10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Prej nji andrre, qi s’asht andërr… – Poezi në shqip e anglisht nga Ermira Mitre

on

|

views

and

comments

Ermira Mitre
Ermira Mitre

Prej nji andrre, qi s’asht andërr…

Poezi në shqip e anglisht nga Ermira Mitre

Disa prej poezive janë marrë nga vëllimi poetik
“Graviteti i Shpirtit” 2019
.
“Graviteti i shpirtit është ajo bërthama brënda çdo qënieje njerëzore
ku të gjitha fijëzat e jetës ndërthuren me njera tjetrën dhe gjejnë vetveten.
Ndjeje gravitetin e shpirtit tënd sepse ai të zbut dhe të mban të njësishëm…
Ermira Mitre

Merrma shpirtin

Merrma shpirtin, fole bëma, për shtegtarët e robëruar,
shpresën rrite, fije bari prej tokës së amëshuar;
 
Merrma frymën, erë bëma, farë gruri të ç’mbështjellë,
të mbijë larg, në fushat varg, që shtegtari ka lënë djerrë;
 
Merrma syrin, shpellë bëma, streho shpirtrat e trazuar,
dritë lëshon syri-shpellë, bujtësit për t’i shpëtuar;
 
Merrma gojwn, bëma varr, kur lëshon fjalë të helmuar,
ngule kryqin përmbi gojën, që aq shumë ka mëkatuar;
 
Merrma gjakun, bëma zjarr, të përfshijë prag e derë,
nga gjumi të zgjojë të vdekurit që të ngrihen dhe njëherë;
 
Merrma lotin, plagët laju, kalorësve të Skënderbeut,
ku janë fshehur, ku janë tretur sot trimat e mëmëdheut;
 
Merrma kockën bëma gur në vend të tij të rëndojë,
gur e kockë ta ngrejë kështjellën, mënçuri të pagëzojë;
 
Merrmi flokët bëji udhë, të lehta t’i ketë këmba,
shtegun e tij mban shtegtari, po të jetë e drejtë bota;
 
Merrma dorën bëma hartë, që të mbaje pesë kontinente,
gishtërinjtë ura bëmi, të lidh ndarjet e kësaj jete!
Shtator 2014
.
Udhëtim drejt Dritës...
Udhëtim drejt Dritës…

Muzgu

Rrezet e diellit thyhen poshtë në Perëndim,
si shkarpa druri pas djegies marrin ngjyrën gri,
dalëngadalë ditë-drita shteron si ujë në shkretëtirë,
nata e Hëna ulen këmbëkryq në të përjetshmen ortakëri,
bashkë me yjet shtrohen në të madhen gosti,
vallëzojnë me to ëndrrat dhe zogjtë në shtegtim,
ndërsa nënat rrinë zgjuar me foshnjën në gji.
Mendimet thellë në tunele të errëta marrin udhë,
nuk kanë as formë, as masë, as kohë,
fiken e ndizen si fanar,
thërmohen në mijëra copëza si margaritarë,
e bien mbi muzg e agim,
mbi natën, hënën, diellin, që dritë-hije u japin ditëve,
foshnjën në gji rrisin me ndryshimin e cikleve,
muzgu fiket si flaka e qiririt në mbarim,
aty ku agimi,
si priftërinjtë në meshën e Krishtlindjeve,
vesh petkun e artë të ditës së re që mbërrim,
e përshëndet ndërrimin e cikleve.
Gusht 2014
.

M’përkund – Lirikë

-M’përkund,
N’andrrën tande t’ papërlyeme,
Ndër buzsh t’rreshkuna,
Lotin prej qerpikut ma shkund.
M’përkund ndër mollëza gishtash,
Lulëkuqe buisun
Ndër perla,
Në t’zjarrtin agim.
Përpiji bulëzat e afshit,
Prej fjollash t’shpirtit,
E nginju me aromën e gjoksit,
Harkue n’filigramë penelash.
Bulëzo n’shtatin tim,
Si vesa n’gjethe t’prarueme,
Mbështillu n’pelena t’andrrës,
Derisa andrra t’ket frymë.
Korrik 2019
.
Dashni nën dritë të hanës...
Dashni nën dritë të hanës…

N’Mujsha…

N’mujsha me dek sot,
E hinin me lanë mas,
E zjarr prej tij,
me ndezun prapë!
N’mujsha me ardhë sot,
N’miklime t’shpirtit,
Boshësinë n’ajër me largu,
Valësh m’u përqaf shkumëshnritun.
N’mujsha sot,
degash me lanë frymën,
E me gjallnu nji gjethe t’vyshkun,
Gjoksin me ja ngi pyllit t’uritun.
N’mujsha zanit me i dhanë zà,
E n’zjarr t’pyllit me kumbue,
Njaj hymn i madhnishëm për dëshirim,
Ndër gishta derdhun tuj u dridhë.
N’mujsha Zanën e Malit,
Prej gjumit dekës me e zgjue,
Me puthje flokët me ja krehë,
E perlash kokën me ja ndriçue
N’mujsha kunorë diamantesh,
Me ja dhurue,
Njasaj që jetën n’përjetësi
Prej trupit saj e ka krijue.
N’mujsha me qetësue lumin,
Kur rrjedh rrmyeshëm,
Ujvarën, belit me e pre, përgjysë,
Zemrën, me ja prit n’parzmore t’shpirtit.
Se, papritun, vjen nji orë,
që troket për me t’zgjue,
prej nji andrre, qi s’asht andërr,
por veç etje për ta ba jetën ma t’tharet!
 
N’mujsha sot unë me u njallë,
E me dal prej hinit t’hinit,
Si Feniks, nalt me u njit,
N’nji frymë me ken i mirë e i guximit.
Gusht 2019
.

If today i could

If today,
I could die,
And leave my ashes behind,
I wish as a fire, light and rise,
from it again, and be kind.
 
If today,
I could appear,
In my soul’s adulation,
Dispel my emptiness in the air,
Cuddled in foamy splashes.
 
If today,
I could release my spirit fly,
Into a tree branch, vivify
A withered leaf, and gorge
Thirsty chest of hungry forest.
 
If today,
I could give, vocal to my voice,
Echo beyond, the fire’s thunder,
In that glorious, hymn of pleasure,
Pour between shivering fingers, in ether.
 
If today,
I could, wake up Mountain Fairies,
From the eternal sleep of death,
Comb their hair, with loving kisses,
Brighten their heads, with shiny pearls.
 
If today,
I could make, some regal crowns,
To enthrone, those sacred women,
Who in ages, as a Goddess,
Lives, in wombs, they created.
 
If today,
I could quiet the river,
When it’s flowing, harsh and heavy,
Cut the waterfall at waist, in half,
On chest’s armor, catch its heart.
 
If today,
I could surrender, to an hour, by surprise,
knocking, fading all my dreams,
what a dream, that’s not a dream,
just a thirst to waste my life.
 
If today,
I could be born,
And from ashes of the ashes,
Rise again, as a Fenix,
In one breath, be bold and kind!!!!!
November 2019
.

Të dua vëndlindje

Të dua lozonjare, vendlindja ime, 
qëkur foshnjë isha; ende një fëmijë njomëzak,
tek kridhesha udhëve të tua plot gaz, 
ku ëndrra më bëhej flutur e më ndiqte pas.
 
Ti dua bregdetin, lumenjtë dhe luginat 
të qeshurën e dashurisë hardalisur trëndafilash,
tingujt melodiozë, hapat dhe opingat,
ta dua jehonën, gjallërinë e vallen, 
magjistaren çapkëne të tribuve,
që ç’mbështjellin koloritin jetësor të trukeve.
 
T’i dua udhët e tua te kalldrëmta, 
ngarkuar me tingujt e legjendave.
po aq t’i dua edhe tingujt e sirenave,
përzier me oshëtimën e këmbanave, 
dhe ding-dongun e sahatit të bashkisë,
kur lajmëron se një orë tjetër e jetës po nis.
 
T’i dua ato rrugë ndonëse plot zhurmë,
nga trokitja e kuajve kryeneçë e të hazdisur,
t’i dua ato rrugë ku nuk druhen të ecin,
as qentë rrugaçë e as lypësit e vidhisur.
 
Po aq e dua edhe mortin në shtratin tënd,
me homazhet shumëngjyrëshe dhe këngët e vajit, 
dhe dhimbjen që përshkon shpirtin tënd,
si rrymë e frikshme uji që nxin petalet e Majit.
 
E dua ritin e vdekjes se jetës i jep më shumë kuptim,
se pas lindjes ka vdekje, dhe pas vdekjes ka tjetërsim, 
e dua ciklin unikal të përjetësisë, 
shkëlqimin e dritës që ndrron me natën e zezë pis,
dy pjesë të pandara të jin-jeng-ut në univers.
Maj 2016
.

Love for my homeland

I love your playful style, Albania,
since I was a baby; still a gentle child,
plunged myself blissfully, on your gusty roads,
where my dream altered into a butterfly, 
chasing my shadow toward avant-garde.
I love your prodigious coastline, rivers, valleys, 
the belly laugh of love, coiling on roses,
melodious sounds, dance steps, moccasins,
the echo, the zest of the flattering dances,
the capricious sorceress of the wild tribes,
unfolding the vivacity of the artifice.
I love your cronish, street cobblestones,
loaded with legendary, solo verses; as much as
I love the sound of warning sirens, 
mixed with the morning echo of church bells tolling, 
oh, Great Bells shaking the city hall tower, 
announcing our life is anchoring another hour.
I love the unusual roads, all full of noises, 
bearing the heavy trotting of the gusty horses, 
those rough roads, no one dreads to walk, 
not even loose beggars, or street dogs.
Equally, I love the death in your rumpled bed, 
the colorful homage, the hymns, the mourning poems, 
even the pain piercing your noble soul, 
as a frightening, muddy, water stream,
blackening the new petals of your spring.
I love the solemnity in the rite of death, 
thus, our life makes a lot more sense, 
for after birth, life string is tied to death, 
for after death, the soul transcends.
I love your unique cycle of eternity, 
the firing sun, the brightness of daylight,
switching to a pitch black night, 
two intrinsic parts, the yin-yang in universe.
Maj 2016
.
Anderr vetmitare
Anderr vetmitare

Vetmia

Jam ulur jashtë, nën hijen e pemëve, me vetminë time,
Në tempullin e luleve, pemëve, gëmushave, hardhive, 
Në miniaturën e mrekullisë së kopshteve të Babilonisë,
Të verdhat lule, syzeza, ja shtojnë kopshtit hijeshinë,
Shikimet e tyre në përvuajtje, dëshmitarë të vetmisë,
Disa shkëlqejnë me lotët diamant të mbledhura në iris, 
Disa shikojnë të habitura, sikur shihen para pasqyrës.
Mos vallë kanë zili vetminë, apo thellë ndjejnë dhimbje? 
Asnjë nuk pres të më vizitojë sot, veç mendimeve, 
Ato që lirshëm lundrojnë në mendjen e munduar vitesh.
Brenda kam lënë bosh një karrige, një tavolinë të vetmuar,
Një stilograf të paprekur, një letër të pashkruar.
Askush nuk ulet atje, të joshë e të hedhë mendime,
Vetëm unë, në kohën time të shenjtëruar, 
I le ato të qeta të provojnë ndjesinë e boshësisë,
Lirinë e të qenit të pakuptimtë, brenda universesh, të shpërfillur.
A nuk jemi ne të dëshpëruar të biem robër nga pak dritëz lirie, 
zemrat të çlirojmë nga ngarkesat e kësaj bote të çuditshme?
Jashtë, në altarin e parajsës Elizhiane,
Tek vështroj fytyrën e diellit dhe muzgun që plasaritet,
Unë pres, për hënën dhe yjet, të ngrihen në të lartin qiell,
E të më përshëndesin që andej mes vetmisë sime,
Rrethuar nga guisja e pëllumbave, e zogjve bluxhei e kardinale,
Oh kardinalët e kuq; i dua pendët e tyre që ndizen zjarr, 
Ndryshe nga njerëzit, ato janë me njëri tjetrin me miqsorë.
Unë pres, dhe pres errësirën e natës të zbresë,
Pres për hënën e verdhë të më buzëqeshë,
Vështroj qiellin të gjej ç’mister ka mbështjellë, 
Dhe nxitoj t’i lutem të më plotësojë një dëshirë.
Vallë në këtë natë, kupola e tij ç’risi do të më sjellë?
Atje larg në pluhurin qiellor, midis mjegullnajës planetare,
Hëna me përshëndet; më i ndritshmi yll syrin më shkel,
Më saluton, dhe unë përshëndetjen ia kthej, me mijra puthje,
Derisa një natë, ti bashkohem Atij me shpirtin tim, e palodhur,
Dhe ta arrij Atë në sferën e pafundësisë së panjohur.
——————————–
Në vetminë time s’jam vetëm!
——————————
Hyj brënda, ulem në tavolinë, në dorë mbaj stilografin, 
Për eksperiencën e vetmisë, mbi letër shkarravis vargun,
Në miniaturën e Kopshteve të Varura të Babilonisë,
Poezia takon hyjnitë, rrënjët Pejote, tw mrekullisë,
E më servir të plotë esencën e magjishme të egzistencës.
Gusht 2019

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.