back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 15 Prill, 2024

Rinia… Rindërtimi Fuqive Shpirtërore – Refleksion Filozofik nga Isuf Luzaj

Gazeta

Isuf Luzaj Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore.
Isuf Luzaj Rindërtimi i Fuqive Shpirtërore

Rinia…

Rindërtimi Fuqive Shpirtërore

Refleksion Filozofik nga Isuf Luzaj

Në fillim të librit shkruhet:
Ua dedikoj dëshmorëve
dhe martirëve të kombit…
 
Rinia është majaja që ngre brumin, bën bukën dhe mbrun moralin e popujve. Çdo brez, çdo gjeneratë lajmëron një agim të ri, e tërheq prej errësirës, e ndez me frymen e tij të zjarrtë e të shqetësuar. Po të vërejë lart e larg ëshë fuqi krijonjëse. Edhe në mos arriftë t’i korrë frutat e mbjella të saj, ka një shpërblim të sigurtë në sanksionin e posteritetit. Flaka dritëzonjëse nuk duket aspak vetëm sa këmben duar. Çdo gjeneratë hap krahët e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, për të fluturuar më larg. Kur një gjeneratë i mbyll krahët në të tashmen, nuk ështe rini, vuan nga pleqëria e parakohshme. Kur fluturon drejt së shkuarës, ështe duke agonizuar, më keq akoma, ka lindur e vdekur.
Njerëzit që s’kanë pasur rini mendojnë në të shkuarën dhe jetojnë në të tashmen, duke kërkuar shpërthime të shpejta imediate, që janë çmimi i domesticitetit kurriz-përkulur. Të dobët nga përtacia ose të frikshëm nga injoranca, ata rriten me durim por pa gëzim – (Allegria). Të trishtuar, të dorëzuar, skeptikë e pranojne si një fatalitet të ligën që i përbluan së brendshmi. Nga njerëz pa ideale, populli nuk pret asnjë madhështim.
Rinia bashkon entuziamin me studime dhe energjinë me aksione që shkrihen në qejfin “për të jetuar”. I riu që mendon e punon ështe optimist, çelnikëzon zemrën e tij ndërsa lartëson kuptimin e tij. Nuk e njeh mërine, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit të tij dhe admiron ato të fqinjit, kënaqët kur kënaqen të tjerët. Qesh, këndon, luan, dashuron, duke ditur që fati i ndihmon atij që ka Vetëbesim në virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).
Rinia ështe prometeane, kur shoqëron mendërinë me vullnet, diturinë me fuqinë, inspiracioni e Apollit me heroizmin e Herkulit. Një krah vlen njëqind krahë, kur atë krah e lëvizi një tru i shkëlqyer; një tru vlen njëqind tru, kur e mbështet një krah i vendosur dhe i fortë. Të deshifrosh sekretet e natyrës në gjërat që e konstituojnë atë, vlen njësoj si të shumëzuarit për të jetuar mes tyre, duke gëzuar bukuritë e tyre, duke kuptuar harmonitë e tyre, duke zotëruar fuqitë e tyre.
.

Mbjellja e Pemëve - pikturë nga Edi Hila
Mbjellja e Pemëve – pikturë nga Edi Hila

***

Ështe detyrë e rinisë t’i marrë qorrat përdore e t’i drejtojë drejt avenirit. T’i shkundi, po nuk deshën, t’i lënë po rezistuan. Gjithçka është e mundur, por që t’i bindë: Jo, kurrë. Në njëfarë lartësie ë jetës përtacia është një sëmundje e pashërueshme si qorrëzimi. Të rinjtë humbasin kohën e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Është mëse e arsyeshme që ata të veprojnë siç e bënë dikur disa të tjerë, sesa të mbeten robër të mëshirës së tyre. Rinia e ka të kurorëzuar ballin me drita yjëzimesh, prandaj sheh mirë, larg dhe me fuqi…
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.