back to top
23.5 C
Tirana
E diel, 23 Qershor, 2024

Patër Lekë Luli – Kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944 nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Kleri Katolik në Gjyqet pafund
Kleri Katolik në Gjyqet e pafundme komuniste

Patër Lekë Luli –

Kleriku i parë katolik i vrarë në vitin 1944

nga Kastriot Dervishi

Pas pak ditësh, Papa Françesku nga lista e gjatë e klerikëve që humbën jetën nga komunistët, do të lumnojë disa klerikë katolikë shqiptarë. Në krye të listës së klerikëve që nuk do kenë fatin të lumnohen është i pari prej tyre, Patër Lekë Luli, një klerik që gjatë luftës ishte jo vetëm antifashist por edhe antikomunist. Po, ai ishte kleriku i vetëm katolik që haptazi shprehu simpatinë e tij për Mbretin Zog.
Prefektura e Kosovës më 19.7.1944, e njoftonte kështu zyrtarisht për këtë vrasje. Informacioni bën fjalë se vrasja ka ardhur fill pas një mbledhje të bërë midis forcave politike në zonën e Tropojës. Në përfundim të mbledhjes, qëndrimi i Patër Prek Lulit nuk i ka pëlqyer komunistëve dhe në mënyrë të pabesë e vranë atë. Ja një pjesë e njoftimit të asaj kohe:
“Vijim i njoftimit të datës 9.7.1944, çeta partizane dhe komuniste më datë 10-15 korrik, kanë vazhdue mbledhjen e tyre në katundin Valbonë, duke asistue afër 400 veta për çdo krahinë dhe sa kemi mundur me kundërshtue, Gani Kryeziu ka kundërshtuar me shokët e tij çeta partizane dhe komuniste duke u thënë se nuk bënte pjesë me to, pse ishte thjesht nacionalist shqiptar. Kështu Gani Kryeziu është ndarë krejtësisht me partizanët dhe ç’drejtim ka marrë nuk e dimë.

Pader Lekë Luli
Pader Lekë Luli

Fadil Hoxha, Zeqir Jah Rexha dhe Sali Mani në fjalimet që kanë mbajtur kanë kërkuar prej partizanëve të sulmojnë Plavën, Gucinë dhe këtë qendër, që kështu të lidhen e të korrespondojnë me çetat e Titos. Fjalimit të mësipërm, Gani Kryeziu e ka kundërshtuar krykëputësisht, duke thënë se Plavës dhe Gucisë, në rast se kanë për t’u sulmuar prej malazezëve, do t’u shkonte në ndihmë. Në mbledhjen e sipërme paska marrë pjesë edhe një frat, i quajturi Patër Lekë Lulashi, i cili në fjalimin e mbajtur ka ofenduar komunistët duke ju thënë se Partia Komuniste është e rrejshme dhe shumë e keqe, që nuk pajtohet me nacionalizmin shqiptar dhe deklaroi se ishte shqiptar i vërtetë e bënte pjesë në partinë zogiste. Mbledhja është shpërndarë duke u shpartallue secili në vete. Një sasi partizanësh kanë qëndruar në Valbonë bashkë me Sali Manin.
Rreth datës 16-17, Patër Lekë Luli duke u kthyer nga Valbona për në Shalë, në vendin e quajtur Rragami i Shalës është vrarë prej çetave komuniste të Valbonës…”.
Vrasjen e klerikut Luli e mori përsipër batalioni partizan “Perlat Rexhepi”. Komunistët pretenduan se pasi e vranë Patër Lulin dhe ndihmësin e tij, i zunë dokumente me shumë rëndësi. Ata thonin po ashtu se Patër Luli ishte “agjent” edhe i gjermanëve edhe i anglezëve (vetëm komunistët njohin kësoj lloj “agjentësh”). Vrasjen e tregon me krenari komandanti i batalionin në fjalë Rexhep Haka, në një libër të botuar në vitin 1970. Sipas librit, Patër Luli me vete kishte pasur kushtetutën e vitit 1928, si dhe dokumente personale si pasaportë, etj. Këto ishin quajtur për vite me radhë “dokumente të rëndësishme spiunazhi”.
(Së shpejti do postoj listën e plotë të klerikëve katolikë që u vranë apo humbën jetën nga terrori komunist. Lista e ceremonisë së afërme përfshin për fat të keq vetëm gjysmën e klerikëve që kanë humbur jetën).
Marrë nga muri i Fb. i Kastriot Dervishit, 1 nëntor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.