Shtëpia e Lindjes së Gjeniut: Mikelanxhelo Buonarroti

Shtëpia e Lindjes së Gjeniut: Mikelanxhelo Buonarroti

Shtëpia e Lindjes së Gjeniut: Mikelanxhelo Buonarroti

Shtëpia e Lindjes së Gjeniut: Mikelanxhelo Buonarroti

Michelangelo Buonarroti erdhi në jetë te kjo ndërtesë antike, me 6 mars 1475.
Ky pallat ishte rezidencë e Podestës dhe mes këtyre podestave ishte, në vitet 1474-1475, Ludovicu i Leonardo Buonarrotit, babai i Michelangelo: Një dokument nga Ludovico, i gjetur në 1875 në arkivat e Casa Buonarroti në Firence, vërteton lindjen e djalit të tij Michelangelo, në Caprese më 6 mars 1475 (1474 sipas një tradite të lashtë fiorentine) e gjithashtu dëshmohet edhe pagëzimi i tij që u bë dy ditë më vonë, në kishën më të afërt, në atë të San Giovanni Battistës. Prandaj Palazzo del Podestà, konsiderohet vendi ku u lind artisti i madh gjeniu i shumë arteve, djali i dytë i Ludovikos dhe Francesca di Neri nga Miniato del Seras.
Mund të shtojmë gjithashtu se në 20 kilometra distancë, në diametrin e rrethit kjo tokë fisnike u dha lindjen gjithashtu edhe Francesco Petrarcës, Giorgio Vasarit, Pietro Aretinos, Guido Monacos, Masaccios, Piero della Francescës, e mjaft të tjerëve.
.
 

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook