back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Prezantimi i programit politik të ASH-ë – nga Albert Bikaj

Gazeta

Kuvendi i IV të Alternativa Shqiptare, Tuz
Kuvendi i IV të Alternativa Shqiptare, Tuz

Prezantimi i programit politik të ASH-ë

nga Albert Bikaj

Pjesë nga fjalimi në Kuvendin e IV të Alternativa Shqiptare, Tuz, Malësi

Në jetën e përditshme fjala “politikë” tek shumë njerëzi ngjall mosbesim: manipulim, pandershmëri dhe korrupsion. Duket se botëkuptimi makiavelist është shndërruar në konsensus; kjo për arsye historike.
Shoqëria, shteti, kontinenti dhe e gjithë bota kane kaluar nëpër etapa ideologjishë të ndryshme, veçanërisht ne totalitarizëm (përfshirë ultranacionalizmin, nazi-fashizmin, komunizmin, por edhe sot relativizmin). Ideologjitë totalitare a priori si vlerë të vetme njohin vetëm fuqinë, duke pasur parasysh këtë, nuk është habitës as fakti se makiavelizmi për ta është sinonim me politikën.
Por, sa është kjo e vërtetë? Duhet të kthehemi një hap pas, të shqyrtojmë se s’është politika?
Vetë etimologjia e fjalës së lashtë greke “politika” nënkupton çështje apo punë që kanë të bëjnë me qytetin (gr. polis) – pra çështje të cilat u takojnë qytetarëve. Ngjashëm me këtë definicion është edhe koncepti politik romak: republika (lat. res publica) e cila nënkupton “çështje publike” por edhe “të mirën e përbashkët”.
E pikërisht, duke filluar nga kjo, filozofi i madh klasik Aristoteli, politikën e definon si qëllim për realizimin e së mirës së përbashkët. Politikën e sheh të pandarë nga virtyti. Këtë koncept e zgjodha si pikënisje te ky program.
Prandaj, besojmë se rruga drejt zhvillimit dhe përparimit nuk mund të arrihet pa pasur parasysh përvojën historike – traditën – të cilën filozofi Roger Scruton e definon si mençuri, udhërrëfyese e trashëguar prej të parëve tanë dhe së kaluarës. Pra, aspektin pozitiv të traditës: si histori, si mësuese.
Shteti i ynë, rajoni por edhe e gjithë Bota çdo ditë po ndryshon me shpejtësi. Ne, si shqiptarë në Mal të Zi, të ndërgjegjshëm se po përballemi me sfida të kohës, qofshin ekonomike, kulturore, shoqërore, politike. Do veçoja disa fenomene shqetësuese, si: korrupsioni, polarizimi i shoqërisë dhe ikja e trurit; sfida këto që kanosin jo vetëm mirëqenien e të ardhmen tonë si bashkësi; popull vendas, por edhe të vetë shtetit tonë.
Të vetëdijshëm për arritjet, sfidat, por edhe mundësitë e së ardhmes, e shohim si detyrë dhe përgjegjësi të paraqesim një platformë për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe jo vetëm.
Alternativa Shqiptare si subjekt politik i qendrës së djathtë, pra që i takon filozofisë politike të traditës liberale të konservatorizmit. Me theks primar vlerat, si dinjiteti njerëzor, liria, shteti i se drejtës, familja, kombi, kultura, sekularizmi dhe liria e besimit, etj.
Thënë shkurt, besojmë në parimet që janë baza e qytetërimit perëndimorë, mbi te cilat u themelua Bashkimi Evropian. Si të tillë, synojmë të ngrisim nivelin partiak dhe politik, të bëhemi anëtarë të Partisë Popullore Evropiane (PPE/EPP), me të cilën bashkëndajmë idealet dhe qëllimet, të cilat mendojmë se janë më të mirat për shoqërinë dhe shtetin ku jetojmë.
Pasi për ne qeveria dhe ekonomia janë mjete që i shërbejnë njeriut, dhe jo e kundërta. Prandaj mbrojmë fuqishëm të drejtat themelore njerëzore dhe dinjitetin e njeriut, pa dallim. E në mënyrë të veçantë do të mbrojmë të drejtat tona.

***
Që nga themelimi në vitin 2006, Alternativa shqiptare, është përfaqësuese dhe mbrojtëse autentike e interesave të shqiptarëve si popull vendas në Mal të Zi. Jo rastësisht sot jemi partia më e madhe shqiptare në MZ. Qëllimi ynë ka qënë dhe mbetet përmirësimi i pozitës, realizimi i të drejtave, barazisë dhe përfaqësimi i popullit tonë shqiptarëve si popull vendas dhe shtetformues.
Pra, as më pak as më shumë se implementimi dhe mbrojtja e të drejtave kushtetuese që parashihen për popujt dhe qytetarët e Malit të Zi.
Me mbështetjen e këtyre vlerave synojmë përparimin dhe zhvillimin jo vetëm të bashkësisë sonë por edhe të mirën e përbashkët – bashkëjetesën në harmoni të popujve në Mal të Zi, duke mbështetur avancimin e lirive, mirëqënies, diversitetit, stabilitetit socio-politik, ruajtës së rendit, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.