“Pëshpërimë Gruaje” – Roman nga Klara Buda – nga Mandi Gueguen

0
11
Pëshpërimë Gruaja
Pëshpërimë Gruaja" - Roman - Klara Buda
Pëshpërimë Gruaja" - Roman - Klara Buda
Pëshpërimë Gruaja” – Roman – Klara Buda

“Pëshpërimë Gruaje” – Roman nga Klara Buda

nga Mandi Gueguen

Cila ishte jeta e rinisë shqiptare në vitet ’80-të,
kur diktatura komuniste ishte në kulmin e saj?!
Klara Buda, shkrimtare, gazetare dhe eseiste
jep nje pamje me vërtetësi tronditëse tek romani “Pëshpërimë Gruaje”.
Aty në mënyrë mjeshtrore ajo përshkruan realitetin e vështirë të një regjimi lirivrasës,
ku absurdja arrin t’ju vërë në gjumë,
por jo të shkatërrojë vullnetin për rebelim apo për t’u shprehur.
 
Kloroformi, një substancë e përdorur dikur si anestezik për operacione kururgjikale, kthehet në skenë, i përdorur për akte kriminale, dhe në rolin e tij metaforik (ideologjia) helmon ajrin që thith një shoqëri e damkosur/nekrotizuar në sjelljet dhe moralin e saj. Klara Buda zhvillon, me një stil të denjë për Kunderën, këtë metaforë gjatë gjithë tregimit te saj, ku fati i heroinës Alma përmbyset në mënyrë tragjike.
“E gjithë vlera e qenies njerëzore përqëndrohet në aftësinë e saj për të tejkaluar vetveten, drejt më të mirës, duke dalë jashtë vetvetes, duke qenë në tjetrin dhe si tjetri…”, shkruan Milan Kundera ne “Dashuri qesharake”. Kjo ide rezulton posaçërisht shprëhese për romanin e Klara Budës. (Kjo ide e përshkruan mirë “boshtin” e romanit të Budës)
Dashuria e Almës nuk është sigurisht aspak qesharake, ajo është mbi të gjitha tragjike, por ajo i ofron kësaj të reje shqiptare, simbol i brezit të saj, aftësinë për të tejkaluar fatin dhe përgjumjen përreth, si dhe aftësinë për t’u vetëçliruar, qoftë edhe për një çast. Historia e vënë në skenë në këtë libër tregon qartë që diktatura megjithëse mund torturojë e të vrasë njerëz, ajo nuk arrin të çrrënjosë idealin e lirisë.
Ky roman therës ka thellësi dhe dimension simbolik. Fati i pamëshirshëm që godet personazhet, i jep romanit një ton pothuajse tragjik. Por, autorja nuk është mjaftuar me kaq. Përmes vëzhgimeve të heroinës dhe miqve të saj, ajo shqyrton pyetjen e thellë, ekzistenciale që shqetëson këta të rinj, që duke i rezistuar presionit të uniformizimit kombëtar, kanë arritur të ruajnë shpritin e tyre kritik dhe mendimin e lirë, pavarësisht çmimit të rëndë që duhet të paguajnë për to.
Në këtë roman autorja portretizon personazhe të paralizuara prej një çensure asfiksuese të mirëintegruar që i frenon monologjet e brendëshme – që përfaqsojnë mendimin e ndaluar – që vdes sapo nis të verbalizohet në mendje (sapo fillon të materializohet përmes fjalës. Kemi të bëjmë me një shoqëri të “kloroformuar”, ku qytetarët shprehen në mënyrë eliptike dhe duken sikur, pavarësisht vullnetit të tyre, ndodhen në një gjendje të dehur kolektive. Ky roman titullohet “Pëshpërimë Gruaje”, pasi revolta individuale, femërore nuk arrinte të bëhej zë, duke qënë se zëri i vetëm është ai i Partisë. Po aq romanesk sa edhe i vërtetë, libri prek me stilin e tij orator, ku përzien lirizmin me reflektime të holla mbi jetën e njeriut. Ai të jep dëshirën ta lexosh me një frymë, po aq sa për të mësuar fundin e historisë, po edhe për të zbuluar këta të rinj, djem dhe vajza, të lindur në momentin e papërshtatshëm dhe në vendin e gabuar, jashtë llogjikës bashkëkohore dhe jashtë çdo llogjike njerëzore.
.
Klara Buda dhe romani i saj i fundit
Klara Buda dhe romani i saj i fundit
Ky roman në mënyrë të pashmangshme i kujton këtij brezi të mallkuar një epokë me kujtime të rënda, vuajtje, tronditje që mbase disa i kanë fshirë nga memorja e tyre, por që të tjerë mund t’i “bluajnë” ende me mendje. Ndërsa për brezin e ri shqiptar, të rritur në një shoqëri me zakone pak a shumë perëndimore, ky roman është një mënyrë për të zbuluar se si kanë jetuar prindët e tyre. Diktatura komuniste ka marrë fund që prej 27 vjetësh në Shqipëri, por ajo duket aq e largët në kujtime, sa që po bëhet si një realitet absolutisht i paimagjinueshëm për brezin e sotëm, dashuritë e të cilit përballen me demonë të tjerë.
Ky roman, nuk besoj se është për autoren një mënyrë për të larë hesapet me të kaluarën e saj dhe as ta rishpikë atë, kjo është edhe arsyeja pse stili i shkrimit të saj nuk është thjesht purifikues. Historia e Alma Fishtës, është e veçantë dhe tejkalon çdo imagjinatë bashkohore. Megjithatë, shumë gra shqiptare të asaj epoke mund ta gjejnë vetveten në fragmente të eksperiencës së saj. Ajo që ka rëndësi në këtë roman, është se ai hyn në mënyrë novatore në rradhët e veprave post-komuniste dhe se arrin ta sjellë atë të kaluar të vështirë përmes një shkrimi plotësisht letrar dhe jo thjesht një “dokudramë.
I pritur mjaft mirë nga kritikët letrarë dhe lexuesit shqiptarë, ky roman është konsideruar tanimë si një vepër që ka shënuar një pikë kthese në letërsinë e një vendi të vogël ballkanik, duke premtuar, sipas Rudolf Markut, kritik i njohur letrar, rilindjen e saj. Marku e përshkruan veprën e Klara Budës si: “autopsia e një sistemi totalitar, riprodhimi i një realiteti të ashpër që në disa momente kthehet në makabër… Megjithë nën një re kloroformi, lexuesi nuk bie në gjumë, madje në të kundërt, gjuha dhe imagjinata e tij zgjojnë kujtesën e anestizuar, duke i evokuar lexuesit një realitet të pushtuar nga amnezia (harresa). Ky roman i mungonte letërsisë shqiptare”.
Alexandre Zotos, që ka bërë përkthimin në frëngjisht të veprës, nxjerr në pah një “dimension supra-historik dhe supra-gjeografik”, një roman që lartëson jetën në gjithë esencën e ripërtëritjes së saj. “[… ]nuk është rastësi që, në kontrapunkt të folklorit vulgar (dhe nacionalist), të orkestruar nga pushteti diktatorial, romancierja na flet për këtë formë tjetër të riprodhimit që është mbarsja artistike, dhe paralelisht, të shkëmbimit të vërtetë të artit, të ushqimit të vërtetë që duhet të përfitohet prej artit. Gjendemi këtu në një pikë ku fjala njerëzim nuk dallohet më nga ajo humanizëm” – kështu e përfundon Zotos prezantimin e romanit.
Le t’ja lemë fjalën e fundit Alma Fishtës, që eliminon efektet mpirëse të kloroformit komunist dhe kupton më në fund që diktatura nuk ka kufij dhe se ajo nuk kursen askënd. “Nuk e kisha perceptuar kurrë më parë se deri në ç’masë ky regjim shtyp, vret, dhe është gjakësor…”
[…] ai ishte vetëm një lloj abstragimi, që prekte realisht vetëm të tjerët. Tani më erdhi radha mua. Nuk mund ta përfytyroja kurrë se edhe vetë trupi im mund të bëhej objekt i terrorit, se unë vetë mund të bëhesha viktimë e gjallë, të cilën krimi mund ta verbonte, ta gjymtonte mendërisht dhe akoma më keq, ta shuante, duke e privuar deri edhe nga e drejta për të lënë pasardhës!”.
 
 
 
 
 
 

 

Related Images:

Artikulli paraprak29 Shtator 1943, aksioni te Kroi i Pishkashit, kundra ushtrisë Gjermane dhe historia e kolonës Gamucci nga Prof. Lutfi Alia
Artikulli tjetërQasja botёkuptimore e Havzi Nelёs nga Alfred Nela
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.