back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Programi i përgjithshëm i Kryengritjes së Kosovës në 1919

Gazeta

 

Luftëtarët e Kosovës...
Luftëtarët e Kosovës…

Programi i përgjithshëm i Kryengritjes së Kosovës në 1919

1-Asnjë kryengritës nuk guxon me i damtue shkiet e vendit, veç atyne qi qindrojnë me armë në dorë kundra qëllimit shqiptar.
2-Asnjë kryengritës nuk guxon me ba ndoj shëmtim mbi trupa të vrame t’armikut, as me i xhveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plagosun ose të nxanun rob.
3-Plaçka është jasak kryekëputas.

4-As nji kryengritës nuk guxon me i ba ndoj shëmtim mbi trupa të vramë të anmikut, as me i xhveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plague ase të nxanun rob.
5-Veprimi ma i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë, xhandarmaris e kundra komitave t’anmikut qi kundërshtojnë me armë në dorë, edhe në kjoftë se anmiku banë mizorina kundra shqiptarësh pa armë nenet I, II, III, IV – kanë me u përmbajt plotësisht e rreptësisht.

6-Nji tradhëtar qi kundërshton e lufton krahas me armikun ase veçanisht kundra qëllimit shqiptar ka për t’u vra pa gjyq e pa afat kush do qi të jet. Por nji tradhtuer pa armë në dorë ka m’u gjykue para gjyqit të kryengritësve (paries) e ka me u dënue mbas dokumentash e jo me prralla të hallkut.

7-Me të zaptumit të nji shehrit ase të nji katundit serb, shkiet e vendit ashtu edhe çarshia të ruhen me gjind besnika e kryengritësit ta ndjekin anmikun pa afat e pa bjerrë as nji dekikë nëpër shehre e nëpër katunde.
8-Kot e pa nevojë as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit anmik s’ka m’u mujt me u derdhë. Por aty ku asht nevoja nji kryengritës s’ka me guxue me u kursye as për gjakun e vet e të vetëve.

9-Auropianët, konsollosat, e shka ka qi i përket këtyne kanë për t’u rujtë me gjind ma të besnika e ma të marrun vesht.

10-Të vramët shqiptarë e kanë për t’u shtie në dhe deri sa të vi ndoj komision i huaj. Mizorinat ba prej anmikut kanë për të mbetë mbi dhe për me iu diftue Europës e Amerikës.
.
Dokumenti i Kryengritjes së Kosovës në 1919
Dokumenti i Kryengritjes së Kosovës në 1919

Marrë nga muri i fb i Xhafer Sadikut, 1 mars 2018

.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.