytetin e Beratit dhe më gjerë për mesazhin humanist që i përcjell botës, falë gjuhës së bukur, fakteve, dokumenteve, dëshmive të sjella nga autori. Ai promovoi me sukses edhe triptikun “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime”, me personazhe realë nga shtresa më e harruar e banorëve të thjeshtë të Beratit, aty ku kamera e tv-ve shkon rrallë ose kurrë. Në këtë libër Simoni fokusoi vlerat e vërteta njerëzore e qytetare, të harruara apo lënë në harresë nga shoqëria traumatike e sotme.
Kohët e fundit ishte duke përgatitur një libër me jehonën e pazakontë ndërkombëtare të mikpritjes, ruajtjes së hebrenjve nga qytetarët e Beratit, gjatë Luftës II Botërore, libër që e ka zanafillën në shënimet e vizitorëve nga e gjithë bota të muzeut “Solomon”, muze i konceptuar, ngritur dhe prezantuar nga Simon Vrusho, kohët e fundit.
Simoni do të kujtohet si ndër themeluesit e degës së PD-së së Beratit, organizatori kryesor i mitingut të parë opozitar më 9 janar 1991 në qytetin e Beratit dhe si këshilltar bashkiak i Bashkisë së Beratit, duke qenë përherë në anën e qytetarëve të thjeshtë.
Natyrish, ai do të mbetet në kujtesën e qytetit si njeriu mendjemprehtë, humanist, qytetari me vlera të rralla morale e shpirtërore, që kurrë nuk bëri kompromis me të keqen, pavarësisht nga vinte apo si shfaqej ajo.
.
Berat, 08.02.2019

 

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.