back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Rreth së vërtetës së Vrasjes së Pal Mëlyshit – nga Kastriot Dervishi – Kristian Tusha – Sandër Mëlyshi

Gazeta

Pal Mëlyshi i vrarë
Pal Mëlyshi i vrarë

Rreth së vërtetës së Vrasjes së Pal Mëlyshit –

nga Kastriot Dervishi – Kristian Tusha – Sandër Mëlyshi

Si u vra Pal Mëlyshi nga Kastriot Dervishi

Pal Mëlyshi u vra më 12.4.1950 nga forcat e ndjekjes në kushtet e mosrakordimit midis strukturave shtetërore, duke qenë pjesëtar i “bandës” së Preng Ded Gjin Keqit (shkruhet edhe në formën Preng Dod Gjinkeqi). Pas vrasjes, kufoma e Palit u vendos një arkivor të veshur me gazetën “Zëri i Popullit” dhe u varros në mënyrë të fshehtë. Të gjithë ata që morën pjesë në asgjësimin e “bandës” u propozuan për t’u dekoruar. I vetmi që shpëtoi nga ata të shtatë, ishte bashkëpunëtori “Gaveta e vjetër”. Në informacionin për vrasjen e tij, ndër të tjera thuhet:
Dy toga të kësaj kompanie (së ndjekjes-shënim) që vepronin për kontroll në pyllin Ujlurth, bien në përpjekje në orën 5.30 të mëngjesit. Aspirant Kanan Kordha bashkë me ushtar Nikoll Gegë Kaçorri, dalin përpara forcave në një kodër dominuese për të shikuar veprimin e forcave dhe zbulimin e pyllit. Në këtë kohë dëgjohet një zhurmë e vogël dhe një krismë tak-tak-tak. Për këtë dyshohet se do ish diçka. Menjëherë veprojnë për të zbuluar këtë zhurmë. U zbulua së pari roja i kriminelëve, i cili po qepte pantallonat. Nga ky shkak, aspiranti dhe ushtari mundën të tërhiqen pa rënë në sy dhe të organizonin rrethimin ku ishin kriminelat. Me pushkën e parë ushtari qëllon rojen dhe e vret në vend. Pëlcet pushka në gjithë rrethimin që i është bërë bandës së kriminelëve që kryesohej nga Preng Ded Gjin Keçi nga Kthella e Epërme që kanë qenë i arratisur prej 16 vjetësh. Nga ky rrethim mbetën të vrarë 6 veta dhe një i plagosur:
1.Preng Ded Gjin Keqi, i vrarë
2.Nikoll Deda
3.Gjon Kros Buna
4.Preng Zef Tarazhi
5.Pal Mlyshi
6.Mark Mlyshi

 

Pal Melyshi (1927-1950)
Pal Melyshi (1927-1950)

Kristian Tusha
Partia komuniste (e punës) funksiononte si organizatë mafioze. Kur hyje në të nuk mund të dilje me deshirë dhe pa e paguar shtrenjtë.
Tani ju edhe dëshironi të flisni për histori të paideologjizuar, edhe ju referoheni filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re” apo dokumentave të renduar e të padenjë të arkivave të sigurimit.
Absurditet dhe inkoherencë!
Pal Mëlyshi ka qenë antar i PK. Kjo dihet e asnjeri s’e vë në dyshim. Por ka vdekur si antikomunist.
Eshtë vrarë në luftë kundëer komunistave, bashkë me djalin e xhaxhait të tij. Sup për sup. I pari 23 vjeçar dhe i dyti 20 vjeçar.
Pak më shumë se adoloshentë pra, e kuptoni?!?
Gjithë ato “vepra” që i faturon historia e partisë së punës P. Mëlyshit do i duheshin tre jetë t’i realizonte, jo vetëm 23 vite (kur të gjithë e dimë se mosha madhore e njeriut fillon tek 19-20 vitet).
Në Mirdite komunizmi kundërshtohej afërsisht 100%. PK për të penetruar në këtë krahinë, me mjaft dinakëri do të kërkonte mbështetje tek djemtë e familjeve të medha dhe me influencë, shembull B. Biba (Gjomarkaj), Pal Mëlyshi etj.
Pali nëe dy-tre vitet e para pas çlirimit u përfshi, por me zhgënjime të forta e të njëpasnjëshme. Doli në mal kur i ishte vrarë xhaxhai (vetë i 14-të); Masakra e Qafës së Valmirit, që ndodhi pas vrasjes e së Bardhok Bibës.
Ndërkohë një xhaxha tjetër, babai i tij (ish oficer i Zogut) dhe vëllai i dytë ishin të arratisur jashtë shteti (atje kanë qëndruar deri në rënie të sistemit). Ndërsa dy vëllezërit e tjerë, akoma fëmijë të internuar sëbashku me nënën nëpër kampet e Jugut.
Në mal ai doli si i zhgënjyer totalisht. Komunistave u kishte thënë se do punoj për ju. Me qëllim që mos të rëndonte akoma më tepër familjen e tij dhe të xhaxhallarve të tij. Por ai u vra duke luftuar kundër tyre.
Kaq. Kjo është e vërteta!

Shënim 1: Po të kishte dashur Pal Mëlyshi të asgjësonte grupin e kryesuar nga Preng Dod Gjini, do e kishte bërë me një breshëri automatiku. Kanë jetuar sëbashku për muaj të tërë maleve të Mirditës, duke fjetur karshi njeri-tjetrit. Pse do priste që të rrethohej nga forca të sigurimit për të kryer aktin duke ngelur edhe vetë i vdekur??
Shenim 2: nga ajo ngarje e hidhur kanë shpëtuar dy antarë të grupit antikomunist. Të dy kanë përfunduar në Amerikë dhe kanë dëshmuar për ngjarjen dhe për vrasjen e shokëve te grupit, përfshi Palin. Njeri nga ata është kthyer me qëllim hakmarrje kundrejt bariut që paditi grupin dhe që quhej Gjergj Marena. I ka vrarë vëllanën duke qënë se nuk ka mundur të kapë autorin.
Bariun që paditi, grupi e kishin pikasur ditën përpara. Ne dilemën se ta mbanin apo ta lëshonin duke rrezikuar, e lanë të lirë, pasi ky iu përbetua për besnikëri.
E paguan me jetët e tyre mëshirën! Bariu i preu në besë.
E përseris; bariu i preu në besë.
Shenim 3: Komunistat shpikin heronj. Ashtu sikurse njëlloj shpiknin edhe tradhëtarë. Kishte raste që vëllai ishte hero ndërsa tjetri armik i popullit. E besoni ju historinë e Isuf Plloçit që u djeg si hero, duke shuar zjarrin në pyll por teserën e partise e kishte ruajtur në gojë që të mos i digjej?!
I besoni këto histori?!
Atëhere jeni të legjitimuar të besoni është histori me “I juaj Fortuna”
Përndryshe futeni pak në site diskursin. E larg mendësisë se turmave e gjyqeve shumbësues kolektive.
Shënim 4. Për ta bërë akoma më të mjegullt temën, Pal Mëlyshi është vrarë në prill 1950 dhe është shpallur hero 6-7 vite më vonë.
Për një arsye të vetme: për t’iu thënë mirditorve se ne iu kemi në thes. Sepse në çdo familje e kemi një spiun tonin.
Kaq!
Vetëm që të denigrohet moralisht dhe shpirtërisht ajo krahinë dhe familjet me influencë të saj!

***

Varrimi i Pal Melyshit - ne mes Rexhep Kolli
Varrimi i Pal Melyshit – ne mes Rexhep Kolli

Kolec P. Traboini- Kristian Tusha
Ai Pal Mëlyshi ka vrarë 2 prifta pa gjyq në Koplik Dom Lek Sirdanin dhe një tjeter. Ka vrarë me dorën e vet pa gjyq djalin e Bajraktarit, po në atë zonë e ke në Librin “Kastrati” të Gjok Luli. Ai ishte miku i kriminelit tjetër Bardhok Biba që kishte në agjendë përdhunimin e vajzave shkodrane. Motra e një prifti Dëshminë e saj e ka dhënë në Radio Shkodra 1991 ose 92

***

Melyshi Sandër . Kolec P. Traboini, 
nëse je në Tirane, eja të të tregoj 6 dokumente arkivore që vërtëtojne në mënyrë të pakundërshtueshme të kundërtën e kësaj që po u thua të tjerëve. Lidhemi në inbox.
Pastaj, besoj, për të qënë korrekt me publikun, do të të duhet t’ia bësh me dije të gjithve të kundërtën e asaj çfarë sapo u the.
Kaq si fillim… se ka dhe më!

Marre nga muri i Fb i Kastriot Dervishit, 12 prill 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.