back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Si përfundoi në biletashitës gazetari dhe botuesi i revistës “Bota e re” në Korçë! – nga Klodi Stralla

Gazeta

Gaqo Evangjeli - Botuesi i "Bota e Re" - Korçë
Gaqo Evangjeli – Botuesi i “Bota e Re” – Korçë

Si përfundoi në biletashitës gazetari dhe botuesi

i revistës “Bota e re” në Korçë!

nga Klodi Stralla

Brezi im e mban mend fare mirë njeriun që, për shumë e shumë vite, shiste biletat e filmit në sportelet e kinema “Moravës” apo “Verores”. Nuk ishte fakti se kontakti i parë për të ndjekur një film fillonte detyrimisht me sigurimin e biletës, por se shitësi i saj s’ishte njeri dosido, si nga pamja ashtu edhe nga historia e veçantë e jetës të tij.
Një burrë i shkurtër, me ca sy të mprehte e shumë shprehës, që dallonin nën syzet me skelet ari, me një kapelë “republike” në kokë, me mustaqka që binin në sy, e që do të mjaftonin vetëm ato për ta mbajtur mend që me shikimin e parë.
Ky ishte Gaqo Evangjeli.
Lindi në Korçë, në një familje të njohur atdhetare, në vitin 1911. Pas përfundimit me sukses të Liceut francez (1930), shkon me studime në Francë dhe diplomohet për gazetari në Universitetin e Sorbonës në Paris (1934). Kthehet në atdhe dhe administron shtypshkronjën “Evangjeli”, pronë e familjes të tij.
.
Shtepia e Gaqo Evangjelit - Korçë
Shtepia e Gaqo Evangjelit – Korçë
Gaqo Evangjeli ishte botuesi dhe administratori i revistës të njohur kulturore të viteve ’30, “Bota e re”, që dilte në qytetin e Korçës dhe ku shkruanin mjaft prej talenteve të reja përparimtare të kohës, nga i gjithë vendi. Një vit më vonë (1937) revista mbyllet nga censura shtetërore dhe drejtori i saj (Gaqoja) internohet në Gramsh.
Me pushtimin fashist të vendit Gaqua internohet përsëri, fillimisht në Porto Romano e mandej në ishullin e Ventotenës (Itali), prej nga ku u kthye në Korçë vetëm në fund të 1944-ës.
Nuk do të kalonte shumë kohë dhe komunistët e ardhur në pushtet, gazetarin përparimtar, por me kulturë “borgjeze”, e arrestojnë (1946), dhe pas 18 muaj hetuesi e lenë të lirë.
Që nga ajo periudhë, liceistin, gazetarin dhe botuesin me aq vlera, do ta ndiqte pas për gjithë jetën, “biografia” e keqe. I jepet punë vetëm si biletashitës kinemaje, punë të cilën e kreu me shumë dinjitet, për vite të tëra, deri sa doli në pension, në vitin 1971.
Vdiq në Korçë në maj 1981.
Sa shpërdorues vlerash paskemi qenë ne shqiptarët!
.
Marrë nga muri i FB i Klodi Strallës, 24 Maj 2016
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.